Kapitujt

Mateu: 5. Lumturitė

5

1 Jezusi, kur pa turmėn, u ngjit nė mal. Kur u ul, iu afruan nxėnėsit e tij. 2 Atėherė mori fjalėn dhe i mėsoi duke thėnė:

Lumturitė

(Lk 6, 20‑23)

3 “Lum skamnorėt nė shpirt

sepse e tyre ėshtė Mbretėria e qiejve!

4 Lum ata qė qajnė

sepse do tė ngushėllohen!

5 Lum ata qė janė tė butė

sepse do ta trashėgojnė tokėn!

6 Lum ata qė kanė uri e etje pėr drejtėsi

sepse do tė ngihen!

7 Lum tė mėshirshmit

sepse do tė gjejnė mėshirė!

8 Lum ata qė janė tė pastėr nė zemėr

sepse do ta shohin Hyjin.

9 Lum pajtuesit

sepse do tė quhen bijtė e Hyjit.

10 Lum ata qė salvohen pse kryejnė ēka Hyji kėrkon

sepse e tyre ėshtė Mbretėria e qiejve.

11 Tė lumėt ju kur t’ju shajnė e t’ju salvojnė dhe kur, pėr shkakun tim, t’i thonė tė gjitha tė zezat kundėr jush, por nė rrenė! 12 Gėzohuni e galdoni, sepse i madh do tė jetė shpėrblimi juaj nė qiell! Jo po, kėshtu i salvuan edhe profetėt para jush!”

Kripa e tokės e drita e botės

(Mk 9, 50; Lk 14, 34‑35)

13 “Ju jeni kripa e tokės. Po qe se kripa prishet, me ēka mund tė kripet? S’vlen mė pėr asgjė, pėrveēse tė hidhet jashtė e ta shkelin njerėzit.

14 Ju jeni drita e botės. Nuk mund tė fshihet qyteti i ngritur nė majė tė malit. 15 As nuk ndizet dritėza pėr ta vėnė nėn magje, por pėr ta vėnė mbi pishtar pėr t’u bėrė dritė tė gjithėve nė shtėpi. 16 Ashtu tė shndrisė edhe drita juaj para njerėzve, qė t’i shohin veprat tuaja tė mira e ta lėvdojnė Atin tuaj qė ėshtė nė qiell.”

Qėndrimi i Jezusit ndaj Besėlidhjes sė Vjetėr

17 “Mos t’ju shkojė ndėr mend se erdha pėr ta shlyer Ligjin ose Profetėt! Jo, s’erdha tė shlyej, por tė pėrkryej. 18 Pėr tė vėrtetė po ju them: derisa tė jetė qielli e toka, asnjė germė dhe asnjė presje nuk do t’i hiqet Ligjit, por do tė zbatohen tė gjitha.

19 Prandaj, kushdo qė do ta shlyejė njėrin ndėr kėta urdhra, qoftė edhe mė tė voglin, dhe do t’i mėsojė njerėzit tė bėjnė ashtu, do tė jetė mė i vogli nė Mbretėrinė e qiellit; ndėrsa ai qė do t’i mbajė dhe do t’i mėsojė, do tė jetė i madh nė Mbretėrinė e qiellit.

20 Sepse, unė po ju them: nėse drejtėsia juaj nuk do tė jetė mė e madhe se drejtėsia e skribėve dhe e farisenjve, nuk do tė hyni nė Mbretėrinė e qiellit.”

Zemėrimi

21 “Keni dėgjuar se u qe thėnė tė vjetėrve: ‘Mos vra!’ Kush vret do tė jetė pėrgjegjės para gjyqit.

22 E unė po ju them: Kushdo zemėrohet kundėr vėllait tė vet, do tė jetė pėrgjegjės para gjyqit; e kush t’i thotė vėllait tė vet: ‘Budalla’, do tė jetė pėrgjegjės para Sinedrit; kush t’i thotė: ‘I marrė’, do tė pėrgjigjet nė zjarrin e ferrit.

23 Pra, nėse e sjell dhuratėn tėnde pėr ta kushtuar nė lter e aty tė bie nė mend se yt vėlla ka diēka kundėr teje, 24 lėre dhuratėn tėnde aty para lterit, shko e pajtohu mė parė me vėllain tėnd e pastaj eja e kushtoje dhuratėn tėnde!

25 Rregullohu shpejt me kundėshtarin tėnd sa tė jesh ende nė udhėtim me tė, qė kundėrshtari tė mos tė tė dorėzojė te gjykatėsi e ky te rojtari i gjyqit, qė tė mos tė ndryejnė nė burg. 26 Pėr tė vėrtetė po tė them: s’do tė dalėsh prej andej para se ta paguash edhe paranė mė tė fundit.”

Mėsimi mbi kurorėthyerjen

27 “Keni dėgjuar se qe thėnė: ‘Mos e the kurorėn!’ 28 E unė po ju them: kushdo qė me dėshirim e shikon njė grua, nė zemrėn e vet e ka bėrė fėlligėshtinė me tė. 29 Nėse syri yt i djathtė tė ēon nė mėkat, nxirre e flake larg teje! Ėshtė mė mirė pėr ty tė humbasėsh njėrėn nga gjymtyrėt e tua, se i tėrė trupi yt tė hidhet nė ferr. 30 E nėse dora jote e djathtė tė ēon nė mėkat, preje e hidhe larg teje! Ėshtė mė mirė pėr ty tė humbasėsh njė gjymtyrė se i tėrė trupi yt tė hidhet nė ferr.”

Mėsimi mbi divorcin

(Mt 19, 9; Mk 10, 11‑12; Lk 16, 18)

31 “Qe thėnė edhe: ‘Kush e ndan gruan e vet, le t’ia japė letrėn e ndarjes.’ 32 E unė po ju them: kushdo e ndan gruan e vet ‑ pėrveēse nė rastin e fėlligėshtisė ‑ e bėn atė tė thyejė kurorėn; e nėse ndokush martohet me gruan e ndarė, then kurorėn.”

Mėsimi mbi betimin

33 “Keni dėgjuar gjithashtu se u qe thėnė tė vjetėrve: ‘Mos e the betimin, por zbato ēka i ke premtuar Zotit me betim!’ 34 E unė po ju them: assesi mos u betoni; as me Qiell, sepse ai ėshtė froni i Hyjit, 35 as me Tokė, sepse ajo ėshtė shtroja e kėmbėve tė tij as me Jerusalem, sepse ai ėshtė qyteti i Mbretit tė madh. 36 Mos bėj be as nė kokėn tėnde, sepse nuk je i zoti as njė fije floku ta bėsh tė bardhė ose tė zezė. 37 Fjala juaj le tė jetė: Po, po; jo, jo! Ēkado qė ėshtė mė tepėr se kaq, vjen prej Qoftėlargut.”

Mėsimi mbi hakmarrjen

(Lk 6, 29‑30)

38 “Keni dėgjuar se qe thėnė: ‘Syrin pėr sy e dhėmbin pėr dhėmb’. 39 Unė po ju them: Mos u kacafytni me tė keqin, por atij qė tė bie shuplakė faqes sė djathtė, ktheja edhe tė tjetrėn. 40 Atij qė do tė tė qesė nė gjyq pėr tė tė marrė kėmishėn, jepja edhe pallton. 41 E nėse ndokush tė shtrėngon tė ecėsh me tė njė milje, ti bėji dy; 42 atij qė tė lyp, jepi, e atij qė tė kėrkon hua, mos ia kthe shpinėn.”

Dashuria ndaj armiqve

(Lk 6, 27‑28, 32‑36)

43 “Keni dėgjuar se qe thėnė: ‘Duaje tė afėrmin tėnd’ e urreje armikun tėnd. 44 E unė po ju them: Duajini armiqtė tuaj, lutuni pėr ata qė ju salvojnė, 45 pėr t’u bėrė bijtė e Atit tuaj qė ėshtė nė qiell, sepse Ai bėn tė lindė dielli i tij mbi tė kėqijtė e mbi tė mirėt e tė bjerė shi pėr tė drejtėt e pėr tė padrejtėt. 46 Sepse, po qe se i doni vetėm ata qė ju duan, ēfarė shpėrblimi meritoni? Pse a nuk bėjnė kaq edhe tagrambledhėsit? 47 E nėse i pėrshėndetni vetėm vėllezėrit tuaj, ēfarė bėni tė veēantė? A nuk bėjnė tė njėjtėn gjė edhe paganėt?

48 Jini, pra tė pėrkryer siē ėshtė i pėrkryer edhe Ati juaj qė ėshtė nė qiell!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Lumturitė