Kapitujt

Gjyqtarėt: 21. Izraelitėve u dhimbsen beniaminėt

21

1 Bijtė e Izraelit nė Masfė bėnė benė e thanė: “Askush prej nesh s’do t’u japė bijve tė Beniaminit vajzė tė veten pėr grua”.

2 Shkoi populli nė Betel dhe atje, ndenjur para Zotit, qanin e dėnesnin deri nė mbrėmje. 3 Thoshin: “Pse, o Zot, Hyji i Izraelit, u bė kjo emnesė nė popullin tėnd qė nė ditėn e sotme tė shuhet njė fis i Izraelit”?

4 Tė nesėrmen u zgjuan herėt nė mėngjes, ndėrtuan njė lter, kushtuan fli shkrumbimi dhe fli pajtimi 5 dhe thanė: “A ėshtė ndokush qė nuk erdhi nė kuvendin e dheut nė Masfė te Zoti prej fiseve tė Izraelit”? Kishin bėrė be tė madhe dhe ishin lidhur t’i vrisnin ata qė nuk do tė vinin nė mbledhje para Zotit nė Masfė.

6 Tani izraelitėt kishin dhembje pėr vėllanė e vet Beniaminin e nisėn tė thonė: “Sot u hoq njė fis prej Izraelit. 7 Ēfarė tė bėjmė qė, ata qė mbetėn gjallė, tė mund tė martohen? Sepse tė gjithė sė bashku u pėrbetuam me emrin e Zotit se nuk do t’u japim bijat tona”. 8 Prandaj thanė: “Kush ėshtė ai nga mbarė fiset e Izraelit i cili nuk erdhi te Zoti nė Masfė”? U gjet se nuk kishte ardhur nė mbledhje askush prej Jabesit tė Galaadit, 9sepse, kur u numėrua populli, askush nuk ishte aty prej banorėve tė Jabesit tė Galaadit. 10 Prandaj mbledhja i dėrgoi atje dhjetė mijė burra tė zgjedhur pėr trimėri dhe u urdhėroi: “Shkoni e vritni banorėt e Jabesit nė Galaad me tehun e shpatės, si trimat, ashtu edhe gratė dhe fėmijėt. 11 Ja si do tė veproni: Tė gjithė meshkujt edhe gratė qė tė kenė bėrė shtrat me burrat, vritni! Mos i vritni vetėm tė virgjėrat”. 12 Nė Jabes tė Galaadit u gjetėn katėrqind vajza tė pastra qė s’kishin shkuar me burra, dhe i sollėn nė zemėrimiė nė Silo, nė tokėn e Kanaanit.

13 Kuvendi dėrgoi lajmėtarė te bijtė e Beniaminit, qė ishin nė qetėn Remon, dhe u shpallėn paqen. 14 Kėshtu u kthyen atėherė bijtė e Beniaminit dhe ua dhanė pėr gra bijat e Jabesit tė Galaadit. Tė tjera nuk patėn pėr t’ua dhėnė nė kėtė mėnyrė.

Grabitja e vajzave tė Silos

15 Popullit i erdhi shumė keq pėr beniaminėt, sepse Zoti bėri njė zbrazėti mes fiseve tė Izraelit. 16 Atėherė thanė prijėsit e bashkėsisė: “Si do t’ia bėjmė pėr tė tjerėt qė mbetėn pa gra, pasi u vranė tė gjitha gratė e fisit tė Beniaminit”? 17 E vazhduan: “E pra, na duhet tė ruajmė ē’ka shpėtuar prej beniaminėve qė tė mos shuhet asnjė fis nė Izrael. 18 E ne nuk mund t’ua japim bijat tona, sepse jemi lidhur me kėtė pėrbetim: ‘Qoftė mallkuar kush do t’u japė vajzė tė veten pėr grua beniaminėve!” 19 Bėnė kėshillim dhe thanė: “Ja, ēdo vit bėhet festė pėr nder tė Zotit nė Silo, qė ėshtė nė veri tė Betelit, nė lindje tė rrugės qė ēon nė Sikem, nė jug tė qytetit Lebonė”. 20 U urdhėruan bijve tė Beniaminit e u thanė: “Shkoni e fshihuni nė vreshta. 21 Kur t’i shihni vajzat e Silos se po shkojnė pėr tė luajtur valle, siē e kanė zakon, dilni papritmas prej vreshte e grabitni secili nga njė vajzė dhe ikni nė tokėn e Beniaminit. 22 E kur etėrit e tyre ose vėllezėrit tė vijnė te ne pėr t’u ankuar kundėr jush, ne do t’u themi: ‘Na falni ne dhe ata: ata morėn secili nga njė grua si nė luftė; e ju, po t’ua kishit dhėnė, do tė kishit mėkatuar’”.

23 Bijtė e Beniaminit bėnė siē u qe urdhėruar dhe, sipas numrit tė tyre, grabitėn prej atyre qė po luanin valle, secili nga njė grua. Pastaj shkuan secili nė pronėn e vet, ndėrtuan qytete dhe banuan nė to.

24 Atėherė izraelitėt u shpėrndanė secili nė fisin e vet dhe secili nė pronėn e vet.

25 Asokohe nuk kishte mbret nė Izrael, por secili bėnte atė qė i dukej se ėshtė e drejtė. 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Izraelitėve u dhimbsen beniaminėt