Kapitujt

Gjoni: 8. Jezusi dhe gruaja e zėnė nė kurorėthyerje

8

1 Jezusi shkoi nė Malin e Ullinjve. 2 Nė mėngjes erdhi prapė nė Tempull. Mbarė populli shkonte tek ai. Ai u ul e po i mėsonte. 3 Atėherė skribėt e farisenjtė i sollėn para njė grua tė zėnė nė kurorėshkelje. E vunė nė mes 4 dhe i thanė:

“Mėsues, kjo grua u zu ndėrsa po bėnte mėkatin e kurorėshkeljes. 5 Nė Ligj Moisiu na urdhėroi qė tė tillat tė vriten me gurė. Po ti ēka thua?”

6 Folėn kėshtu pėr ta vėnė nė provė qė tė kishin pėr ēka ta padisnin.

Jezusi u pėrkul e filloi tė shkruajė me gisht nė dhe. 7 E, pasi ata vijonin ta pyesnin, ai iu drejtua e tha:

“Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

8 Pėrsėri u pėrkul e vazhdoi tė shkruajė me gisht nė dhe. 9 Ata, kur e dėgjuan pėrgjigjen, nisėn njė nga njė tė largohen duke filluar prej mė tė vjetėrve. Jezusi mbeti vetėm ‑ dhe gruaja qė po qėndronte nė kėmbė nė mes. 10 Jezusi iu drejtua dhe i tha:

“Grua, ku janė ata? Askush nuk tė dėnoi?”

11 “Askush, Zotėri!” ‑ iu pėrgjigj ajo.

“As unė nuk po tė dėnoj ‑ i tha Jezusi ‑ Shko, por tani e tutje mos mėkato mė!”

Jezusi drita e botės

12 Atėherė Jezusi u tha pėrsėri:

“Unė jam drita e botės.

Kush vjen pas meje,

nuk do tė ecė nė errėsirė,

por do ta ketė dritėn e jetės.”

13 Atėherė farisenjtė i thanė:

“Ti vetė po bėn dėshmi pėr vetveten: dėshmia jote

s’mund tė jetė e vėrtetė.”

14 Jezusi u pėrgjigj:

“Po qe se unė bėj dėshmi edhe pėr vetveten,

prapė se prapė dėshmia ime ėshtė e vėrtetė,

sepse e di se prej nga erdha e kah shkoj.

Ndėrsa ju nuk dini

as prej nga vij as kah shkoj.

15 Ju gjykoni siē dukem pėrjashta,

unė nuk gjykoj askėnd.

16 Por edhe nė gjykoj,

gjyqi im ėshtė i vėrtetė,

sepse unė nuk jam vetėm,

por unė ‑ dhe ai qė mė dėrgoi ‑ Ati.

17 Por edhe nė Ligjin tuaj shkruan:

dėshmia e dy vetėve ėshtė e vėrtetė.

18 Unė dėshmoj pėr vetveten

e pėr mua dėshmon edhe ai qė mė dėrgoi,

Ati.”

19 Atėherė ata i thanė:

“Ku ėshtė yt Atė?”

Jezusi iu pėrgjigj:

“Ju nuk mė njihni mua as Atin tim.

Po tė mė njihnit mua

do ta njihnit edhe Atin tim!”

20 Kėto fjalė Jezusi i foli nė Thesarore, ndėrsa po mėsonte nė Tempull, dhe askush nuk e preku, sepse ende nuk kishte arritur koha e tij.

Ku unė shkoj, ju nuk mund tė vini

21 Jezusi u tha pėrsėri:

“Unė po shkoj

e ju do tė mė kėrkoni

dhe do tė vdisni nė mėkatin tuaj.

Ku unė shkoj,

ju s’mund tė vini.”

22 Atėherė judenjtė thanė:

“A mos mendon tė vrasė veten pasi thotė: ‘Ku unė shkoj ju s’mund tė vini?’“

23 E Jezusi u tha:

“Ju jeni prej kėtu poshtė

kurse unė jam prej sė Larti.

Ju jeni prej kėsaj bote

kurse unė nuk jam prej kėsaj bote.

24 Prandaj edhe ju thashė:

‘Do tė vdisni nė mėkatet tuaja!’

Pėr tė vėrtetė nėse nuk besoni se UNĖ JAM

do tė vdisni nė mėkatet tuaja.”

25 Atėherė ata i thanė:

“Kush je ti?”

“Po pėrse ‑ u pėrgjigj Jezusi ‑ t’ju tregoj prapė prej fillimit?

26 Shumė gjėra kam pėr tė thėnė pėr ju e tė gjykoj;

porse Ai, qė mė dėrgoi, ėshtė i vėrtetė

dhe ēka dėgjova prej Tij atė i them botės.”

27 Ata nuk e morėn vesh se u foli pėr Atin.

28 Atėherė Jezusi u tha:

“Kur ta ngritni Birin e njeriut,

atėherė do ta merrni vesh se UNĖ JAM

dhe se prej vetvetes nuk bėj asgjė,

por flas ashtu si mė mėsoi Ati.

29 Ai qė mė dėrgoi, ėshtė me mua

e nuk mė la vetėm,

sepse unė gjithmonė bėj ēka i pėlqen Atij.”

30 Nė kėto fjalė tė tij, shumė besuan nė Tė.

E vėrteta do t’ju lirojė

31 Pastaj Jezusi u tha atyre judenjve qė besuan nė tė:

“Nėse do ta mbani fjalėn time,

vėrtet do tė jeni nxėnėsit e mi;

32 do ta njihni tė vėrtetėn

dhe e vėrteta do t’ju bėjė njerėz tė lirė.”

33 Ata iu pėrgjigjėn:

“Ne jemi pasardhės tė Abrahamit dhe askurrė askujt nuk i qemė robėr. Si po thua ti: ‘Do tė bėheni tė lirė?’“

34 Jezusi u pėrgjigj:

“Pėr tė vėrtetė, pėr tė vėrtetė po ju them:

kushdo bėn mėkat

ėshtė skllav (i mėkatit).

35 Skllavi nuk rri pėrgjithmonė nė shtėpi,

ndėrsa djali rri pėrgjithmonė nė shtėpi.

36 Nėse, pra, biri do t’ju ēlirojė,

me tė vėrtetė do tė jeni tė lirė.

37 E di se jeni pasardhės tė Abrahamit,

e megjithatė kėrkoni tė mė vritni,

sepse fjala nuk gjen vend nė ju.

38 Unė flas ēka pashė tek Ati

e ju bėni

ēka dėgjuat prej atit [tuaj].”

Babai juaj ėshtė djalli

39 Ata iu pėrgjigjėn:

“Ati ynė ėshtė Abrahami.”

Jezusi u tha:

“Po tė ishit bijtė e Abrahamit,

do tė bėnit veprat e Abrahamit!

40 Dhe, ja, kėrkoni tė mė vritni mua,

qė ju fola tė vėrtetėn,

qė e dėgjova prej Hyjit.

Njė gjė tė tillė Abrahami s’e bėri kurrė.

41 Ju bėni veprat e babait tuaj.”

[Atėherė] i thanė:

“Ne s’kemi lindur nga fėlligėshtia ‑ kemi vetėm njė baba ‑ Hyjin”

42 Jezusi iu pėrgjigj:

“Po ta kishit Hyjin Atė,

do tė mė donit edhe mua,

sepse unė prej Hyjit dola dhe erdha;

nuk erdha prej vetvetes,

por Ai mė dėrgoi.

43 Pėrse nuk e merrni vesh fjalėn time?

Pse nuk jeni tė zotėt ta dėgjoni fjalėn time!

44 Babai juaj ėshtė djalli

e ju dėshironi tė kryeni vullnetin e babait tuaj.

Ai qe vrastar njerėzish qė nė fillim,

nuk mundi tė qėndrojė nė tė vėrtetėn,

sepse nė tė nuk ka tė vėrtetė.

Sa herė gėnjen,

flet prej natyrės sė vet

sepse ėshtė gėnjeshtar dhe babai i gėnjeshtrės.

45 E mua nuk mė besoni

pikėrisht pse ju flas tė vėrtetėn.

46 Kush prej jush ėshtė i zoti

tė ma vėrtetojė se kam mėkatuar?

Nėse flas tė vėrtetėn,

pse nuk mė besoni?

47 Kush ėshtė prej Hyjit,

i dėgjon fjalėt e Hyjit;

prandaj ju nuk i dėgjoni,

sepse nuk jeni prej Hyjit.

Para se Abrahami tė ishte, unė jam

48 Judenjtė iu pėrgjigjėn:

“Vallė, a nuk e themi tė vėrtetėn se je samaritanas e se nė trup ke djallin?”

49 Jezusi u pėrgjigj:

“Unė nuk e kam nė trup djallin

por e nderoj Atin tim

e ju mė ēnderoni.

50 Por unė nuk e kėrkoj nderin tim,

ka kush e kėrkon dhe e gjykon.

51 Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them:

ai qė e zbaton fjalėn time,

askurrė s’do ta shohė vdekjen”

52 [Atėherė] judenjtė i thanė:

“Tani po shohim qartė se je i djallosur. Abrahami vdiq e vdiqėn edhe profetėt, e ti thua: Ai qė zbaton fjalėn time, askurrė s’do ta shohė vdekjen.’ 53 A mos je ti mė i madh se Ati ynė Abrahami, i cili vdiq? Po edhe profetėt vdiqėn. Kush kujton se je?”

54 Jezusi u pėrgjigj:

“Nėse unė e lavdėroj vetveten,

lavdi im ėshtė asgjė;

ka kush mė lavdėron ‑ im Atė,

pėr tė cilin ju thoni: ‘ėshtė Hyji ynė’,

55 por ju nuk e njohėt,

pėrkundrazi unė e njoh.

Po t’ju thoja se nuk e njoh,

do tė isha gėnjeshtar si ju.

Por unė e njoh

dhe e mbaj fjalėn e tij.

56 Abrahami, ati juaj, galdoi nė shpirt

nga dėshira pėr ta parė Ditėn time.

E pa dhe u gėzua.”

57 Atėherė judenjtė i thanė:

“Ende nuk je as pesėdhjetė vjeē dhe e pe Abrahamin!”

58 Jezusi u pėrgjigj:

“Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them:

pėrpara se tė ishte Abrahami,

UNĖ JAM!”

59 Atėherė kapėn gurė pėr ta gjuajtur, por Jezusi u fsheh dhe doli prej Tempullit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Gjoni > Jezusi dhe gruaja e zėnė nė kurorėthyerj...