Kapitujt

Osea: 5. Priftėrinjtė, tė mėdhenjtė e mbreti e ēojnė popullin nė rrėnim

5

1 Dėgjojeni kėtė gjė, priftėrinj,

vėshtro mirė, shtėpia e Izraelit,

dėgjoni, shtėpi e mbretit,

ju qė tė drejtėn duhej tė ruanit,

ju u bėtė lak nė Masfė,

rrjetė e shtrirė pėrmbi Tabor!

2 Njė gropė tė thellė hapėn nė Setim;

ju tė gjithėve do t’ju ndėshkoj.

3 Unė e njoh mirė Efraimin,

s’e kam tė panjohur Izraelin:

u lavirėsove tani, o Efraim,

i pėrdhosur je, o Izrael!

4 Veprat e tyre s’do t’i lėnė

tė kthehen te Hyji i vet,

se i mbuloi shpirti i fėlligėshtisė sė tyre

e s’i lė ta njohin Zotin.

5 Krenaria e Izraelit dėshmon kundėr tij,

Izraeli e Efraimi,

pėr faj tė vet, do tė rrėzohen,

edhe Juda do tė bjerė me ta!

6 Me grigja e lori tė veta

do tė shkojnė ta kėrkojnė Zotin,

por atė s’do tė mund ta gjejnė:

sepse u tėrhoq prej tyre!

7 Ata Zotit ia shkelėn besėn,

sepse lindėn fėmijė bastardė;

do tė pėrlahen pėr njė muaj

ata e pronat e tyre.

Lufta vėllavrasėse

8 Bini borisė nė Gabaa

edhe trompetės nė Ramė,

nė Betaven lėshoni kushtrimin

tmerrojeni Beniaminin!

9 Ditėn e ndėshimit

do tė shkretohet Efraimi,

pėr fiset e Izraelit

po ju lajmėroj gjė tė sigurt.

10 Na janė bėrė prijėsit e Judės

si ata qė luajnė kufijtė!

Pėrmbi ta do ta lėshoj,

porsi shi, zemėrimin tim.

11 I ndrydhur ėshtė Efraimi,

u shkel e drejta,

pse deshi tė shkojė pas ndyrėsisė.

12 Qelb e gjak do tė jem pėr Efraimin,

kalbėsirė pėr shtėpinė e Judės!

Kotėsi besėlidhjet me tė huajt

13 E pa Efraimi lėngatėn e vet,

edhe Juda varrėn e vet:

shkoi Efraimi nė Asiri,

dėrgoi njerėz te mbreti i madh:

por as ai s’do t’ju shėrojė,

plagėn tuaj s’do ta shėndoshė.

14 Sepse si luaneshė do t’i jem Efraimit,

zog luani pėr shtėpi tė Judės.

Unė, unė do t’i copėtoj,

do tė shkoj, do t’i marr

e nuk ka kush t’i shpėtojė!

15 Do tė shkoj, nė banesėn time do tė

kthehem,

derisa t’i paguajnė ndėshkimet,

ta kėrkojnė fytyrėn time,

tė mė dėshirojnė nė vuajtjet e veta!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Osea > Priftėrinjtė, tė mėdhenjtė e mbreti e ēo...