Kapitujt

Mateu: 3. Predikimi i Gjon Pagėzuesit

3

1 Nė ato ditė u duk Gjon Pagėzuesi duke predikuar nė shkretėtirėn e Judesė 2 e thoshte: “Kthehuni se u afrua Mbretėria e qiellit!”

3 Dhe, njėmend, ky ėshtė ai pėr tė cilin parafoli Isaia kur tha:

“Zėri i atij qė bėrtet nė shkretėtirė:

pėrgatitni udhėn e Zotit,

rrafshoni shtigjet e tij!”

4 Gjoni ishte i veshur me petk leshi deveje e rreth ijėve kishte njė rrip lėkure; ushqehej me karkaleca e me mjaltė tė egėr. 5 Asohere vinte tek ai Jerusalemi, mbarė Judeja dhe e gjithė krahina e Jordanit. 6 E pasi ata i rrėfenin mėkatet e veta, ky i pagėzonte nė lumin Jordan.

7 Kur pa se shumė farisenj e saducenj po i vinin nė pagėzim, u tha: “Pjellė shlligash, kush ju mėsoi t’i ikni zemėrimit qė po vjen? 8 Bėni, pra, vepra tė denja kthimi! 9 As mos t’ju bjerė nė mend tė thoni nė vete: ‘Kemi atė Abrahamin!’ sepse unė po ju them: Hyji mund t’i nxjerrė Abrahamit bij edhe prej kėtyre gurėve! 10 Tashmė sėpata u vu nė rrėnjė tė pemėve; ēdo lėndė qė nuk jep fryt tė mirė, pritet e hidhet nė zjarr.

11 Unė ju pagėzoj me ujė nė shenjė kthimi, porse ai qė po vjen pas meje, ėshtė mė i fortė se unė e unė nuk jam i denjė as t’ia zbath sandalet: Ai do t’ju pagėzojė me Shpirtin Shenjt e me zjarrr. 12 Ai e ka nė dorėn e vet terplotėn e do ta pastrojė lėmin e vet; grurin e vet do ta mbledhė nė grunar, kurse bykun do ta djegė nė zjarr tė pafikshėm.”

Pagėzimi i Jezusit

(Mk 1, 9‑11; Lk 3, 21‑22)

13 Atėherė erdhi Jezusi prej Galilesė nė Jordan te Gjoni pėr t’u pagėzuar prej tij. 14 Gjoni donte t’i kundėrshtonte e i thoshte: “Mua mė duhet tė pagėzohem prej teje, e ti po vjen tek unė?” 15 Por Jezusi iu pėrgjigj: “Lėre tani! Sepse kėshtu na ka hije tė kryejmė ēdo gjė qė pėrkon me vullnetin e Hyjit.”

Atėherė e lejoi.

16 Menjėherė pas pagėzimit Jezusi doli nga uji. Dhe, ja! Iu hapėn qiejt dhe e pa Shpirtin e Hyjit duke zbritur porsi pėllumb e duke ardhur mbi tė. 17 Dhe, ja, njė zė qė vinte nga qielli, tha: “Ky ėshtė Biri im i dashur, tė cilin e kam pėr zemėr!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Predikimi i Gjon Pagėzuesit