Kapitujt

Gjyqtarėt: 5. Kėnga e Deborės dhe e Barakut

5

1 Po atė ditė Debora e Baraku i Abinoemit kėnduan kėtė kėngė:

2 “Pasi u tundėn flokėt nė Izrael,

e populli vullnetarisht ēau nė luftė:

bekojeni Zotin!

3 Dėgjoni, o mbretėr, dėgjoni, o princa:

unė jam, unė, qė do t’i kėndoj

himne Zotit, Hyjit tė Izraelit!

4 Ti, o Zot, kur dilje prej Seirit,

kur ecje prej krahinės sė Edomit:

u trand toka, qiejt riguan,

retė me rrėke ujė derdhėn!

5 U shembėn malet para fytyrės sė Zotit tė Sinait,

para fytyrės sė Zotit, Hyjit tė Izraelit!

6 Nė ditėt e Samgarit, birit tė Anatit,

nė ditėt e Jahelės shkretė mbetėn udhėt:

edhe kush i rrihte,

shkėmbinjve ecte rrugė pa rrugė!

7 Munguan tė fortit nė Izrael, pushuan,

derisa u ngrite ti, o Deborė,

derisa u ngrite, o Nėnė e Izraelit!

8 Zgjodhėn zotė tė rinj:

atėherė lufta ishte tek dera!

S’u duk askund shqyt as heshtė

nė dyzet mijė ushtarė izraelitė.

9 Zemra ime i do prijėsit e Izraelit,

ju prej popullit qė vullnetarisht shkuat nė luftė:

bekojeni Zotin!

10 Ju qė kaluar shkoni mbi gomarė tė bardhė,

ndenjur pėrmbi tapeta

dhe udhės shėtitni, folni!

11 Bashkohuni me zėrat e atyre

qė e ndajnė ujin lugjeve:

aty shpallin veprat e Zotit,

veprat e tij, nė sundimin e Izraelit:

dhe populli i Zotit zbriti te dera.

12 Ngrihu, ngrihu, o Deborė,

ngrihu, ngrihu e thuaja kėngės!

Ēohu, Barak! Robėroji robėruesit e tu,

o biri i Abinoemit!

13 Atėherė mbeturinat zbritėn ndėr fisnikė,

populli i Zotit zbriti pėr tė si hero.

14 Prej Efraimit erdhėn princat nė vėrri,

pas teje, o Beniamin, nė togat e tua.

Prej Mahirit zbritėn princat,

prej Zabulonit ata qė mbartin shkopin e sundimit.

15 Prijėsit e Isaharit qenė me Deborėn;

e Baraku pas me kėmbėsori nė vėrri,

nė fisin e Rubenit merren vendime tė mėdha!

16 Pse u ndale ndėr stane?

A pėr tė dėgjuar tingujt e fyellit?

Nė fisin e Rubenit bėhen hetime tė mėdha!

17 Galaadi pėrtej Jordanit pushonte.

E Dani pse endej anijeve tė huaja?

Aseri banonte nė bregun e detit

dhe nė porte moti i shkonte.

18 Kurse Zabuloni vuri nė rrezik jetėn

ashtu si dhe Neftaliu nė bjeshkėt e larta

vdekjen duke pėrbuzur!

19 Erdhėn mbretėrit e luftuan,

luftuan mbretėrit e Kanaanit

nė Tanak, bri ujėrave Magedo,

por pre argjendi nuk morėn me vete!

20 Prej qiellit yjet luftuan,

me lėvizjen e vet kundėr Sisarės luftuan.

21 Pėrroi Cison kufomat ua mbarti!

Pėrrua betejash pėrroi Cison!

Shkele pa frikė, shpirti im!

22 Atėherė e shkelėn thundėrzat e kuajve

me vrapim tė kalorėsve trima!

23 Mallkojeni Merozin, tha engjėlli i Zotit,

mallkoni banorėt e tij,

pse nuk erdhėn nė ndihmė tė Zotit,

nė ndihmė tė Zotit me trimat e trimave!

24 Ndėr gra bekuar qoftė Jahela, gruaja e Haber Cineut!

Ndėr gra qė nėn tenda jetojnė,

bekuar qoftė!

25 Ujė i kėrkoi, ajo qumėsht i dha,

me gotė princash ajo mazė i dha.

26 Me tė majtėn kunjin kapi,

kurse nė tė djathtėn ēekanin e farkėtarit:

e goditi Sisarėn mu nė tėmthin e kokės,

tejpėrtej tėmthin duke i shporuar.

27 Te kėmbėt u rrėzua, ra, mbeti shtrirė;

te kėmbėt ra, u rrėzua:

e ku u rrėzua, aty pa shpirt mbeti!

28 Prej dritares vėren nėna e Sisarės,

vėren pėr hekura tė dritares, e shqetėsuar ankohet:

“Pse vonon tė kthehet karroca e tij?

Pėrse vonojnė ja katėrshe tė tijat”?

29 Njėra nga mė tė menēurat gra iu pėrgjigj;

e ajo vetvetes ia pėrsėrit fjalėt e saj:

30 “S’ka dyshim tani po ndajnė prenė:

nga njė vajzė pėr ēdo luftėtar,

nga njė vajzė edhe nga dy;

dy palė petka ngjyre tė ndryshme

si pjesė preje tė Sisarės:

njė... o dy riza tė larme

qafės sime i bien pėr stoli... ”.

31 Tė tillė e paēin fundin e jetės

tė gjithė armiqtė e tu, o Zot!

Kurse ata qė Zotin duan,

qofshin tė ndritshėm porsi dielli,

kur ndriēon nė shkėlqimin e vet”!

32 Atėherė nė vend mbretėroi qetėsia pėr dyzet vjet.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Kėnga e Deborės dhe e Barakut