Kapitujt

Mateu: 13. Shėmbėlltyra e mbjellėsit

13

1 Atė ditė Jezusi doli prej shtėpisė dhe u ul tė rrijė buzė detit. 2 Njė turmė e madhe populli ngarendi tek ai kėshtu qė hipi nė barkė e u ul ndenjur, kurse mbarė populli zuri vend nė breg.

3 U foli pėr shumė gjėra nė shėmbėlltyra.

Kėshtu u tha:

4 “Doli mbjellėsi pėr tė mbjellė. Ndėrsa po mbillte, disa kokrra ranė pranė udhės, erdhėn shpendėt dhe i hėngrėn. 5 Disa ranė nė zallinė, ku kishte pak dhe. Mbinė shpejt, sepse nuk e kishin tokėn e thellė. 6 Porse, kur doli dielli, u vyshkėn prej vapės dhe u thanė, pse nuk kishin rrėnjė. 7 Disa tė tjera ranė nė ferra. Ferrat u rritėn e ua zunė frymėn. 8 Kurse disa tė tjera ranė nė tokė tė mirė e ato dhanė fryt: njėra njėqindfish, tjetra gjashtėdhjetėfish e tjetra tridhjetėfish.

9 Kush ka veshė, le tė dėgjojė!”

Pėrse Jezusi flet nė shėmbėlltyra

(Mk 4, 10‑12; Lk 8, 9‑10)

10 Nxėnėsit iu afruan Jezusit dhe e pyetėn:

“Pse po u flet me shėmbėlltyra?”

11 Ai u pėrgjigj:

“Sepse ju e morėt dhuratėn t’i njihni fshehtėsitė e Mbretėrisė sė qiellit, ndėrsa ata nuk e morėn. 12 Pėr tė vėrtetė, atij qė ka do t’i jepet edhe mė dhe do tė ketė me shumicė, kurse atij qė s’ka, do t’i merret edhe ajo pakicė qė ka. 13 Pėr kėtė arsye atyre u flas nė shėmbėlltyra, sepse shikojnė e nuk shohin, dėgjojnė e nuk ndiejnė as nuk kuptojnė. 14 Mbi ta plotėsohet profecia e Isaisė qė thotė:

“Mirė do tė dėgjoni ‑ por s’do tė kuptoni,

mirė do tė shikoni ‑ por nuk do tė shihni.

15 Vėrtet zemra e kėtij populli s’ka mė ndjenja,

u bė i rėndė ndėr veshė,

sytė i janė mbyllur,

qė tė mos shohė me sy,

tė mos dėgjojė me veshė,

qė tė mos kuptojė shpirti i tyre

e tė mos kthehen.

E unė i kisha shėruar!”

16 Lum sytė tuaj qė shohin e veshėt tuaj qė dėgjojnė! 17 Pėrnjėmend po ju them; shumė profetė e tė drejtė dėshiruan tė shohin ēka ju po shihni, por nuk e panė, tė dėgjojnė ēka ju po dėgjoni e nuk e dėgjuan.”

Shtjellimi i shėmbėlltyrės mbi mbjellėsin

(Mk 4, 13‑20; Lk 8, 11‑15)

18 “Tani dėgjoni ē’do tė thotė shėmbėlltyra e mbjellėsit: 19 Secilit qė e dėgjon Fjalėn e Mbretėrisė e nuk e kupton, i vjen i Keqi dhe ia rrėmben atė qė i qe mbjellė nė zemėr. Ky ėshtė ai qė u mboll ‘pranė udhės’. 20 E i mbjelli ‘nė zallinė’, ėshtė ai qė e dėgjon Fjalėn dhe me gėzim e pranon, 21 porse, pėr arsye se s’ka rrėnjė nė vetvete ‑ pse ėshtė i paqėndrueshėm, posa tė vijė ndonjė ngushticė ose salvim pėr shkak tė Fjalės, pėrnjėherė e bjerr besimin. 22 E i mbjelli ‘nė ferra’, ėshtė ai qė e dėgjon Fjalėn, por kujdesi i tepruar i kėsaj bote dhe gėnjimi i pasurisė, ia marrin frymėn Fjalės e ajo mbetet pa fryt. 23 E i mbjelli nė ‘tokė tė mirė’, ėshtė ai qė e dėgjon Fjalėn, e kupton dhe bie fryt: njėri njėqindfish, tjetri gjashtėdhjetėfish e tjetri tridhjetėfish.”

Shėmbėlltyra e grurit dhe e egjrės

24 U tregoi edhe njė shėmbėlltyrė tjetėr:

“Mbretėria e qiellit ėshtė e ngjashme me njeriun qė mbolli farė tė mirė nė arėn e vet. 25 Ndėrkohė qė njerėzit po flinin, erdhi armiku i tij, mbolli egjėr nėpėr grurė e shkoi.

26 Kur u rritėn tė mbjellat dhe lidhėn frytin, atėherė u duk edhe egjra. 27 Shėrbėtorėt iu afruan tė zotit tė shtėpisė dhe i thanė: ‘Zotėri, a nuk mbolle farė tė mirė nė arėn tėnde? Nga doli, pra, egjra? 28 Ai u pėrgjigj: ‘Armiku e bėri kėtė!’Atėherė i thanė shėrbėtorėt: ‘A tė shkojmė e ta mbledhim?’ 29 Jo ‑ u pėrgjigj ai ‑ se duke e mbledhur egjrėn druaj se, bashkė me tė, nxirrni edhe grurin! 30 Lėrini tė rriten bashkė deri nė tė korra. Nė kohė tė korrjes do t’u them korrėsve: mblidhni mė parė egjrėn dhe lidheni nė duaj pėr ta djegur e grurin mblidheni nė drithnikun tim!’“

Shėmbėlltyra e sinapit dhe e tharmit

(Mk 4, 30‑32; Lk 13, 18‑21)

31 Pastaj u tregoi njė shėmbėlltyrė tjetėr;

“Mbretėria e qiellit ėshtė e ngjashme me kokrrėn e sinapit, tė cilėn njeriu e mori dhe e mbolli nė arėn e vet. 32 Ajo ėshtė, pa dyshim, mė e vogla ndėr tė gjitha farėrat, por, kur rritet, bėhet mė e madhe se tė gjitha barishtet, zhvillohet nė pemė, sa qė shpendėt e qiellit vijnė e bėjnė ēerdhe nė degė tė tij.”

33 U tregoi edhe njė shėmbėlltyrė tjetėr:

“Mbretėria e qiellit i pėrngjan tharmit qė e merr gruaja dhe e pėrzien me tri masė miell derisa tė mbruhet e gjitha.”

Pėrse Jezusi flet nė shėmbėlltyra

(Mk 4, 33 ‑ 34)

34 Tė gjitha kėto Jezusi ia tha popullit nė shėmbėlltyra dhe asgjė nuk i thoshte pa shėmbėlltyra 35 qė tė plotėsohej fjala e profetit:

‘Do tė flas nė shėmbėlltyra,

do tė zbuloj gjėra tė fshehura qė nga krijimi (i botės)’.

Shtjellimi i shėmbėlltyrės sė egjrės

36 Atėherė e shpėrndau turmėn dhe hyri nė shtėpi. Nxėnėsit iu afruan dhe e pyetėn:

“Na e shtjello shėmbėlltyrėn e egjrės sė arės.”

37 Ai u pėrgjigj:

“Ai qė e mbjell farėn e mirė, ėshtė Biri i njeriut. 38 Ara ėshtė bota. Fara e mirė janė ata qė i pėrkasin Mbretėrisė. Egjra paraqet ata qė i pėrkasin Qoftėlargut. 39 Armiku qė mbolli egjrėn ėshtė djalli. Korrja ėshtė mbarimi i botės. Korrtarėt janė engjėjt. 40 Siē mblidhet egjra e digjet nė zjarr, kėshtu do tė ndodhė nė mbarimin e botės. 41 Biri i njeriut do t’i dėrgojė engjėjt e vet pėr t’i mbledhur nė Mbretėrinė e tij tė gjithė ngashnjyesit dhe ata qė bėjnė keq, 42 e do t’i hedhin nė furrė tė ndezur, ku do tė jetė vaj e kėrcėllim dhėmbėsh. 43 Kurse tė drejtėt, atėherė, do tė shndrisin porsi dielli nė Mbretėrinė e Atit tė tyre.

Kush ka veshė, le tė dėgjojė!”

Tri shėmbėlltyra

44 “Mbretėria e qiellit ėshtė e ngjashme me thesarin e fshehur nė arė: njeriu qė e gjen, e fsheh prapė, dhe, plot gėzim, shkon, shet gjithēka ka dhe e blen atė arė.

45 Pastaj Mbretėria e qiellit i pėrngjan tregtarit qė kėrkon perla tė ēmueshme. 46 Kur gjen njė perlė me vlerė tė madhe, shkon, shet gjithēka ka dhe e blen atė perlė.

47 Pėrsėri Mbretėria e qiellit i ngjan rrjetės qė hidhet nė det dhe mbledh ēdo lloj peshku. 48 Kur mbushet, peshkatarėt e qesin nė breg, ulen dhe i mbledhin peshqit e mirė nė enė e tė kėqijtė i tresin. 49 Kėshtu do tė ndodhė edhe nė mbarimin e botės: do tė dalin engjėjt e do t’i ndajnė tė kėqijtė prej tė drejtėve 50 dhe do t’i hedhin nė furrė tė ndezur, ku do tė jetė vaj dhe kėrcėllim dhėmbėsh.”

Thesari i ri dhe i vjetėr

51 “A i kuptuat tė gjitha kėto?

“Po! ‑ iu pėrgjigjėn ata.

52 E ai u tha:

“Kėshtu pra, ēdo skrib, qė e pėrvetėsoi mėsimin e Mbretėrisė sė qiellit i pėrngjan tė zotit tė shtėpisė, qė nxjerr nga thesari i vet gjėra tė reja e tė vjetra.”

Jezusin e pėrbuzin nė Nazaret

(Mk 6, 1‑6; Lk 4, 16‑30)

53 Kur Jezusi i kreu sė treguari kėto shėmbėlltyra, shkoi prej andej. 54 Si erdhi nė qytetin ku ishte rritur, i mėsonte qytetarėt nė sinagogėn e tyre ashtu qė, tė mahnitur, thoshin: “Nga i erdhi kėtij kjo dije dhe kjo fuqi mrekullish? Po a nuk ėshtė biri i zdrukthėtarit? 55

Po a nuk i quhet e ėma Mari e vėllezėrit Jakob, Jozef, Simon e Judė? 56 Po a nuk janė ndėr ne tė gjitha motrat e tij? Nga, atėherė, i erdhėn kėtij tė gjitha kėto?” 57 E kjo u shkaktonte mosbesim nė tė. Prandaj Jezusi u tha: “Profetit nuk i jepet nderim vetėm nė vendlindjen e vet e nė shtėpinė e vet!”

58 Pėr shkak tė mosbesimit tė tyre nuk bėri aty shumė mrekulli.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Shėmbėlltyra e mbjellėsit