Kapitujt

Mateu: 12. Kallinjtė e shkokėlitura tė shtunėn

12

1 Nė atė kohė ‑ njė tė shtunė ‑ Jezusi kaloi nėpėr tė mbjella. Nxėnėsit e tij tė uritur, filluan tė kėpusin kallinj e tė hanė. 2 Kur i panė farisenjtė, i thanė:

“Ja, nxėnėsit e tu po bėjnė ēka s’ėshtė e lejueshme tė bėhet tė shtunėn!”

3 Jezusi u pėrgjigj:

“Vallė a nuk keni lexuar ē’bėri Davidi kur u urit ai dhe shoqėruesit e tij? 4 Si hyri nė Shtėpinė e Hyjit dhe i hėngrėn bukėt e kushtuara, qė nuk ishte e lejueshme t’i hante as ai as shoqėruesit e tij, por vetėm priftėrinjtė? 5 Apo nuk keni lexuar nė Ligj se priftėrinjtė e prishin tė shtunėn nė Tempull nė ditė tė shtuna e nuk bėjnė mėkat? 6 E unė po ju them: ėshtė kėtu diē mė e madhe se Tempulli! 7 Ta kishit kuptuar se ē’do tė thotė fjala: ‘Dua mėshirėn e jo flinė’, nuk i kishit dėnuar kėta njerėz qė s’po bėjnė faj. 8 Biri i njeriut ėshtė me tė vėrtetė i zoti i tė shtunės!”

Njeriu me dorė tė thatė

(Mk 3, 1‑6; Lk 6, 6‑11)

9 Jezusi u ēua prej andej e shkoi nė sinagogėn e tyre. 10 Dhe, ja, aty ishte njė njeri qė e kishte dorėn e thatė. E pyetėn me qėllim qė tė mund ta paditnin:

“A ėshtė e lejueshme qė ndokush tė shėrojė ditėn e shtunė?”

11 Jezusi u pėrgjigj:

“A ka ndėr ju njeri tė tillė qė, po i ra e vetmja dele qė ka nė gropė tė shtunėn, nuk shkon e nuk e nxjerr? 12 E njeriu sa ėshtė mė i vlefshėm se delja? Prandaj, kush thotė se nuk ėshtė e lejueshme tė bėsh mirė tė shtunėn?”

13 Atėherė i tha njeriut: “Shtrije dorėn tėnde!”

Ai e shtriu dorėn ‑ e dora iu bė shėndoshė si tjetra.

14 Farisenjtė, si dolėn jashtė, mbajtėn kėshillim kundėr tij si ta vrisnin.

Jezusi “Shėrbėtori i Hyjit i zgjedhur”

15 Kur Jezusi e mori vesh, u largua prej andej. Pas tij shkuan shumė vetė dhe ai i shėroi tė gjithė. 16 I urdhėroi qė tė mos e shpallnin, 17 pėr tė shkuar nė vend fjala e Isaisė profet:

18 “Ja shėrbėtori im, tė cilin e zgjodha,

i Dashuri im, qė e ka pėr zemėr shpirti im.

Nė tė do ta vė Shpirtin tim.

Ai do t’u lajmėrojė paganėve fenė e vėrtetė.

19 Nuk do tė kėrcėnojė as nuk do tė bėrtasė,

askush s’do ta dėgjojė zėrin e tij nė sheshe.

20 As kallamin e shkelur s’do ta thyejė,

as fitilin qė veēsa tymon nuk do ta ndalė

derisa ta ketė ēuar tė drejtėn nė fitore.

21 Nė Emrin e tij do tė shpresojnė popujt.”

Jezusi e Beelzebuli

(Mk 3, 20‑30; Lk 11, 14‑23; 12, 10)

22 Atėherė i sollėn njė tė djallosur qė ishte i verbėr e memec. Jezusi e shėroi, kėshtu qė memeci mundi tė flasė e tė shohė. 23 Mbarė populli mbeti i habitur e thoshte: “A mos ėshtė ky Biri i Davidit?” 24 Por farisenjtė, kur dėgjuan, thanė: “Ky nuk i dėbon djajtė vetė, por i ndihmon Beelzebuli, kryetari i djajve.” 25 Jezusi, duke i ditur mendimet e tyre, u tha:

“Ēdo mbretėri, e ndarė nė vetvete, do tė mbarojė dhe, s’ka qytet as shtėpi, tė ndarė nė vetvete, qė mund tė qėndrojė. 26 Nėse, pra, djalli e dėbon djallin ai ėshtė i ndarė nė vetvete. E si atėherė do tė mund tė qėndrojė mbretėria e tij? 27 Nėse unė po i nxjerrkam djajtė me ndihmėn e Beelzebulit, me ndihmėn e kujt i dėbojnė bijtė tuaj? Prandaj, ata do tė jenė gjykatėsit tuaj! 28 Por, nė qoftė se unė i dėboj djajtė me ndihmėn e Shpirtit tė Hyjit, do tė thotė se arriti ndėr ju Mbretėria e Hyjit.

29 Ose prapė: si mund tė hyjė ndokush nė shtėpinė e tė fortit e t’ia rrėmbejė orenditė, nė qoftė se mė parė nuk e lidh tė fortin? Vetėm atėherė mund t’ia plaēkisė shtėpinė.

30 Kush nuk ėshtė me mua, ėshtė kundėr meje e kush nuk mbledh me mua, ai shkapėrderdh.

31 Prandaj po ju them: ēdo faj e blasfemi do t’u falet njerėzve, kurse blasfemia kundėr Shpirtit Shenjt, nuk do tė falet. 32 E nėse ndokush thotė ndonjė fjalė kundėr Birit tė njeriut, mund t’i falet faji, por nėse ndokush thotė ndonjė gjėsend kundėr Shpirtit Shenjt, nuk do t’i falet as nė kėtė botė as nė botėn e ardhshme.”

Pema njihet prej fryteve tė saj

(Lk 6, 43‑45)

33 Pėr tė pasur fryt tė mirė, duhet ta keni pemėn e mirė; nė paēit pemė tė keqe, ju do tė keni fryte tė kėqija, sepse pema njihet prej frytit. 34 Gjarpėrinj gjarpėrinjsh! Si mund tė flisni mirė, kur jeni tė kėqij? Sepse ē’ka zemra qet goja! 35 Njeriu i mirė, prej visarit tė mirė, nxjerr gjėra tė mira, njeriu i keq, prej visarit tė keq nxjerr tė kėqija. 36 Unė po ju them: njerėzit do tė pėrgjigjen nė Ditėn e Gjyqit pėr secilėn fjalė tė kotė qė do ta kenė thėnė: 37 Sepse, nė saje tė fjalėve tė tua do tė shfajėsohesh ose nė saje tė fjalėve tė tua do tė dėnohesh.

Tė dijshmit kėrkojnė njė shenjė

(Mk 8, 11‑12; Lk 11, 29‑32)

38 Njė herė disa skribė e disa farisenj morėn fjalėn e i thanė:

“Mėsues, prej teje duam tė shohim njė shenjė.”

39 Ai u pėrgjigj:

“Breznia e prapė dhe lavire shenjė kėrkon! Shenjė tjetėr s’do t’i jepet pėrveē shenjės sė Jonės profet! 40 Sikurse Jona qe nė barkun e pėrbindėshit tė detit tri ditė e tri net, ashtu edhe Biri i njeriut do tė jetė nė zemrėn e tokės tri ditė e tri net. 41 Njerėzit e Ninivės do tė ngrihen Ditėn e Gjyqit bashkė me kėtė brezni dhe do ta dėnojnė, sepse ata u kthyen nė predikimin e Jonės. E ja, kėtu diē mė shumė se Jona! 42 Mbretėresha e Jugut do tė ngritet Ditėn e Gjyqit bashkė me kėtė brezni dhe do ta dėnojė, sepse ajo erdhi nga skaji i botės pėr tė dėgjuar urtinė e Salomonit, dhe ja, diē kėtu mė shumė se Salomoni!”

Kthimi i djallit

(Lk 11, 24‑26)

43 “Kur qoftėlargu del nga njeriu, endet nėpėr vende tė shkretuara duke kėrkuar pushim. Por nuk e gjen. 44 Atėherė thotė: ‘Po kthehem nė shtėpinė time, prej sė cilės dola. ’Kur arrin, e gjen shtėpinė tė zbrazėt, tė fshirė e tė rregulluar.

45 Atėherė shkon, merr me vete shtatė shpirtra mė tė kėqij se vetė, hyjnė e vendosen aty. Kėshtu gjendja e fundit e kėtij njeriu bėhet mė e keqe se e para.

Kėshtu do t’i ndodhė edhe kėsaj breznie tė prapė.”

Familja e vėrtetė e Jezusit

(Mk 3, 31‑35; Lk 8, 19‑21)

46 Ndėrsa ai ende po i predikonte popullit, pėrjashta prisnin nėna e tij e vėllezėrit dhe po e kėrkonin tė flisnin me tė. 47. Dikush i tha: [“Shih! Nėna jote dhe vėllezėrit e tu presin jashtė dhe dėshirojnė tė flasin me ty.”]

48 Ai iu pėrgjigj atij qė e lajmėroi:

“Kush ėshtė nėna ime dhe kush janė vėllezėrit e mi?”

49 E shtriu dorėn e vet drejt nxėnėsve tė vet e tha:

“Ja, nėna ime e vėllezėrit e mi! 50 Sepse vėllai im, motra ime e nėna ime ėshtė ai qė kryen vullnetin e Atit tim qė ėshtė nė qiell.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Kallinjtė e shkokėlitura tė shtunėn