Kapitujt

Gjyqtarėt: 6. Izraeli i ndrydhur prej madianėve

6

1 Prapė bijtė e Izraelit bėnė tė keqen ndėr sy tė Zotit dhe Zoti i lėshoi nė duar tė madianėve pėr shtatė vjet. 2 Dora e madianėve erdhi gjithnjė duke u rėnduar mbi izraelitėt. Izraelitėt prej frikės sė tyre jetonin shpellave tė maleve e nė vende tė papėrshkueshme. 3 Kur izraelitėt mbillnin, vinin madianėt, amalekėt e tė tjerė tė popujve tė lindjes, 4 i ngulnin ēadrat e veta ndėr ta, dhe siē ishin nė kullota, rrėnonin gjithēka deri nė hyrje nė Gazė dhe nuk linin nė Izrael asgjė qė nevojitet pėr jetesė, as dele, as lopė, as gomarė. 5 Sepse vinin me ēadra me bagėtitė e tyre me shumicė tė madhe si karkalecat dhe mbulonin gjithēka shumica e madhe e njerėzve dhe e deveve, kėshtu qė ēkado preknin, shkretėtonin.

6 Kėshtu Izraeli ra nė mjerim tejet tė madh pėr shkak tė madianėve.

Ndėrmjetėsimi i njė profeti

7 Izraeli i lėshoi kushtrimin Zotit dhe i kėrkoi ndihmė kundėr madianėve. 8 Zoti u dėrgoi njė profet, i cili tha: “Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: ‘Unė ju kam bėrė tė dilni prej Egjiptit, unė ju nxora nga shtėpia e skllavėrisė, 9 unė ju lirova prej duarve tė egjiptianėve e prej tė gjithė armiqėve qė ju mundonin. Kur arritėt ju, unė i dėbova ata para jush dhe tokėn e tyre jua dhashė juve. 10 Atėherė ju thashė: ‘Unė jam Zoti, Hyji juaj, mos i nderoni zotėt e amorrenjve, nė tokėn e tė cilėve banoni. Por ju nuk deshėt ta dėgjonit zėrin tim’”.

Tė dukurit e engjėllit tė Zotit Gjedeonit

11 Erdhi engjėlli i Zotit e ndenji nėn qarrin qė ishte nė Efėr dhe qė ishte i Joasit, prej barkut tė Abiezerit. Ndėrsa Gjedeoni, biri i tij, po fshinte me shqupi dhe po pastronte grurin pėr ta fshehur prej madianėve, 12 iu dėftua engjėlli i Zotit e i tha: “Zoti me ty, o burrė i fortė”! 13 Gjedeoni iu pėrgjigj: “Mė fal, Imzot; nėse Zoti ėshtė me ne, pse na gjetėn tė gjitha kėto tė zeza? Ku janė tė gjitha ato mrekullitė e tija, pėr tė cilat na folėn etėrit tanė e na thanė: ‘Zoti na nxori nga Egjipti!?’ Por tani Zoti na la e na lėshoi nė duart e Madianit”. 14 Zoti ia nguli sytė dhe i tha: “Me atė fuqi qė ke shko dhe ēliroje Izraelin prej dorės sė Madianit! Dije se unė tė dėrgova”!

15 Por Gjedeoni iu pėrgjigj: “Mė fal, o Zot, po si do ta ēliroj Izraelin? Ja, barku im ėshtė mė i vogėl nė Manasé e unė mė i vogli nė shtėpinė e tim eti”! 16 E Zoti i tha: “Unė do tė jem me ty. Ti do ta shfarosėsh Madianin si tė ishte njė njeri i vetėm”. 17 Gjedeoni vijoi: “Nėse vėrtet gjeta hir para teje, mė jep njė shenjė qė je Ti qė po flet me mua. 18 Mos u largo prej kėndej para se tė kthehem e tė tė sjell njė dhuratė pėr ta kushtuar”. Ai iu pėrgjigj: “Do tė tė pres derisa tė kthehesh”.

19 Gjedeoni hyri nė shtėpi, pėrgatiti njė edh dhe njė ef miell bukė ndore. Mishin e qiti nė shportė e lėngun e mishit nė vorbė, i solli tė gjitha nėn qarr dhe ia shtroi pėrpara.

20 Atėherė engjėlli i Hyjit i tha: “Merre mishin dhe bukėt ndore e vėri nė atė gur dhe hidh mbi ta lėngun e mishit”. Kur ai bėri ashtu, 21 engjėlli preku me majė tė shkopit qė kishte nė dorė mishin dhe bukėt ndore. Shpėrtheu zjarri prej qetės dhe pėrpiu mishin e bukėt e pabrumė. Atėherė engjėlli i Zotit u zhduk prej syve tė tij. 22 Kur pa Gjedeoni se kishte qenė engjėlli i Zotit, tha: “Heu! Keq pėr mua, o Zot Perėndi! Po unė e pashė engjėllin e Zotit faqe‑faqas”!

23 Por Zoti i tha: “Paqja me ty! Mos u tremb! Jo, nuk do tė vdesėsh”.

24 Gjedeoni nė atė vend ndėrtoi njė lter pėr nder tė Zotit dhe e quajti: “Zoti ‑ Paqe”.

Edhe sot e kėsaj dite gjendet nė Efėr tė bijve tė Abiezerit.

Gjedeoni kundėr Baalit

25 Po atė natė Zoti i tha: “Merre mėzatin e tyt eti, po edhe njė tjetėr, shtatė vjeē; rrėnoje lterin e Baalit, qė i pėrket tyt eti, po edhe banirin qė ėshtė pėrgjatė lterit, preje.

26 Atėherė ndėrto pėr nder tė Zotit, Hyjit tėnd, bukur e mirė njė lter nė majė tė kėtij shkėmbi. Merre pastaj mėzatin e dytė dhe kushtoje fli shkrumbimi mbi turrėn e druve tė banirit qė do tė presėsh”.

27 Andaj Gjedeoni i mori dhjetė burra prej shėrbėtorėve tė vet dhe bėri siē i kishte urdhėruar Zoti. Por, prej frikės sė familjes sė vet e tė njerėzve tė atij qyteti, kėtė s’e bėri ditėn, por tė gjitha i kreu natėn.

28 Kur, atė mėngjes u ngritėn njerėzit e atij qyteti, panė se lteri i Baalit ishte i rrėnuar, ishte i prerė edhe baniri dhe ishte i kushtuar mėzati nė lterin qė atėherė ishte ndėrtuar. 29 I thoshin njėri‑tjetrit: “Kush e bėri kėtė”? Pasi bėnė hetime rreth atij qė e kishte bėrė kėtė punė, u tha: “Gjedeoni, biri i Joasit, i bėri tė gjitha kėto”. 30 I thanė Joasit: “Qite djalin tėnd ta vrasim se ai e rrėnoi lterin e Baalit dhe e preu banirin”. 31 Joasi iu pėrgjigj tė gjithė atyre qė e rrethonin: “Pse, a doni tė luftoni nė vend tė Baalit pėr ta shpėtuar? Kush tė luftojė pėr Baalin, do tė vdesė deri nė mėngjes. Nėse ėshtė Hyj, le tė luftojė pėr vetvete kundėr atij qė ia rrėnoi lterin”. 32 Prej asaj dite Gjedeoni u quajt Jerobbaal, sepse u thoshte: “Le tė luftojė kundėr tij Baali sepse ai i rrėnoi lterin”.

Thirrja nėn armė

33 Kėshtu, pra, mbarė Madiani, Amaleku dhe popujt e Lindjes u bėnė sė bashku, kaluan Jordanin dhe ngulėn fushimin nė luginėn e Jezraelit. 34 Shpirti i Zotit e pushtoi Gjedeonin, i cili i ra borisė dhe e grishi barkun e Abiezerit qė tė shkonte pas tij. 35 Dėrgoi kasnecė nė mbarė Manaseun. Edhe kėta tė gjithė e ndoqėn. Dėrgoi edhe lajmėtarė tė tjerė nė Aser, nė Zabulon e nė Neftali, dhe tė gjithė ngarendėn tek ai.

Prova e bashkės

36 Atėherė Gjedeoni i tha Hyjit: “Nėse do ta shpėtosh Izraelin me dorėn time, siē ke thėnė, 37 do tė vė bashkėn e leshit nė lėmė: nėse bie vesa vetėm nė bashkė, ndėrsa mbarė toka gjetiu mbetet e thatė, do ta di se me tė vėrtetė, pėrmes dorės sime do ta shpėtosh Izraelin siē the”. 38 Ashtu edhe u bė. Gjedeoni u ēua herėt nė mėngjes, e shtrydhi bashkėn: njė kupė plot me vesė. 39 Pėrsėri i tha Hyjit: “Tė mos ndizet flakė hidhėrimi yt kundėr meje, nėse edhe njė herė po marr guxim tė kėrkoj shenjėn nė bashkė. Tė lutem: le tė jetė vetėm bashka e thatė, ndėrsa mbarė toka tė ketė vesė”.

40 Sikur kishte kėrkuar ky, ashtu bėri Hyji atė natė: e thatė ishte vetėm bashka, ndėrsa mbi mbarė tokėn kishte rėnė vesa.

B. Fushata e Gjedeonit nė perėndim tė Jordanit

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Izraeli i ndrydhur prej madianėve