Kapitujt

Luka: 24. Udhėtimi pėr Emaus

24

1 Tė parėn ditė tė javės, fort heret, shkuan te varri me erėrat e mira qė i pėrgatitėn. 2 Gjetėn gurin e rrokullisur prej varrit. 3 Hynė, por nuk e gjetėn trupin e Jezusit [Zot]. 4 E, ndėrsa po rrinin ashtu, marrė mendsh nga kjo punė, dhe ja, afėr tyre, u paraqitėn dy burra tė veshur me petka tė ndritshme. 5 E kur ato, tė tmerruara, i ulėn sytė pėr dhe, kėta u thanė:

“Pse e kėrkoni tė Gjallin ndėr tė vdekur? 6 Ai s’ėshtė kėtu! U ngjall! Le t’ju bjerė nė mend ēka ju pati thėnė kur ishte nė Galile: 7 ‘Duhet ‑ thoshte ai ‑ qė Biri i njeriut t’u dorėzohet njerėzve mėkatarė; ta kryqėzojnė dhe tė tretėn ditė tė ngjallet!’“

8 Atėherė u ranė nė mend fjalėt e tij. 9 U kthyen nga varri dhe i njoftuan mbi tė gjitha kėto tė Njėmbėdhjetėt e tė gjithė tė tjerėt. 10 Ishin: Maria Magdalenė, Gjonia e Maria e Jakobit. Po edhe gratė e tjera qė ishin me to, u treguan apostujve tė njėjtėn gjė. 11 Por apostujt kėto fjalė i morėn pėr trillime e nuk u besuan.

12 Megjithatė Pjetri u ēua, shkoi me vrap te varri, u pėrkul dhe pa vetėm pėlhurat. U kthye nė shtėpi i ēuditur pėr krejt ēka kishte ndodhur.

Udhėtimi pėr Emaus

(Mk 16, 12‑13)

13 Po atė ditė, dy prej tyre, po shkonin nė njė fshat qė quhet Emaus e ėshtė larg Jerusalemit gjashtėdhjetė stadje. 14 Ata bisedonin me njėri-tjetrin pėr tė gjitha kėto ngjarje. 15 Dhe ndodhi qė, ndėrsa ata po flisnin e po bisedonin kėshtu, vetė Jezusi u afrua dhe po ecte me ta. 16 Por sytė e tyre ishin tė penguar ta njihnin. 17 Ai i pyeti:

“Ē’janė kėto fjalė qė ju po i flisni mes jush udhės?”

Ata u ndalėn tė trishtuar 18 e njėri prej tyre, ai qė quhet Kleofė, iu pėrgjigj:

“A thua je ti i vetmi nga tė huajt nė Jerusalem qė nuk di ēka ndodhi nė tė po nė kėto ditė?”

19 Ai i pyeti:

“Po ēka?”

Ata iu pėrgjigjėn:

“Ēka i ndodhi Jezusit prej Nazaretit, qė ishte profet i madh me vepra e me fjalė nė sy tė Hyjit e tė mbarė popullit; 20 si krerėt e priftėrinjve dhe kėshilltarėt tanė e dorėzuan tė dėnohet me vdekje dhe e kryqėzuan. 21 Ne shpresonim se ai do ta ēlironte Izraelin. E, pėrmbi tė gjitha kėto ‑ sot ėshtė e treta ditė qė ndodhėn kėto ngjarje. 22 Madje edhe disa gra prej tanėve na habitėn: ato qenė nė agim te varri 23 e, pasi nuk e gjetėn trupin e tij, erdhėn e na thanė se iu dukėn engjėjt e u thanė se ai ėshtė gjallė. 24 Po edhe disa prej tanėve shkuan te varri dhe gjetėn pikėrisht ashtu si thanė gratė, por atė nuk e panė.”

25 Ai u tha:

“O tė pamend e tė ngadalshėm qė tė besoni gjithēka paralajmėruan profetėt! 26 Po a nuk u desh qė Mesia t’i pėsojė tė gjitha e kėshtu tė hyjė nė lavdinė e vet?”

27 E, qė nga Moisiu e tė gjithė profetėt, u shtjelloi krejt ēka flitet nė Shkrimin e shenjtė pėr tė.

28 Kur iu afruan fshatit, ku ishin nisur, ai bėri gjasme po vazhdonte udhėn. 29 Po ata iu vunė:

“Rri me ne se u bė natė e dita po shkon nė tė sosur!”

Dhe hyri qė tė rrijė me ta.

30 Kur u ul me ta nė tryezė, mori bukėn, u falėnderua, e theu dhe ua dha. 31 Atyre iu hapėn sytė dhe e njohėn... Por ai u zhduk para syve tė tyre. 32 Atėherė i thanė njėri‑tjetrit:

“Po a nuk na ndizej zemra neve ndėrsa po bisedonte udhės me ne dhe na shtjellonte Shkrimin e shenjtė?”

33 U ēuan menjėherė, u kthyen nė Jerusalem, i gjetėn tė mbledhur tė njėmbėdhjetėt dhe ata qė ishin me ta. 34 Tė njėmbėdhjetėt u thanė:

“Me tė vėrtetė u ngjall Zotėria dhe iu dėftua Simonit!”

35 Atėherė edhe kėta u treguan ēka u ngjau udhės dhe si e njohėn kur ndau bukėn.

Jezusi u dėftohet apostujve

(Mt 28, 16‑20; Mk 16, 14‑18; Gjn 20, 19‑23; Vap 1, 6‑8)

36 Ndėrsa kėta ende po bisedonin pėr kėto ngjarje, vetė Jezusi zuri vend nė mes tė tyre dhe tha:

“Paqja me ju!”

37 Tė tmerruar dhe tė frikėsuar, mendonin se po shihnin ndonjė shpirt. 38 Jezusi u tha:

“Pse po trembeni? Pse po dyshoni nė zemrat tuaja? 39 Shikojini duart e mia e kėmbėt e mia: unė jam! Vetė! Mė prekni e vėrtetojeni! Shpirti s’ka mish e eshtra, si po shihni se unė kam!”

40 Si u tha kėshtu, u dėftoi duart e kėmbėt. 41 Pasi ata, prej gėzimit nuk mundėn tė besojnė, por kishin mbetur tė habitur, Jezusi u tha:

“A keni kėtu ndonjė gjė pėr tė ngrėnė?”

42 Ata i sollėn njė kurm peshku tė pjekur. 43 Jezusi e mori dhe e hėngri para tyre.

44 Atėherė u tha: “Kėtė vėshtrim kishin fjalėt qė ju thosha kur ende isha me ju: ‘Duhet tė shkojė nė vend gjithēka u shkrua pėr mua nė Ligjin e Moisiut, nė Profetėt e nė Psalme. ’“

45 Atėherė ua shndriti mendjen qė t’i kuptonin Shkrimet 46 dhe u tha:

“Kėshtu ėshtė nė Shkrimin e shenjtė: ‘Mesisė i duhet tė pėsojė e tė ngjallet sė vdekuri tė tretėn ditė. 47 Nė Emėr tė tij do tė predikohet ndėr tė gjithė popujt, duke filluar prej Jerusalemit, kthimi dhe falja e mėkateve. 48 Ju jeni dėshmitarėt e kėsaj gjėje.

49 Dhe, ja, unė do ta dėrgoj mbi ju Premtimin e Atit tim. Qėndroni, prandaj, nė qytet derisa tė visheni me Fuqinė prej sė Larti.”

Tė ngriturit nė qiell

(Mk 16, 19‑20; Vap 1, 9‑11)

50 Atėherė i mori me vete deri nė Betani, i ēoi duart dhe i bekoi. 51 E, ndėrsa po i bekonte, u nda prej tyre dhe u ngrit nė qiell. 52 Ata ranė pėrmbys para tij dhe e adhuruan e me gėzim tė madh u kthyen nė Jerusalem 53 dhe vazhdimisht ishin nė Tempull duke i dhėnė lavdi Hyjit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Udhėtimi pėr Emaus