Kapitujt

Mateu: 24. Fillimi i vėshtirėsive

24

1 Kur Jezusi doli nga Tempulli e po largohej, iu afruan nxėnėsit e tij pėr t’i treguar ndėrtesat e Tempullit. 2 Ai u tha:

“A po i shihni tė gjitha kėto? Pėr tė vėrtetė po ju them: kėtu s’do tė mbesė as gur mbi gur. Secili do tė rrėzohet!”

Fillimi i vėshtirėsive

(Mk 13, 3‑13; Lk 21, 7‑19)

3 Kur u ul tė rrijė nė malin e Ullinjve, iu afruan veēmas nxėnėsit e tij e i thanė:

“Na trego kur do tė ndodhin kėto dhe cila ėshtė shenja e Ardhjes sate dhe i mbarimit tė botės?”

4 Jezusi iu pėrgjigj:

“Ruajuni mos t’ju gėnjejė kush, 5 sepse shumė do tė vijnė nė emrin tim e do tė thonė: ‘Unė jam Mesia!’ e do tė gėnjejnė shumėkėnd.

6 Do tė dėgjoni pėr luftėra dhe pėr ushtima luftėrash. Mos u kushtrimoni! Tė gjitha kėto do tė ndodhin, por ende nuk do tė jetė mbarimi! 7 Sepse do tė ngrihet njė popull kundėr njė populli tė tjetėr e njė mbretėri kundėr njė mbretėrie tjetėr e do tė ketė uri e tėrmete nė vende tė ndryshme. 8 Tė gjitha kėto janė veēse fillimi i mundimeve.

9 Atėherė do t’ju mundojnė dhe do t’ju vrasin. Tė gjithė popujt do t’ju urrejnė pėr shkak tė emrit tim. 10 Atėherė shumė do ta lėnė fenė. Do ta tradhtojnė njėri‑tjetrin dhe do ta urrejnė shoqi‑shoqin. 11 Do tė ngrihen shumė profetė tė rrejshėm dhe shumėkėnd do tė gėnjejnė. 12 E, ngase do tė marrė hov padrejtėsia, shumėkujt do t’i ftohet dashuria. 13 Por, ai qė do tė qėndrojė deri nė fund, do tė shėlbohet.

14 Ky Ungjill i Mbretėrisė do tė shpallet nė mbarė botėn, qė kėshtu tė gjithė popujt ta kenė provėn e sė vėrtetės sė zbuluar. Atėherė do tė vijė mbarimi”

Ngushtica e madhe

(Mk 13, 14‑23; Lk 21, 20‑24)

15 “Kur, pra, tė shihni se ‘Nė vendin e shenjtė hipi nė fron Shkretuesi i Urrejtur’ pėr tė cilin foli Danieli profet ‑ kush lexon, le ta kuptojė: 16 atėherė ata qė do tė ndodhen nė Jude, le tė ikin nė male. 17 Kush tė ndodhet mbi pullaz, tė mos zbresė pėr tė marrė ndonjė gjė nė shtėpinė e vet. 18 As ai qė tė ndodhet nė arė, tė mos kthehet pėr tė marrė petkun e vet.

19 Por vaj pėr gratė shtatzėna e pėr ato qė do t’u japin gji fėmijėve, nė ato ditė!

20 Lutuni qė ikja juaj tė mos jetė nė dimėr ose tė shtunėn! 21 Sepse atėherė do tė jetė mjerim aq i madh, sa qė mjerim tė tillė nuk ka pasur qė kur u krijua bota deri tani, as nuk do tė ketė mė!

22 Dhe, po tė mos shkurtoheshin ato ditė, askush nuk do tė shpėtojė; por, pėr hir tė tė zgjedhurve, do tė shkurtohen ato ditė.

23 Nėse atėherė do t’ju thotė kush: ‘Ja, kėtu ėshtė Mesia’, apo ‘Atje’ ‑ mos besoni! 24 Sepse do tė paraqiten mesķ tė rrejshėm e profetė tė rrejshėm dhe do tė tregojnė shenja tė mėdha e tė ēuditshme, aq sa t’i gėnjejnė, po tė ishte e mundur, edhe tė zgjedhurit.

25 Ja, ju paralajmėrova!

26 Prandaj, nėse ju thonė: ‘Ja, tek ėshtė nė shkretėtirė’, mos luani vendit! ‘Ja, tek ėshtė nė dhomėn e strehimit’, mos besoni! 27 Sepse Ardhja e Birit tė njeriut do tė jetė si vetėtima qė del nė lindje e duket deri nė perėndim!

28 Ku tė jetė cofėtina, aty do tė mblidhen shqiponjat!”

Ardhja e Birit tė njeriut

(Mk 13, 24‑27; Lk 21, 25‑28)

29 “Menjėherė pas mjerimit tė atyre ditėve

‘Dielli do tė terratiset,

hėna nuk do ta lėshojė dritėn e vet,

yjet do tė bien nga qielli

e trupat qiellorė do tė lėkunden.’

30 Atėherė do tė duket nė qiell shenja e Birit tė njeriut; atėbotė tė gjitha fiset e dheut do qajnė dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retė e qiellit me fuqi dhe me madhėri tė madhe. 31 Ai do t’i dėrgojė engjėjt e vet me bori tė madhe pėr t’i bashkuar tė zgjedhurit e tij nga katėr anėt e botės, prej njėrit skaj tė qiellit nė tjetrin.”

Mėsimi nga shėmbėlltyra e fikut

(Mk 13, 28‑31; Lk 21, 29‑33)

32 “Kuptojeni krahasimin qė jep shėmbėlltyra e fikut: posa t’i njomėsohen degėt e tė qesė gjethet, e dini se vera ėshtė afėr. 33 Kėshtu edhe ju, kur t’i shihni tė gjitha kėto, dijeni se Biri i njeriut ėshtė afėr ‑ te dera! 34 Pėr tė vėrtetė po ju them: s’do tė kalojė kjo brezni pa shkuar nė vend tė gjitha kėto. 35 Qielli e toka do tė zhduken, por fjalėt e mia nuk do tė bien poshtė.”

Dita dhe ora e panjohur

(Mk 13, 32‑37; Lk 17, 26‑30; 34‑36)

36 “E kur do tė jetė ajo ditė dhe ajo orė, askush s’di gjė, as engjėjt e qiellit, as Biri, me pėrjashtim vetėm tė Atit! 37 Dhe, si qe nė ditėt e Noehit ‑ ashtu do tė jetė edhe Ardhja e Birit tė njeriut, 38 dhe, sikurse nė ditėn para pėrmbytjes, njerėzit hanin e pinin, merrnin gra e gratė burra deri atė ditė kur Noehi hyri nė arkė, 39 e nuk ua preu mendja se do t’u ndodhte gjė derisa erdhi pėrmbytja e i fshiu: ashtu do tė jetė edhe nė Ardhjen e Birit tė njeriut.

40 Atėherė, prej dy vetėve, qė kanė pėr t’u gjetur nė arė, njėri do tė merret e tjetri do tė lihet,

41 prej dy grave qė do tė bluajnė nė mokėr, njėra do tė merret e tjetra do tė lihet.

42 Prandaj: rrini zgjuar, sepse nuk dini se nė ē’ditė do tė vijė Zotėria juaj! 43 E mos harroni: po ta dinte i zoti i shtėpisė se nė ē’orė tė natės i vjen vjedhėsi, do tė rrinte zgjuar e nuk do tė lejonte t’i thyhej shtėpia.

44 Prandaj: rrini gati, sepse Biri i njeriut do tė vijė nė atė orė kur ju s’e pritni.”

Shėrbėtori besnik

(Lk 12 41‑48)

45 Vallė, cili ėshtė ai shėrbėtor besnik e i menēur, qė zotėria e vuri pėrmbi shėrbėtorėt e vet pėr t’u dhėnė ushqimin nė kohėn e duhur? 46 I lumi ai shėrbėtor, qė, kur tė vijė zotėria, e gjen duke vepruar kėshtu! 47 Pėr tė vėrtetė po ju them: do t’ia besojė mbarė pasurinė e vet!

48 Por nė qoftė se shėrbėtori i keq thotė nė zemrėn e vet: ‘zotėria im vonon tė vijė’ 49 e fillon t’i rrahė shokėt e vet e tė hajė e tė pijė me pijaneca; 50 zotėria i kėtij shėrbėtori do tė vijė pikėrisht atė ditė, kur ky s’e pret, pikėrisht nė atė orė, kur ky s’e di; 51 do ta ndėshkojė rėndė dhe do t’ia caktojė vendin me shtiracakėt, ku do tė jetė vaj dhe kėrcėllim dhėmbėsh.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Fillimi i vėshtirėsive