Kapitujt

Gjyqtarėt: 15. Samsoni i djeg tė korrat e filistenjve

15

1 Pas do kohe, kur ishte koha e korrjes sė grurit, Samsoni shkoi pėr tė parė gruan e vet dhe i solli pėr dhuratė njė kec. Kur deshi tė hyjė tek ajo, ia ndaloi i ati i saj 2 duke thėnė: “Mendova se nuk e do mė dhe prandaj ia dhashė pėr grua mikut qė tė shoqėroi; por ajo ka motrėn e vet qė ėshtė mė e re dhe mė e bukur se ajo: merre pėr grua nė vend tė saj”. 3 Samsoni iu pėrgjigj: “Kėsaj here s’do tė kem faj ndaj filistenjve nėse do t’u bėj ndonjė tė keqe”. 4 Atėherė Samsoni shkoi dhe i zuri treqind dhelpra, i lidhi bisht pėr bisht, e nė dy bishtat e lidhur vuri njė pishė, 5 i ndezi zhublat dhe i lėshoi dhelprat nė tė mbjella tė filistenjve. Ua dogji si grurin nė shtrega si grurin e pakorrur ende, zjarri pėrlau po ashtu edhe vreshtat e ullishtat.

6 Filistenjtė pyetėn: “Kush do ta ketė bėrė kėtė gjė”? U qe thėnė: “Samsoni, dhėndri i Tamnateut qė ia mori gruan e ia dha njė tjetri, e ka bėrė kėtė gjė”. Atėherė filistenjtė shkuan dhe e dogjėn si gruan, ashtu edhe babain e saj. 7 Atyre Samsoni u ēoi fjalė: “Pasi bėtė ashtu, unė nuk do tė pushoj derisa t’ju hakmerrem”. 8 I vrau e i copėtoi e bėri kėrdi nė ta dhe pastaj shkoi tė jetojė nė shpellėn e qetės Etam.

Nofulla e gomarit

9 Prandaj filistenjtė erdhėn nė Judė dhe aty ngulėn fushimin, dhe ushtria e tyre u shpėrnda deri nė Lehi /d. m. th. Nofull/. 10 Njerėzit prej fisit tė Judės u thanė: “Pse keni ardhur kundėr nesh”? Ata u pėrgjigjėn: “Erdhėm pėr ta lidhur Samsonin e pėr t’ia bėrė siē na e bėri ai neve”. 11 Atėherė zbritėn tri mijė burra prej fisit tė Judės te shpella e qetės Etam dhe i thanė Samsonit: “Po a nuk e di se filistinėt na sundojnė? Pėrse na e bėre kėtė punė”? E ai iu pėrgjigj: “Siē ma kanė bėrė ata mua, ua kam bėrė edhe unė”. 12 I thanė: “Kemi ardhur tė tė lidhim e tė tė dorėzojmė te filistinėt”. U pėrgjigj: “Mė bėni be se nuk do tė mė vrisni”. 13 I thanė: “Nuk do tė tė vrasim, por do tė tė dorėzojmė tė lidhur”. E lidhėn me dy teje tė reja dhe e morėn prej qetės Etam.

14 Kur arritėn nė Lehi dhe, ndėrsa filistenjtė duke bėrtitur prej gėzimit po i dilnin pėrpara, shpirti i Zotit e pushtoi Samsonin dhe, sikur kėputen fijet e lirit tė djegura prej zjarrit, u kėputėn e ranė litarėt me tė cilėt ishin tė lidhura duart e tija. 15 Si i shkuan sytė nė njė nofull tė freskėt gomari, e kapi me dorė, solli nė ta e i vrau njė mijė vetė 16 e tha:

“Me nofull gomari

mogilė i bėra!

Me fulqi gomari

vrava njė mijė burra”!

17 Kur e kreu kėtė kėngė, i dha krah nofullės sė gomarit dhe atė vend e quajti: Ramatlehi /qė do tė thotė: Lartėsimi i Nofullės/ 18 I djegur nga etja, iu lut Zotit e tha: “Ti bėre me anė tė shėrbėtorit tėnd njė shpėtim kaq tė madh e njė fitore, a thua tani do tė vdes etjeje e do tė bie nė duar tė parrethprerėve”? 19 Atėherė Hyji e hapi gropėn qė ėshtė nė Lehi dhe buroi uji. Samsoni piu, e pėrtėriti shpirtin dhe rifitoi fuqinė. Prandaj ai burim u quajt Burimi i Lutėsit. Ėshtė nė Lehi edhe sot e kėsaj dite.

20 Samsoni qe gjykatės nė Izrael nė kohėn e filistenjėve pėr njėzet vjet.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Samsoni i djeg tė korrat e filistenjve