Kapitujt

Mateu: 16. Farisenjtė e saducenjtė kėrkojnė njė mrekulli

16

1 Disa farisenj e disa saducenj iu afruan Jezusit me qėllim qė ta zinin ngushtė e kėrkuan prej tij t’u dėftojė njė shenjė prej qiellit. 2 Ai u pėrgjigj:

“Kur bėhet mbrėmje, thoni: ‘Do tė jetė mot i mirė se u skuq qielli.’ 3 Kurse nė agim: ‘Sot kemi stuhi, sepse qielli ėshtė i kuq e i vranėt.’ Kėshtu, ju dini t’i shpjegoni dukuritė e qiellit, por shenjat e kohės nuk jeni tė zotėt t’i kuptoni! 4 Breznia e prapė dhe lavire kėrkon shenjė! Por s’do t’i jepet asnjė shenjė tjetėr, pėrveē shenjės sė Jonės.”

Dhe i la e shkoi.

Tharmi i farisenjve e i saducenjve

(Mk 8 14‑21)

5 Kur u nisėn nxėnėsit tė kalojnė nė anėn tjetėr, harruan tė marrin bukė. 6 Jezusi u tha: “Hapni sytė dhe ruajuni prej tharmit tė farisenjve e tė saducenjve!” 7 Ata mendonin me vete e thoshin: “Pse s’morėm bukė!” 8 Jezusi e hetoi dhe u tha:

“Fepakėt! Pse mendoni me vete: ‘Pse s’kemi bukė?’ 9 Po ju a ende nuk kuptoni? Po a nuk u bien nė mend pesė bukėt pėr pesė mijė njerėz dhe, edhe sa shporta mblodhėt?! 10 Edhe shtatė bukėt pėr katėr mijė vetė, dhe sa shporta mblodhėt? 11 Si nuk kuptoni se nuk qe fjala pėr bukė kur thashė: ‘Ruajuni prej tharmit tė farisenjve e tė saducenjve!’“

12 Atėherė e morėn vesh se nuk u tha tė ruhen prej tharmit tė bukės, por prej mėsimit tė farisenjve e tė saducenjve.

Dėshmimi i Pjetrit mbi Jezusin

(Mk 8, 27‑30; Lk 9, 18‑21)

13 “Kur Jezusi arriti nė krahinėn e Cezaresė sė Filipit, i pyeti nxėnėsit e vet:

“Ē’thonė njerėzit, kush ėshtė Biri i njeriut?”

14 Ata u pėrgjigjėn:

“Disa thonė se ėshtė Gjon Pagėzuesi; disa tė tjerė Elia; do tė tjerė Jeremia ose njė ndėr profetėt.”

15 “Po ju ‑ u tha atyre ‑ ē’thoni: kush jam unė?”

16 Iu pėrgjigj Simon Pjetri:

“Ti je Mesia ‑ Biri i Hyjit tė gjallė!”

17 Atėherė Jezusi i tha:

“I lumi ti, o Simon, biri i Jonės, sepse kėtė nuk ta zbuloi mishi e gjaku, por Ati im qė ėshtė nė qiell! 18 Edhe unė po tė them: Ti je Pjetėr‑Shkėmb dhe mbi kėtė shkėmb unė do ta ndėrtoj Kishėn time dhe dyert e ferrit s’do tė ngadhėnjejnė kundėr saj!

19 Ty do tė t’i jap ēelėsat e Mbretėrisė sė qiellit: gjithēka tė lidhėsh mbi tokė, do tė jetė e lidhur edhe nė qiell e gjithēka tė zgjidhėsh mbi tokė, do tė jetė e zgjidhur edhe nė qiell.”

20 Atėherė i urdhėroi nxėnėsit qė tė mos i tregojnė askujt se ėshtė ai Mesia.

Jezusi paralajmėron vdekjen dhe tė ngjallurit e vet

(Mk 8, 31‑9, 1; Lk 9, 22‑27)

21 Qė atėherė Jezusi filloi t’u dėftojė nxėnėsve tė vet se i duhej tė shkonte nė Jerusalem, tė vuante shumė prej anės sė pleqve, tė kryepriftėrinjve e tė skribėve, se do ta vrisnin e tė tretėn ditė do tė ngjallej.

22 Atėherė Pjetri e ndau veēas e filloi ta qortojė:

“Mos e thashtė Zoti, Zotėri! Ty s’do tė tė ndodhė njė gjė e tillė!”

23 Jezusi u kthye e i tha Pjetrit:

“Shporru meje, he djallė! Je shkandull pėr mua, sepse nuk i ke nė mend punėt e Hyjit, por punėt e njerėzve!”

24 Atėherė Jezusi u tha nxėnėsve tė vet:

“Nėse ndokush dėshiron tė vijė pas meje, le ta mohojė vetveten, le ta marrė kryqin e vet e le tė vijė pas meje! 25 Sepse, kush do ta ruajė jetėn e vet, do ta bjerrė, kurse ai qė e bjerr pėr shkak timin, do ta gjejė.

26 Ē’dobi ka njeriu nėse e fiton mbarė botėn, por humb jetėn? E ēka mund tė japė njeriu si shkėmbim pėr jetėn e vet?

27 Do tė vijė, pėr tė vėrtetė, Biri i njeriut nė lavdinė e Atit tė vet bashkė me engjėjt e vet dhe atėherė do t’i paguajė tė gjithė sipas veprave tė tyre.

28 Pėrnjėmend po ju them: Disa nga kėta kėtu tė pranishėm nuk kanė pėr tė vdekur derisa ta shohin Birin e njeriut duke ardhur me mbretėrinė e vet.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Farisenjtė e saducenjtė kėrkojnė njė mre...