Kapitujt

Mateu: 20. Punėtorėt nė vresht

20

1”Mbretėria e qiellit ėshtė e ngjashme me atė zot shtėpie, i cili doli herėt nė mėngjes qė tė gjejė punėtorė pėr vreshtin e vet. 2 E, si u mor vesh me punėtorėt me nga njė denarė nė ditė, i ēoi nė vreshtin e vet. 3 Pastaj doli edhe rreth orės tre, pa disa tė tjerė duke ndenjur tė papunė nė treg 4 e u tha: ‘Shkoni edhe ju nė vreshtin tim e do t’ju jap sa tė jetė e drejtė.’ 5 Shkuan edhe ata. Prapė doli rreth orės gjashtė dhe orės nėntė e bėri ashtu. 6 Doli pėrsėri rreth orės njėmbėdhjetė, gjeti tė tjerė qė po rrinin tė papunė dhe u tha: ‘Pėrse rrini kėtu tė papunė gjithė ditėn?’ 7 Ata iu pėrgjigjėn: ‘Sepse askush nuk na mori nė punė.’ Ai u tha: ‘Shkoni edhe ju nė vresht!’

8 Si u bė mbrėmje, i zoti i vreshtit i tha kujdestarit tė vet: ‘Thirri punėtorėt dhe jepu pagėn ‑ fillo prej atyre tė fundit e deri nė tė parėt.’ 9 Erdhėn kėshtu ata tė tė njėmbėdhjetės orė e morėn secili nga njė denar. 10 Kur erdhėn tė parėt, menduan se do tė merrnin mė shumė. Por edhe ata morėn nga njė denar. 11 Duke e marrė i ankoheshin tė zotit tė shtėpisė12 e thoshin: ‘Kėta tė fundit punuan vetėm njė orė e ti i barazove me ne qė mbartėm mundin e ditės e vapėn.’

13 E ai iu pėrgjigj njėrit prej tyre: ‘Mik, s’po tė bėj padrejtėsi! A nuk u more vesh me mua pėr nga njė denar? 14 Merr sa tė pėrket e nisu! Unė dua t’i jap edhe kėtij tė fundit sa ty! 15 A nuk kam tė drejtė tė bėj me pasurinė time si mė pėlqen mua? Vallė a duhet tė jesh ti smirėzi pse jam unė i mirė?’

16 Kėshtu tė fundit do tė jenė tė parėt, e tė parėt tė fundit!”

Jezusi paralajmėron tė tretėn herė vdekjen dhe ngjalljen e vet

(Mk 10, 32‑34; Lk 18, 31‑34)

17 Kur Jezusi po ngjitej nė Jerusalem, i mori veēmas tė dymbėdhjetėt dhe udhės u tha:

18 “Ja, po ngjitemi nė Jerusalem dhe Biri i njeriut do t’u dorėzohet kryepriftėrinjve e skribėve. Ata do ta dėnojnė me vdekje, 19 e do t’ua dorėzojnė paganėve pėr ta vėnė nė lojė, pėr ta frushkulluar e pėr ta kryqėzuar. Por ai tė tretėn ditė do tė ngjallet.”

Kėrkesa e nėnės sė Jakobit e Gjonit

(Mk 10, 35‑45)

20 Atėherė iu afrua nėna e bijve tė Zebedeut me tė bijtė dhe e pėrshėndeti me fytyrė pėr dhe pėr t’i lypur diēka. 21 Jezusi i tha:

“Ēka dėshiron?”

Ajo iu pėrgjigj:

“Urdhėro qė kėta tė dy, bijtė e mi, tė rrinė nė Mbretėrinė tėnde njėri nė tė djathtėn e tjetri nė tė majtėn tėnde.”

22 Jezusi u pėrgjigj:

“Nuk dini ēka lypni. A mundeni ta pini ju kelkun qė unė do ta pi?”

“Mundemi!” ‑ iu pėrgjigjėn.

23 Jezusi vijoi:

“Me tė vėrtetė ju do ta pini kelkun tim, por tė mė rrini njėri nė tė djathtė e tjetri nė tė majtė, nuk ėshtė nė dorė time t’jua japė, por do t’u jepet atyre, pėr tė cilėt u bė gati prej Atit tim.”

24 Kur morėn vesh dhjetė tė tjerėt, u zemėruan me dy vėllėzėrit. 25 Atėherė Jezusi i thirri pranė vetes e u tha:

“Ju e dini se sunduesit zotėrojnė mbi popujt e vet e princat e tyre i mbajnė nėn pushtet. 26 Porse, ndėrmjet jush nuk duhet tė jetė ashtu! Pėrkundrazi, ai qė prej jush do tė bėhet i madh, le tė bėhet shėrbėtori juaj, 27 kurse ai qė ndėr ju dėshiron tė jetė i pari, le tė bėhet skllavi juaj, 28 sikurse edhe Biri i njeriut, qė s’erdhi pėr tė qenė shėrbyer, por pėr tė shėrbyer e pėr tė flijuar jetėn e vet si shpėrblim pėr tė gjithė!”

Shėrimi i dy tė verbėrve tė Jerihonit

(Mk 10, 46‑52; Lk, 18, 35‑43)

29 Kur po dilnin nga Jerihoni, iu vunė pas shumė njerėz. 30 Dhe ja, dy tė verbėr, qė rrinin nė skaj tė rrugės, si morėn vesh se po kalonte Jezusi, ia filluan tė bėrtasin: “Zotėri, Biri i Davidit, ki mėshirė pėr ne!”

31 Populli u bėrtiti tė heshtnin, por ata klithėn edhe mė tepėr: “Zotėri, Biri i Davidit, ki mėshirė pėr ne!” 32 Jezusi u ndal, i thirri dhe u tha:

“Ēka kėrkoni tė bėj pėr ju?”

33 Ata iu pėrgjigjėn:

“Zotėri, qė tė na ēelen sytė!”

34 Jezusi pati dhembshuri pėr ta e ua preku sytė.

Ata menjėherė panė dhe u nisėn pas tij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Punėtorėt nė vresht