Kapitujt

Osea: 2. Ardhmėria e Izraelit

2

1 Bijtė e Izraelit pėr nga numri

do tė jenė porsi rėra e detit

qė s’mund tė matet as s’mund tė numėrohet.

Do tė ndodhė: nė vendin ku u thuhej:

‘Ju nuk jeni populli im’,

do t’u thuhet: ‘Bijtė e Hyjit tė gjallė!’

2 Do tė bashkohen bijtė e Judės

sė bashku me bijtė e Izraelit,

do tė caktojnė pėr vete njė krye tė vetėm

e do tė dalin nga vendi,

sepse do tė jetė e madhe dita e Jezrahelit.

3 Thuajuni vėllezėrve tuaj: ‘Populli Im’,

motrave tuaja: ‘Mėshirėmadhja!’

Zoti dhe bashkėshortja e pabesė

4 Paditeni nėnėn tuaj,

paditeni,

sepse ajo s’ėshtė mė gruaja ime,

unė nuk jam mė burri i saj!

Le t’i heqė prej fytyrės sė vet

shenjat e lavirėsisė

dhe shenjat e pabesnikėrisė

nga mesi i kraharorėve tė saj;

5 ndryshe do ta zhvesh cullak,

lakuriq si kur u lind

e do ta kthej nė shkretėtirė,

nė tokė tė etur shkrumb pėr ujė:

do tė bėj shpirti t’i dalė nga etja!

6 S’do tė kem mėshirė pėr bijtė e saj

pse janė pjellė e lavirėsisė.

7 Nėna e tyre u lavirėsua,

ngjizėsja e tyre turpėrisht veproi

sepse tha:

‘Do tė shkoj pas dashnorėve tė mi,

ata mė japin bukė e ujė,

lesh e li e vaj e pije.’

8 Prandaj, ja, unė rrugėn tėnde

me ferrėkuqe do ta zė,

me ledhe do ta rrethoj,

s’do t’i gjejė shtigjet e veta!

9 Do tė vrapojė pėrpas dashnorėve,

s’do t’i zėrė;

do t’i kėrkojė, por s’do t’i gjejė,

e do tė thotė:

‘Po kthehem te burri im i parė,

sepse isha mė e lume se tani!’

10 Nuk e dinte se unė i jepja

grurė e verė edhe vaj tė mirė;

i dhuroja argjend e ar,

qė e pėrdorėn pėr tė punuar baalėt.

11 Prandaj do tė shkoj e do tė marr prapa

grurin tim nė kohėn e tij,

edhe verėn nė kohėn e saj,

do tė marr prapa lesh e li

me tė cilėt duhej tė mbulonte veten.

12 Turpėsinė tani do t’ia zbuloj

po ndėr sy tė dashnorėve tė saj,

s’gjendet ai qė prej dorės tė ma nxjerrė!

13 Do t’i jap fund ēdo gėzimi tė saj,

festimit tė saj, hėnės sė re tė saj,

tė shtunave e tė kremteve tė saj.

14 Do t’ia prish vresht e fiq,

pėr tė cilėt tha:

‘Ja kėto janė shpėrblimi im

qė m’i dhanė dashnorėt e mi!’

E nė shkurre do t’i kthej

do t’i hanė kafshėt e fushės.

15 Do t’i paguajė ditėt e baalėve,

kur u digjte kem tė erėndshėm,

stolisej me vathė e argjende

e i ndiqte dashnorėt e vet

e mua mė harronte

‑ ėshtė fjala e Zotit.

Zoti e ripėrtėrit bashkimin

16 Prandaj vetė do ta josh atė,

do ta shpie nė shkretėtirė

e do t’i flas zemrės sė saj.

17 Do t’i kthej vreshtat e saj,

do ta shndėrroj luginėn Akor

nė derė shprese.

Atje ajo do tė pėrgjigjet

porsi nė ditėt e rinisė sė vet,

porsi nė ditėt kur pati dalė

prej tokės sė Egjiptit!

18 E do tė ndodhė pikėrisht atė ditė

‑ ėshtė fjala e Zotit,

ti do tė mė thėrrasėsh: ‘Fati im’,

e s’do tė mė quash mė: ‘Baali im’.

19 Prej gojės sė saj do t’i heq baalėt,

emrin s’do t’ua kujtojė mė.

20 Atė ditė pėr ta do tė lidh besė

me egėrsirat e malit,

me fluturakėt e qiellit

e me zvarranikėt e tokės.

Prej vendit do tė shfaros

hark e shpatė e luftė:

do t’i bėj tė pushojnė tė qetė.

21 Do tė tė bėj fatin tim tė pėrhershėm,

do tė tė fejoj nė drejtėsi e nė tė drejtė,

me dhembshuri e dashuri.

22 Do tė tė fejoj nė besnikėri

e ti Zotin do ta njohėsh!

23 Ja ē’do tė ndodhė:

atė ditė do tė vėshtroj lutjen

‑ ėshtė fjala e Zotit,

unė do ta vėshtroj qiellin

edhe ai do tė vėshtrojė tokėn;

24 Edhe toka do tė pėrgjigjet

me grurė, verė e vaj tė mirė

e kėto do t’u pėrgjegjen

pritjeve tė Jezrahelit.

25 Do ta mbjell pėr mua nė vend,

do ta dua ‘Tė‑Pa‑Mėshirėn’;

26 do t’i them: ‘Jo‑Popullit‑Tim’,

‘Ti Je‑Populli‑Im’

e ai do tė mė thotė:

‘Ti Je‑Hyji‑Im.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Osea > Ardhmėria e Izraelit