Kapitujt

Mateu: 10. Dymbėdhjetė apostujt

10

1 Pastaj Jezusi i mblodhi rreth vetes dymbėdhjetė nxėnėsit e vet e u dha pushtetin tė mund tė dėbonin shpirtrat e ndytė dhe tė mund tė shėronin ēdo sėmundje e lėngatė.

2 Emrat e Dymbėdhjetė apostujve janė kėta: i pari Simoni, qė quhet Pjetėr e vėllai i tij Andreu; Jakobi i Zebedeut dhe Gjoni, i vėllai; 3 Filipi dhe Bartolomeu; Toma e Mateu ‑ tagrambledhėsi; Jakobi i Alfeut dhe Tadeu; 4 Simon Kananeu dhe Judė Iskarioti ‑ ai qė e tradhtoi.

Dėrgimi i tė Dymbėdhjetėve

(Mk 6, 7‑13; Lk 9, 1‑6)

5 Pikėrisht kėta tė Dymbėdhjetėt Jezusi i dėrgoi dhe i urdhėroi:

“Mos shkoni ndėr paganė as mos hyni nė asnjė qytet tė samaritanėve! 6 Por shkoni mė mirė te delet e humbura tė shtėpisė sė Izraelit. 7 Gjatė udhėtimit predikoni: ‘Mbretėria e qiellit ėshtė afėr!’ 8 Shėroni tė sėmurit, ngjallni tė vdekurit, pastroni tė gėrbulurit, dėboni djajtė! Falas morėt, falas edhe jepni! 9 Mos grumbulloni nė brezat tuaj as ar, as argjend, as tė holla bakri; 10 as strajcė udhėtimi, as dy palė petka, as sandale, as shkop, sepse punėtori ka tė drejtė pėr ushqimin e vet.

11 Nė ēdo qytet apo fshat qė tė hyni, pyetni a ėshtė aty ndonjė njeri i ndershėm e banoni tek ai derisa tė shkoni mė tej. 12 Kur tė hyni nė shtėpi, uroni paqe. 13 Nėse shtėpia ėshtė e ndershme, le tė zbresė mbi tė paqja juaj; po nuk qe e denjė, paqja juaj le tė kthehet tek ju. 14 Por, po qe se ndokund nuk ju pranojnė ose nuk i dėgjojnė fjalėt tuaja, dilni prej asaj shtėpie e prej atij qyteti dhe shkundni edhe pluhurin prej kėmbėve tuaja. 15 Pėr tė vėrtetė po ju them: Ditėn e Gjyqit do ta ketė mė lehtė Sodoma e Gomorra se ai qytet.”

Salvimet e ardhshme

(Mk 13, 9‑13; Lk 21, 12‑17)

16 “Ja, unė po ju dėrgoj porsi dele mes ujqish! Jini, prandaj tė menēur porsi gjarpėrinjtė dhe tė thjeshtė porsi pėllumbat!

17 Ruajuni prej njerėzve: sepse do t’ju padisin nė gjyqe, do t’ju frushkullojnė nė sinagogat e tyre. 18 Pėr shkakun tim do t’ju qesin para sundimtarėve e mbretėrve, qė tė dėshmoni para tyre dhe para paganėve. 19 E kur t’ju dorėzojnė, mos u shqetėsoni se ēka dhe si do tė flisni, sepse nė atė moment do t’ju jepet ēka duhet tė thoni, 20 sepse nuk do tė jeni ju qė do tė flisni, por Shpirti i Atit tuaj do tė flasė nėpėrmjet jush.

21 Vėllai vėllanė dhe babai fėmijėn do ta dorėzojė nė vdekje; edhe fėmijėt do tė ngriten kundėr prindėrve tė vet dhe do t’i vrasin. 22 Edhe ju do t’ju urrejnė tė gjithė pėr shkak tė Emrit tim, porse, kush tė qėndrojė deri nė fund, ai do tė shėlbohet.

23 Kur t’ju salvojnė nė njėrin qytet, ikni nė tjetrin! Pėrnjėmend, po ju them: nuk do t’i pėrshkoni qytetet e Izraelit para se tė vijė Biri i njeriut.

24 Nuk ėshtė nxėnėsi mė i madh se mėsuesi as shėrbėtori mė i madh se zotėria i tij. 25 Mjaft ėshtė pėr nxėnėsin tė bėhet si mėsuesi i tij edhe pėr shėrbėtorin si zotėria i tij. Nė qoftė se tė zotin e shtėpisė e quajtėn Beelzebul, aq mė tepėr do tė thonė pėr familjarėt e tij!”

Kė tė druani

(Lk 12, 2‑7)

26 “Mos ua kini, pra, frikėn! Sepse nuk ka gjė tė mbuluar qė nuk do tė zbulohet, as tė fshehtė qė s’do tė dihet. 27 Ēka ju them nė errėsirė, thuajeni nė dritė, e ēka dėgjoni tė thėnė nė vesh, predikojeni nga pullazet!

28 Mos i druani ata qė vrasin trupin e nuk mund ta vrasin shpirtin. Kini frikė mė tepėr nga Ai, qė mund t’jua humbė nė ferr shpirtin edhe trupin.

29 A nuk shiten dy trumcakė pėr njė aspėr? E, megjithatė, asnjė prej tyre nuk bie nė tokė pa lejen e Atit tuaj. 30 E ju? Madje edhe tė gjitha fijet e flokėve tė kresė suaj janė tė numėruara! 31 Pra, mos druani! Ju vleni mė tepėr se shumė trumcakė!”

Pėr Krishtin ose kundėr Krishtit

(Lk 12, 8‑9)

32 “Kushdo, pra, pranon para njerėzve se ėshtė imi, edhe unė do tė pranoj para Atit tim qė ėshtė nė qiell, se jam i tij. 33 E atij qė mė bie mohit para njerėzve, edhe unė do t’i bie mohit para Atit tim qiellor.”

Jo paqen, por shpatėn

(Lk 12, 51‑53; 14, 26‑27)

34 “Mos mendoni se erdha tė sjell paqen mbi tokė. Nuk erdha tė sjell paqen, po shpatėn. 35 Sepse erdha tė ndaj

djalin prej tė atit,

vajzėn prej s’ėmės,

tė renė prej vjehrrės,

36 Njeriu do t’i ketė armiq familjarėt e vet.

37 Kush e do tė atin e tė ėmėn mė shumė se mua, nuk ėshtė i denjė pėr mua. Kush e do djalin apo vajzėn mė shumė se mua, nuk ėshtė i denjė pėr mua! 38 Kush nuk e merr kryqin e vet e nuk vjen pas meje, nuk ėshtė i denjė pėr mua! 39 Kush do ta ruajė jetėn e vet, do ta humbė, e kush do ta bjerrė jetėn e vet pėr shkakun tim, do ta rifitojė.”

Shpėrblimi

(Mk, 9, 41)

40 “Kush ju pranon ju, mė pranon mua; e kush mė pranon mua, pranon Atė qė mė dėrgoi mua. 41 Kush e pranon profetin pse ėshtė profet, do tė marrė shpėrblimin qė i takon profetit; kush e pranon tė drejtin, pse ėshtė i drejtė, do tė marrė shpėrblimin qė i takon tė drejtit. 42 Kush ia jep ndonjėrit prej kėtyre tė vegjėlve, madje edhe njė gotė uji tė freskėt, pse ėshtė nxėnėsi im, pėr tė vėrtetė po ju them: nuk do t’i humbė shpėrblimi!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Dymbėdhjetė apostujt