Kapitujt

Gjyqtarėt: 13. Lajmi i lindjes sė Samsonit

13

1 Tė bijtė e Izraelit pėrsėri bėnė tė keqen ndėr sy tė Zotit dhe Ai i lėshoi nė duar tė filistenjve pėr dyzet vjet.

2 Ishte asokohe njė njeri prej Sarasė i fisit tė Danit me emrin Manueh. Gruan e kishte beronjė. 3 Kėsaj iu dėftua engjėlli i Zotit e i tha: “Ja, pra, je barkshuar, e pa fėmijė”. Por do tė ngjizėsh e do tė lindėsh njė djalė. 4 Pra, kujdes, mos pi verė as pije dehėse dhe mos ha asgjė, tė papastėr, 5 sepse do tė ngjizėsh e do tė lindėsh njė djalė. Kokėn e tij tė mos e prekė brisku i rrojes: sepse fėmija qė nė kraharorin e nėnės do tė jetė i kushtuar Hyjit ‑ nazaré ‑ dhe ai do tė fillojė ta shpėtojė Izraelin prej dorės sė filistenjve”.

6 Gruaja shkoi dhe i tregoi burrit. I tha: “Njė njeri i Hyjit erdhi tek unė. Kishte njė pamje si tė njė engjėlli tė Zotit, jashtėzakonisht tė tmerrshme. Nuk e pyeta nga ishte dhe as nuk ma tregoi emrin. 7 Por mė tha: “Ja, do tė ngjizėsh e do tė lindėsh njė djalė”. Por kujdes: mos pi verė as pije dehėse dhe mos ha asgjė tė papastėr: sepse fėmija do tė jetė nazaré i Hyjit qė prej kraharorit tė nėnės deri ditėn e vdekjes sė tij”.

Shfaqja e dytė e engjėllit

8 Atėherė Manuehu iu lut Zotit e tha: “Po tė lutem, o Zot, qė tė vijė prapė ai njeriu i Hyjit qė e dėrgove ti, e tė na mėsojė ēfarė na duhet tė bėjmė me fėmijėn qė do tė linde”. 9 Zoti e dėgjoi lutjen e Manuehut dhe engjėlli i Hyjit erdhi pėrsėri te gruaja qė po rrinte nė fushė. Porse Manuehu, burri i saj, nuk ishte me tė. 10 Prandaj ajo nxitoi me vrap dhe e lajmėroi burrin e i tha: “Ja, m’u dėftua ai njeriu, qė pat ardhur tek unė atė ditė”. 11 Ky u ngrit dhe shkoi me gruan e vet e, kur arriti tek ai, i tha: “A je ti qė ke folur me kėtė grua”? Ai iu pėrgjigj: “Unė jam”. 12 Manuehu i tha: “ Ēfarė rregulle na duhet tė mbajmė dhe ē’na duhet tė bėjmė rreth fėmijės kur tė plotėsohet fjala jote”? 13 Atėherė engjėlli i Zotit i tha Manuehut: “Le tė pėrmbahet, prej tė gjitha atyre qė i kam treguar gruas sate. 14 Tė mos hajė asgjė qė del prej hardhisė, verė e pije dehėse tė mos pijė, tė mos hajė asgjė tė papastėr, e le tė mbajė gjithēka i urdhėrova”.

15 Pastaj Manuehu i tha engjėllit tė Zotit: “Na urdhėro, tė lutemi, e po tė pėrgatisim njė edh”. 16 Engjėlli i Zotit iu pėrgjigj: “Po edhe sikur tė mė ndalėsh, unė nuk e ha bukėn tėnde; po nėse do tė kushtosh fli shkrumbimi, atėherė kushtoja Zotit”. Por Manuehu nuk e dinte se ishte engjėlli i Zotit, 17 prandaj edhe e pyeti: “Si e ke emrin qė tė mund tė tė nderojmė me ndonjė gjė kur tė shkojė nė vend fjala jote”? 18 Engjėlli iu pėrgjigj: “Pėrse me pyet pėr emėr? Emri im ėshtė mister”?

19 Atėherė Manuehu mori njė edh dhe endės pėr fli kushtimore dhe i vuri pėrmbi gur e ia kushtoi Zotit qė bėn punė tė mrekullueshme. Ndėrsa Manuehu dhe gruaja e tij po vėrenin, 20 tek po ngjitej flaka prej lterit nė qiell, panė se edhe engjėlli po ngjitej gjithashtu. Posa e panė Manuehu dhe gruaja e tij, ranė me fytyrė pėrdhe. 21 Engjėlli i Zotit nuk u duk mė. Manuehu e mori vesh menjėherė se ishte engjėlli i Zotit 22 dhe i tha gruas sė vet: “Do tė vdesim sepse kemi parė Hyjin”. 23 Gruaja iu pėrgjigj: “Zoti, po tė kishte dashur tė na vriste, nuk do tė pranonte prej duarve tona flinė e shkrumbimit e flinė kushtimore; nuk do tė na i dėftonte tė gjitha kėto, as nuk do tė na i thoshte gjėrat e tilla”.

24 Gruas i lindi djali dhe ia ngjitėn emrin Samson. U rrit djali dhe Zoti e bekoi. 25 Shpirti i Zotit nisi ta pushtojė nė Fushimin e Danit, ndėrmjet Sarasė e Estaolit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Lajmi i lindjes sė Samsonit