Kapitujt

Mateu: 26. Komploti kundėr Jezusit

26

1 Jezusi, kur i kreu tė gjitha kėto fjalime, u tha nxėnėsve tė vet:

2 “Ju e dini se edhe dy ditė janė Pashkėt dhe Biri i njeriut do tė dorėzohet pėr t’u kryqėzuar.”

3 Atėherė kryepriftėrinjtė e pleqtė e popullit bėnė mbledhje nė pallatin e kryepriftit qė quhej Kajfa, 4 dhe morėn vendimin ta zėnė Jezusin me tradhti e ta mbysin. 5 Por thoshin:

“Jo nė tė Kremte qė tė mos bėhet ndonjė trazirė nė popull.”

Lyerja i Jezusit nė Betani

(Mk 14, 3‑9; Gjn 12, 1‑8)

6 Kur Jezusi po gjendej nė Betani, nė shtėpinė e Simonit tė Gėrbulur, 7 ndėrsa po rrinte nė tryezė, iu afrua njė grua me njė enė alabastri plot parfum tė shtrenjtė dhe ia zbrazi mbi kokė. 8 Nxėnėsit, kur e panė, u zemėruan e thanė:

“Pse gjithė ky shpenzim! 9 Mundi tė shitej shtrenjtė e t’u jepej skamnorėve!”

10 Jezusi e hetoi kėtė gjė e u tha:

“Po pse po ia prishni kėsaj gruaje? Ajo bėri vepėr tė mirė ndaj meje. 11 Skamnorėt i keni gjithmonė me vete, e mua nuk mė keni gjithmonė. 12 Ajo, vėrtet, duke e zbrazur kėtė parfum mbi trupin tim, e bėri atė qė tė mė bėjė gati pėr varrim. 13 Pėr tė vėrtetė, po ju them: kudo qė do tė predikohet ‑ nė botėn mbarė ‑ Ungjilli, do tė thuhet nė pėrkujtimin e saj edhe kjo qė bėri.”

Juda bie nė ujdi me kryepriftėrinjtė pėr tė tradhtuar Jezusin

(Mk 14, 10‑11; Lk 22, 3‑6)

14 Atėherė njėri prej tė Dymbėdhjetėve ‑ ai qė quhet Judė Iskarioti, shkoi te kryepriftėrinjtė 15 dhe u tha: “Ēka po mė jepni e unė po jua dorėzoj?” Ata i caktuan tridhjetė sikla tė argjendta. 16 Qė atėherė Juda kėrkonte rastin e volitshėm pėr ta tradhtuar.

Pėrgatitja e Darkės sė Pashkėve

(Mk 14, 12‑21; Lk 22, 7‑14; 21‑23; Gjn 13, 21‑30)

17 Tė parėn ditė tė Bukėve tė pabrume, iu afruan Jezusit nxėnėsit dhe e pyetėn:

“Ku dėshiron ta bėjmė gati darkėn e Pashkėve?”

18 Ai u tha:

“Shkoni nė qytet te filani dhe thuajini: Mėsuesi thotė: koha ime ėshtė afėr! Te ti do tė kremtoj Pashkėt me nxėnėsit e mi.”

19 Nxėnėsit bėnė si u urdhėroi Jezusi dhe pėrgatitėn darkėn e Pashkėve.

20 Kur u bė natė, Jezusi u ul nė tryezė bashkė me tė Dymbėdhjetėt. 21 Ndėrsa po hanin, ai u tha: “Pėr tė vėrtetė po ju them: njėri prej jush do tė mė tradhtojė!” 22 Tė trishtuar pėr sė tepėrmi, zunė ta pyesnin njėri pas tjetrit:

“A mos jam unė, Zotėri?”

23 Ai iu pėrgjigj:

“Ai qė po e ngjyen kafshatėn me mua nė pjatė ‑ ai do tė mė tradhtojė. 24 Po, Biri i njeriut patjetėr po shkon siē ėshtė nė Shkrimin e shenjtė pėr tė. Porse: vaj pėr atė njeri qė po e tradhton Birin e njeriut! Mė mirė do tė kishte qenė pėr tė tė mos kishte lindur aspak!”

25 Atėherė e pyeti edhe Juda, tradhtari i tij:

“A mos jam unė, Mėsues?”

“E the vetė!” ‑ iu pėrgjigj Jezusi.

Themelimi i Eukaristisė

(Mk 14, 22‑26; Lk 22, 15‑20; 1 Kor 11, 23‑25)

26 Ndėrsa po hanin, Jezusi mori bukėn, i dha lavdi Hyjit, e theu, ua dha nxėnėsve tė vet e tha:

“Merrni, hani: ky ėshtė trupi im!”

27 Pastaj mori kelkun, u falėnderua, ua dha e tha:

“Pini prej tij tė gjithė, 28 sepse ky ėshtė gjaku im ‑ gjaku i Besėlidhjes ‑ qė do tė derdhet pėr tė gjithė nė shpėrblim tė mėkateve. 29 Unė po ju them: qė tani nuk do tė pi mė kėsi fryti hardhie deri atė ditė, kur, bashkė me ju, do tė pi ‑ njė verė tė re ‑ nė Mbretėrinė e Atit tim.”

30 Dhe, pasi kėnduan himnin, dolėn pėr tė shkuar nė Malin e Ullinjve.

Jezusi parakallėzon mohimin e Pjetrit

(Mk 14, 27‑31;Lk 22, 31‑34; Gjn 13, 36‑38)

31 Atėherė Jezusi u tha:

“Tė gjithė ju sonte do ta humbni besimin nė mua. Sepse Shkrimi i shenjtė thotė:

‘Do t’i bie bariut

e delet e tufės do tė shpėrndahen!’

32 Porse, kur tė ngjallem, do tė shkoj para jush nė Galile.”

33 Atėherė Pjetri iu pėrgjigj:

“Po qe se edhe tė gjithė do ta bjerrin besimin nė ty, unė assesi nuk do ta bjerr besimin nė ty!”

34 Jezusi i tha:

“Pėr tė vėrtetė po tė them: pikėrisht sonte, para se tė kėndojė gjeli, tri herė do tė mė mohosh!”

35 Pjetri i tha:

“Po edhe nė qoftė se duhet tė vdes bashkė me ty, nuk do tė tė mohoj!”

Kėshtu thanė edhe tė gjithė nxėnėsit e tjerė.

Lutja nė Gjetseman

(Mk 14, 32‑42; Lk 22, 39‑46)

36 Atėherė Jezusi mbėrriti me nxėnės nė njė kopsht, qė quhej Gjetseman dhe u tha:

“Rrini kėtu, derisa unė tė shkoj atje e tė lutem.”

37 Mori me vete Pjetrin dhe dy bijtė e Zebedeut. Atėherė filloi tė trishtohej e tė ngushtohej.

38 E u tha:

“Shpirtin ma kaploi njė trishtim qė ēon nė vdekje. Qėndroni kėtu dhe rrini zgjuar me mua!”

39 Pastaj u largua pakėz, ra me fytyrė pėr dhé e lutej: “Ati im, nėse ėshtė e mundur, largoje prej meje kėtė kelk mundimesh! Megjithatė, le tė bėhet, jo si dua unė, por si do ti.”

40 Dhe u kthye te nxėnėsit, i gjeti fjetur dhe i tha Pjetrit:

“Si kėshtu, s’mundėt tė rrini zgjuar me mua as pėr njė orė tė vetme? 41 Rrini zgjuar e lutuni tė mos bini nė tundim! Shpirti, vėrtet, ėshtė i gatshėm, por trupi ėshtė i ligshtė.”

42 Prapė shkoi tė dytėn herė e u lut:

“Ati im! Nėse s’mund tė kalojė ky kelk mundimesh pa u pirė prej meje, u bėftė vullneti yt!”

43 U kthye pėrsėri dhe i gjeti fjetur, sepse gjumi ua kishte rėnduar sytė. 44 I la, prapė u largua dhe u lut edhe tė tretėn herė duke pėrsėritur tė njėjtat fjalė.

45 Atėherė u kthye te nxėnėsit e u tha:

“Flini tashmė e pushoni! Ja, arriti ora, kur Biri i njeriut po u bie nė dorė mėkatarėve. 46 Ngrihuni tė shkojmė! Ja, po afrohet tradhtari im!”

Jezusin e tradhton Juda dhe e kapin

(Mk 14, 43‑50; Lk 22, 47‑53; Gjn 18, 3‑12)

47 Ndėrsa ai ende po fliste, ja, erdhi Juda ‑ njėri prej tė Dymbėdhjetėve, e me tė njė turmė e madhe e armatosur me shpata e me shkopinj. E kishin dėrguar kryepriftėrinjtė e pleqtė e popullit. 48 Tashti tradhtari u kishte dhėnė kėtė shenjė: “Ai qė do tė puth unė ‑ u kishte thėnė ‑ ai ėshtė! Atė kapeni!” 49 Menjėherė iu afrua Jezusit e i tha: “Tė falem, Mėsues!” ‑ dhe e puthi. 50 Jezui i tha: “Mik, kryej punėn tėnde!” Atėherė u afrua turma. Ēuan dorė nė Jezusin dhe e kapėn.

51 Dhe ja, njėri prej atyre qė ishin me Jezusin, ēoi dorėn, nxori shpatėn e vet, i ra shėrbėtorit tė kryepriftit dhe ia preu veshin.

52 Atėherė Jezusi i tha:

“Ktheje shpatėn tėnde nė vend tė vet! Sepse tė gjithė ata qė kapen pėr shpate, prej shpatės edhe do tė vdesin. 53 A ndoshta ti kujton se unė nuk mund t’i lutem Atit tim dhe se Ai nuk kishte pėr tė m’i dėrguar menjėherė dymbėdhjetė legjione engjėjsh? 54 Mirėpo, si atėherė do tė plotėsoheshin fjalėt e Shkrimit tė shenjtė, sipas tė cilave duhet tė ndodhė kėshtu?”

55 Atėherė Jezusi iu drejtua turmės:

“Dolėt me shpata e me shkopinj tė mė zini si tė isha unė cub. E pra, ditė pėr ditė rrija me ju duke mėsuar nė Tempull, e nuk mė kapėt. 56 Por, tė gjitha kėto ndodhėn pėr tė shkuar nė vend Shkrimet e profetėve.”

Atėherė tė gjithė nxėnėsit e lanė e ikėn.

Jezusi para Kėshillit tė lartė (Sinedrit)

(Mk 14, 53‑65; Lk 22, 54‑55;63‑71; Gjn 18, 13‑14; 19‑24)

57 Tashti, ata qė e kapėn Jezusin, e ēuan te kryeprifti Kajfė, ku ishin tubuar skribėt e pleqtė. 58 Pjetri e ndoqi prej sė largu deri nė oborr tė kryepriftit. Hyri brenda dhe po rrinte me shėrbėtorėt pėr tė parė si do tė merrte fund puna.

59 Krerėt e priftėrinjve e tėrė Kėshilli i lartė kėrkonin dėshmi tė rreme kundėr Jezusit pėr ta vrarė. 60 Por nuk gjetėn, edhe pse u paraqitėn shumė dėshmitarė tė rrejshėm. Nė fund u paraqitėn dy 61 e thanė: “Ky njeri ka thėnė: ‘Unė mund ta rrėnoj Tempullin e Hyjit e mund ta ndėrtoj rishtas pėr tri ditė.’”

62 Atėherė u ēua kryeprifti e i tha: “Ti s’po pėrgjigjesh fare pėr sa kėta po dėshmojnė kundėr teje?”

63 Por Jezusi heshtte.

E kryeprifti i tha:

“Po tė pėrbej me Hyjin e gjallė, na thuaj, a je ti Mesia, Biri i Hyjit?”

64 Jezusi iu pėrgjigj:

“Ti the! E unė po ju them: Pas kėsaj do ta shihni

Birin e njeriut duke ndenjur nė tė djathtėn e

tė Gjithėpushtetshmit

dhe duke ardhur mbi retė e qiellit.’”

65 Atėherė kryeprifti i shqeu petkat e veta e tha:

“Shau Hyjin! Ē’na duhen mė dėshmitarėt? Ja, pra, vetė e dėgjuat blasfeminė. 66 Ē’ju thotė mendja?”

“Meriton tė vdesė!” ‑ iu pėrgjigjėn ata.

67 Atėherė filluan ta pėshtyjnė nė fytyrė, t’i bien grushta e disa tė tjerė shuplaka 68 dhe i thoshin: “Na trego, o Krisht, kush tė ra?”

Pjetri mohon Krishtin

(Mk 14, 66‑72; Lk 22, 56‑62; Gjn 18, 15‑18; 25‑27)

69 Ndėrkaq Pjetri rrinte pėrjashta, nė oborr. Dhe ja, iu afrua njė shėrbėtore e i tha: “Edhe ti ishe me Jezu Galileasin.” 70 Por ai, para tė gjithėve, i ra mohit me kėto fjalė: “Nuk di ē’po thua!” 71 Dhe, ndėrsa po i afrohej derės pėr tė dalė jashtė, e vuri re njė shėrbėtore tjetėr e u tha tė pranishmėve: “Ky ishte me Jezu Nazarenin.” 72 E ai prapė e mohoi me be: “As qė e njoh atė njeri!” 73 Pakėz mė vonė, u afruan ata qė ishin aty e i thanė Pjetrit: “Vėrtet, edhe ti qenke njė prej tyre! Ja, edhe mėnyra e tė folurit tėnd tė zbulon!” 74 Atėherė Pjetri ia nisi tė lėshojė be e rrufe se nuk e njihte atė njeri. S’vonoi, kėndoi gjeli! 75 Atėherė Pjetrit i ra nė mend fjala qė ia pati thėnė Jezusi: “Para se tė kėndojė gjeli, tri herė do tė mė biesh mohit.”

Doli pėrjashta dhe qau me lot pėr faqe.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Komploti kundėr Jezusit