Kapitujt

Mateu: 17. Shndėrrimi i Jezusit

17

1 Pas gjashtė ditėsh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, vėllain e tij e i ēoi nė vetmi nė njė mal tė lartė. 2 Atėherė u shndėrrua para syve tė tyre: fytyra i shkėlqeu porsi dielli e petkat iu bėnė tė bardha porsi drita. 3 Dhe ja, atyre iu dukėn Moisiu dhe Elia e flisnin me tė. 4 Atėherė Pjetri i tha Jezusit:

“Zotėri, ėshtė mirė pėr ne tė rrimė kėtu: nėse do ti, po ngre kėtu tri tenda: njė pėr ty, njė pėr Moisiun e njė pėr Elinė.”

5 E ende pa e kryer fjalėn, ja, i mbuloi njė re e shndritshme dhe u dėgjua njė zė nga reja qė tha: “Ky ėshtė Biri im i dashur, tė cilin e kam pėr zemėr. Atė dėgjojeni!” 6 Nxėnėsit, posa e dėgjuan kėtė zė, ranė me fytyrė pėr dhe e u trembėn sė tepėrmi. 7 Jezusi u afrua, i preku e tha: “Ēohuni e mos u trembni!” 8 Ata kur i ēuan sytė, s’panė tjetėrkėnd, pėrveē Jezusit vetėm.

9 Ndėrsa po zbrisnin nga mali, Jezusi i urdhėroi:

“Mos i tregoni askujt ēka patė, para se Biri i njeriut tė ngjallet prej sė vdekuri.”

10 Atėherė nxėnėsit e pyetėn:

“Pse, pra, skribėt thonė se duhet tė vijė pėrpara Elia?”

11 Ai iu pėrgjigj:

“Po, Elia do tė vijė dhe do tė vėrė ēdo gjė nė vend tė vet. 12 Porse, unė po ju them se Elia ka ardhur, por ata nuk e njohėn e bėnė me tė gjithēka deshėn. Kėshtu edhe Biri i njeriut do tė pėsojė shumė prej tyre.”

13 Atėherė nxėnėsit e kuptuan se u foli pėr Gjon Pagėzuesin.

Jezusi shėron njė djalosh tė djallosur

(Mk 9, 14‑29, Lk 9, 37‑43a)

14 Kur mbėrritėn te populli, iu afrua njė njeri, ra nė gjunj para tij 15 dhe i tha:

“Zotėri, ki mėshirė pėr djalin tim: i bie e tokės dhe po vuan shumė. Shpesh bie herė nė zjarr e herė nė ujė! 16 E solla te nxėnėsit e tu, por ata s’mundėn ta shėrojnė.”

17 “O brezni e pafe dhe e prishur ‑ u pėrgjigj Jezusi ‑ deri kur do tė jetoj mes jush? Po deri kur do t’ju duroj? Ma bini kėtu!”

18 Atėherė Jezusi e urdhėroi djallin e ky doli prej djaloshit, qė u shėrua nė atė ēast.

19 Atėherė nxėnėsit, iu afruan veēmas Jezusit dhe e pyetėn:

“Pėrse ne nuk mundėm ta dėbojmė?”

20 Ai u pėrgjigj:

“Pėr shkak tė besimit tuaj tė pakėt! Pėrnjėmend po ju them: nė paēit fe edhe vetėm sa njė kokėrr sinapi e i thoni kėtij mali: ‘Dil kėndej e shko atje!’, do tė kalojė dhe asgjė s’do t’ju jetė e pamundshme!” [21]

Jezusi pėrsėri paralajmėron mundimin e ngjalljen e vet

(Mk 9, 30‑32; Lk 9, 43b‑45)

22 Kur u bashkuan nė Galile, Jezusi u tha:

“S’do tė vonojė e Biri i njeriut do t’u lihet nė duar njerėzve 23 dhe ata do ta vrasin e tė tretėn ditė do tė ngjallet.”

Ata u pikėlluan sė tepėrmi.

Tagri i Tempullit

24 Kur arritėn nė Kafarnaum, iu afruan Pjetrit ata qė mbledhin tagrin e Tempullit e i thanė:

“A nuk e paguan mėsuesi juaj tagrin e Tempullit?”

25 “E paguan” ‑ iu pėrgjigj Pjetri.

Kur Pjetri hyri nė shtėpi, Jezusi ia priti pėrpara:

“Simon, ēka tė thotė mendja, mbretėrit e dheut, prej kujt e mbledhin taksėn ose tatimin? Prej fėmijėve tė vet apo prej tė huajve?”

26 Kur iu pėrgjigj: “Prej tė huajve”, Jezusi i tha: “Pra, fėmijėt qenkan tė lirė!”. 27 Por, pėr tė mos i shkandulluar, shko nė det, hidhe grepin dhe, peshkun e parė qė tė zėsh, merre, hapja gojėn e do tė gjesh njė staterė. Merre dhe jepua pėr mua e pėr ty.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Shndėrrimi i Jezusit