Kapitujt

Osea: 9. Mjerimet e shpėrnguljes

9

1 Izrael, mos u gėzo,

mos galdo si popujt e tjerė,

sepse e le Zotin tėnd pėr tė lavirėsuar,

tė pėlqeu shpagimi,

mbi tė gjitha lėmet e drithit.

2 Lėmi as tinari nuk do t’i ushqejnė,

edhe vera nė gėnjeshtėr do t’i lėrė.

3 S’do tė qėndrojnė nė tokėn e Zotit,

Efraimi do tė kthehet nė Egjipt,

nė Asyri do tė hajė ushqime tė ndyta.

4 Zotit verė s’do t’i njomin mė,

flitė e tyre s’do t’i pėlqejnė mė.

Buka e tyre si buka e vajtorėve:

kush ta hajė i papastėr do tė bėhet

‑ buka e tyre veē do t’u mbajė frymėn ‑

nuk do tė hyjė nė shtėpinė e Zotit.

5 Ēfarė do tė bėni nė ditė tė kremte,

ditėn e festimit tė Zotit?

6 Ja, ikėn para shfarosjes,

Egjipti do t’i bashkojė,

Memfisi do t’i varrosė:

argjendin tė lakmueshėm tė tyre,

hithrat do ta trashėgojnė,

tendat do t’ua mbulojnė ferrat.

Lajmėrimi i ndėshkimit shkakton pėrndjekjen e profetit

7 Arritėn ditėt e ndėshkimit,

arritėn ditėt e shpagimit:

le ta dijė Izraeli!

‘I marrė ‑ bėrtet ‑ ėshtė profeti!

E la mendja njeriun e frymėzuar!’

Pėr fajėsinė tėnde tė madhe,

janė tė shumta armiqėsitė e tua.

8 Efraimi, populli i Hyjit tim,

profetin po e spiunon;

nė tė gjitha udhėt i ėshtė vėnė rrjeta,

sulmohet der nė Shtėpi tė Hyjit tė tij.

9 U prishėn veē deri aty

porsi nė ditėt e Gabaasė!

S’i harron fajėsitė e tyre:

do t’i ndėshkojė mėkatet e tyre.

Ndėshkimi i fajit nė Beelfegor

10 Unė e gjeta Izraelin,

porsi rrushin nė shkretėtirė

si kokrrat e para tė fikut tė lashtė

etėrit tuaj i pashė.

Posa arritėn nė Beelfegor

Turpėsisė ia kushtuan veten

edhe u bėnė tė neveritshėm

porsi ajo gjė qė e dashuruan.

11 Si shpendi Efraimit do t’i ikė nderi:

jo mė lindje, shtatzani as ngjizje!

12 Po edhe nėse do tė rrisin fėmijė,

prej njerėzve do t’i shfarosė;

po, oh po, mjerim pėr ta

kur unė tė heq dorė prej tyre!

13 Efraimi, me aq sa pashė,

bijtė e vet i vuri shpend pėr gjah,

Efraimi bijtė po i ēon nė therore!

14 ‘Jepu, o Zot! E ēka t’u japėsh?

Barkun e shuar, gjinjtė e thatė!’

Ndėshkimi i fajit tė Galgalės

15 Tėrė faji i tyre u dėftua nė Galgalė,

pikėrisht atje i mora mėri.

Pėr veprat e tyre tė kėqija

do t’i dėboj nga shtėpia ime.

S’do tė vazhdoj unė mė t’i dua;

tė parėt e tyre tė gjithė janė kryengritės.

16 Efraimi u godit,

rrėnjėt iu thanė,

kurrė nuk do tė japė mė fryte.

Po edhe nė qoftė se do tė lindin fėmijė,

do t’i vras

frytet e dashura tė kraharorit tė tyre.

17 Hyji im do t’i pėrbuzė,

sepe Atė nuk e dėgjuan

dhe do tė enden nėpėr kombe!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Osea > Mjerimet e shpėrnguljes