Kapitujt

Mateu: 6. Mėsimi mbi lėmoshėn

6

1 “Ruajuni tė mos i bėni veprat tuaja tė mira nė sy tė njerėzve pėr t’u parė prej tyre! Pėrndryshe nuk do tė keni farė shpėrblimi te Ati juaj qė ėshtė nė qiell.

2 Prandaj, kur tė ndash lėmoshė, mos i bjer borisė para vetes, siē bėjnė shtiracakėt nė sinagoga dhe nė rrugė tė madhe pėr t’u nderuar prej njerėzve. Pėr tė vėrtetė po ju them: u ndanė me atė shpėrblim! 3 Ndėrsa ti, kur tė bėsh lėmoshė, tė mos dijė e majta ēfarė bėn e djathta, qė lėmosha jote tė jetė e fshehtė, 4 e Ati yt qė sheh nė fshehtėsi, do ta shpėrblejė.”

Mėsimi mbi lutjen

(Lk 11, 2‑4)

5 “Kur tė luteni, mos bėni si shtiracakėt, tė cilėve u pėlqen tė luten nė kėmbė nė sinagoga dhe nė sheshe tė rrugėve, qė t’i shohin njerėzit. Pėrnjėmend po ju them: u ndanė veē me atė shpėrblim! 6 Ndėrsa ti, kur tė lutesh, hyr nė dhomėn tėnde, mbylle pas vetes derėn e lutju Atit tėnd qė ėshtė nė fshehtėsi; e Ati yt qė sheh nė fshehtėsi, do tė tė shpėrblejė.

7 E kur tė luteni, mos e teproni me fjalė tė kota porsi paganėt: ata mendojnė se do t’u plotėsohet lutja nėse thonė shumė fjalė. 8 Mos bėni si ata, sepse Ati juaj e di mirė se pėr ēka keni nevojė para se t’i luteni.

9 Prandaj lutuni kėshtu:

Ati ynė qė je nė qiell,

u shenjtėroftė Emri yt!

10 Ardhtė Mbretėria jote!

U bėftė vullneti yt

si nė qiell ashtu nė tokė!

11 Bukėn tonė tė pėrditshmen na e jep sot!

12 Na i fal fajet tona,

si i falim ne fajtorėt tanė!

13 E mos na lėr tė biem nė tundim,

por na shpėto nga i Keqi!

14 Vėrtet, nė qoftė se ju ua falni njerėzve gabimet e tyre, edhe Ati juaj qiellor do t’jua falė juve; 15 por, nėse ju nuk ua falni njerėzve gabimet e tyre, as Ati juaj qiellor nuk do t’jua falė juve gabimet tuaja.”

Mėsimi mbi agjėrimin

16 “Edhe kur tė agjėroni, mos u mėrrolni porsi shtiracakėt, tė cilėt marrin njė hije tė rėndė nė fytyrė pėr t’u treguar njerėzve se agjėrojnė: pėrnjėmend po ju them: u ndanė veē me atė shpėrblim! 17 Ti, pėrkundrazi, kur tė agjėrosh, pėreroje kokėn tėnde dhe laje fytyrėn tėnde, 18 qė tė mos e vėnė re njerėzit se po agjėron, por Ati yt, qė ėshtė nė fshehtėsi. Ati yt qė sheh nė fshehtėsi, do tė tė shpėrblejė.”

Thesari nė qiell

(Lk 12, 33‑34)

19 “Mos grumbulloni pėr vete thesare mbi tokė, ku i brejnė tenja e ndryshku, ku vjedhėsit birojnė muret e vjedhin! 20 Mblidhni pėr vete visare nė qiell, ku s’brejnė as tenja as ndryshku e ku vjedhėsit nuk birojnė mure as nuk vjedhin. 21 Sepse, ku ėshtė thesari yt, aty do tė jetė edhe zemra jote.”

Drita e trupit

(Lk 11, 34‑36)

22 “Syri ėshtė dritėza e trupit. Nė qoftė, pra, se syri yt ėshtė i shėndoshė, i tėrė trupi yt do tė jetė i ndriēuar. 23 Por nė qoftė syri yt i sėmurė, i tėrė trupi yt do tė jetė i errėt. Nė qoftė, pra, se drita qė ėshtė nė ty ėshtė errėsirė, sa terr i madh do tė jetė!”

Hyji dhe mamona

(Lk 16, 13)

24 “Askush s’mund t’u shėrbejė dy zotėrinjve, sepse: ose do ta urrejė njėrin e tjetrin do ta duajė, ose do t’i mbėshtetet njėrit e tjetrit do t’ia kthejė shpinėn. Nuk mund t’i shėrbeni Hyjit dhe pasurisė.”

Kujdesi i tepruar ndaj pasurisė dhe brengosja

(Lk 12, 22‑34)

25 “Prandaj po ju them: mos u brengosni pėr jetėn tuaj se ēka do tė hani dhe ēka do tė pini, as pėr trupin tuaj se ēka do tė vishni: vallė a nuk ėshtė jeta mė e vlefshme se ushqimi e trupi se petku? 26 Shikoni shpendėt e qiellit! As nuk mbjellin, as nuk korrin, as nuk mbledhin nė drithnikė, e Ati juaj qiellor i ushqen! A nuk jeni ju mė tė vlefshėm se ata? 27E kush prej jush, me gjithė pėrpjekjet shqetėsuese qė mund tė bėjė, ėshtė i zoti ta zgjasė sado pak jetėn e vet? 28 E pėr veshje, pėrse brengoseni aq? Shikoni si rriten lilat e fushės: nuk heqin keq as nuk tjerrin! 29 E unė po ju them: as vetė Salomoni me tėrė madhėrinė e vet nuk ėshtė veshur si njėri nga ata! 30 Tashti, nėse Hyji e vesh kėshtu barin e tokės, qė sot ėshtė e nesėr hidhet nė furrė, vallė, a nuk do t’ju veshė mė me ėndje ju, o fepakėt? 31 Mos u brengosni, prandaj, duke thėnė: ‘Ēka do tė hamė?’ e ‘Ēka do tė pimė?’ ‘Me ēka do tė vishemi?’ 32 ‑ kėto gjėra i kėrkojnė paganėt ‑ sepse Ati juaj qiellor e di mirė se ju keni nevojė pėr tė gjitha kėto. 33 Kėrkoni, pra, mė sė pari, Mbretėrinė dhe drejtėsinė e tij e tė gjitha kėto do t’ju jepen si shtesė! 34 Prandaj: mos u brengosni pėr tė nesėrmen, sepse e nesėrmja do tė kujdeset vetė pėr vete. Secilės ditė i del mjaft mundimi i vet!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Mėsimi mbi lėmoshėn