Kapitujt

Mateu: 2. Vizita e Dijetarėve

2

1 Pasi Jezusi lindi nė Betlehemin e Judesė, nė kohėn e mbretit Herod, ja, prej Lindjes ia behėn nė Jerusalem disa Dijetarė, 2 e pyetėn: “Ku ėshtė foshnja e lindur, qė do tė bėhet mbreti i judenjve. Sepse e pamė yllin e tij duke lindur dhe erdhėm t’i shprehim nderimet tona.”

3 Mbreti Herod, posa i dėgjoi kėto fjalė, u shqetėsua vetė e me tė edhe mbarė Jerusalemi. 4 I bashkoi tė gjithė kryepriftėrinjtė e skribėt e popullit dhe i pyeti se ku duhej tė lindte Mesia. Ata iu pėrgjigjėn: “Nė Betlehemin e Judesė, sepse kėshtu ka shkruar profeti:

6 “E ti, o Betlehem tokė e Judės,

ti nuk je kurrsesi mė i parėndėsishmi

ndėr qytetet princėrore tė Judės,

sepse prej teje do tė dalė prijėsi,

qė do ta udhėheqė popullin tim, Izraelin.”

7 Atėherė Herodi i thirri fshehtazi Dijetarėt dhe me kujdes mori hetime prej tyre rreth kohės kur u ishte dukur ylli. Pastaj i dėrgoi nė Betlehem duke u thėnė: 8 “Shkoni dhe bėni me kujdes kėrkime rreth fėmijės. Kur ta gjeni, mė lajmėroni qė tė vij edhe vetė e t’i shpreh nderimet e mia.”

9 Ata, si e dėgjuan mbretin, u nisėn. Dhe ja, ylli qė kishin parė nė lindjen e tij, u shkonte pėrpara derisa zuri vend aty ku ishte fėmija. 10 Ata, kur e panė yllin, u bėnė shend e verė. 11 E, si hynė nė shtėpi, panė fėmijėn me Marinė, tė ėmėn e tij, ranė pėrmbys dhe i shprehėn nderimet e tyre. Pastaj hapėn thesaret e veta e i dhuruan: ar, kem e mirrnė. 12 Tė mėsuar nė ėndėrr prej Hyjit tė mos ktheheshin te Herodi, u kthyen njė rruge tjetėr nė vendin e vet.

Ikja nė Egjipt

13 Pasi u nisėn Dijetarėt, ja se, engjėlli i Zotit iu dėftua nė ėndėrr Jozefit e i tha: “Ēohu, merre fėmijėn dhe tė ėmėn e tij e ik nė Egjipt. Rri atje derisa tė them unė, sepse Herodi do ta kėrkojė fėmijėn pėr ta vrarė.” 14 Ky u ēua, natėn e mori fėmijėn dhe tė ėmėn e tij e shkoi nė Egjipt. 15 Banoi atje derisa vdiq Herodi qė tė plotėsohej fjala e Zotit e thėnė me gojė tė profetit: “Nga Egjipti e thirra Birin tim

Vrasja e fėmijėve tė pafajshėm

16 Atėherė Herodi, kur pa se e mashtruan Dijetarėt, u zemėrua sė tepėrmi dhe urdhėroi tė vriteshin tė gjithė fėmijėt meshkuj qė ishin nė Betlehem dhe nė mbarė rrethinėn e tij dy vjeē e poshtė ‑ sipas kohės qė me kujdes e mori vesh nga Dijetarėt.

17 Atėherė u plotėsua fjala e Jeremisė profet:

18 “U dėgjua njė klithmė nė Ramė

‑ vaj e gjėmė e madhe:

vajton Rakela fėmijėt e vet

e nuk do tė pajtohet ‑ sepse nuk i ka mė!”

Kthimi nga Egjipti

19 Kur vdiq Herodi, engjėlli i Zotit iu duk nė ėndėrr Jozefit nė Egjipt 20 dhe i tha: “Ēohu, merre fėmijėn dhe tė ėmėn e tij e shko nė dhe tė Izraelit, sepse vdiqėn ata qė kėrkonin t’ia merrnin jetėn djalit.”

21 Atėherė ai u ēua, mori fėmijėn e tė ėmėn e tij dhe shkoi nė dhe tė Izraelit. 22 Por, si mori vesh se nė Jude mbretėronte Arkelau nė vend tė Herodit, tė atit, pati frikė tė shkojė atje; dhe i mėsuar nė ėndėrr prej Hyjit, shkoi nė krahinėn e Galilesė. 23 Si arriti atje, zuri vend nė njė qytet qė quhet Nazaret, pėr t’u plotėsuar fjala qė thanė profetėt: Do tė quhet Nazarenas.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Vizita e Dijetarėve