Kapitujt

Gjyqtarėt: 18. Danajt nė kėrkim tė njė vendi pėr tė ngulur

18

1 Asokohe nuk kishte ende mbretėr nė Izrael. Asokohe fisi i Danit kėrkonte njė vend pėr pronė pėr tė banuar, sepse deri atėherė nuk i kishte takuar asnjė trashėgim mes fiseve tė tjera. 2 Prandaj bijtė e Danit dėrguan pesė vetė, burra tė fortė, prej fisit e barqeve tė veta nga Saraja e Estaoli pėr t’i bėrė hetime vendit e pėr ta njohur me kujdes. U thanė: “Shkoni e bėni hetime vendit”. Kėta, kur arritėn nė Malėsi tė Efraimit, te shtėpia e Mikės, e kaluan natėn aty. 3 Pasi ishin afėr shtėpisė sė Mikės, duke njohur zėrin e djaloshit levit, u kthyen aty dhe e pyetėn: “Kush tė ka prurė kėtu? Ēfarė bėn kėtu? Pėr ē’arsye ke dashur tė vish kėtu”?

4 Djaloshi u pėrgjigj: “Mika ka bėrė kėtė e kėtė pėr mua; ai mė paguan qė t’i jem prift”. 5 Ata i thanė: “Pyete pėr ne Hyjin a do ta bėjmė me sukses udhėtimin qė kemi marrė dhe a do tė na shkojė gjithēka mbarė”. 6 Ky iu pėrgjigj: “Shkoni nė paqe! Rruga dhe udhėtimi juaj ėshtė nėn mbikėqyrjen e Zotit”.

7 Kėta shkuan dhe tė pestėt arritėn nė Lais. Panė se populli qė banonte nė tė, jetonte nė qetėsi pa farė frike ‑ sikurse sidonasit ‑ i sigurt e i qetė: askush nuk i trazonte, kishin shumė pasuri, ishin larg prej sidonasve dhe nuk kishin farė shoqėrie me Sirinė.

8 U kthyen te vėllezėrit nė Saraa e nė Estaol dhe, tė pyetur ēfarė kishin bėrė, u pėrgjigjėn: 9 ”Ēohuni tė shkojmė kundėr tyre! Sepse toka qė pamė ishte shumė e pasur dhe e mirė. Pse po pėrtoni? Mos u matni: ēohuni tė shkojmė e ta pushtojmė. 10 Me siguri do tė pushtojmė njė tokė shumė tė gjerė. Zoti me siguri do tė na e dorėzojė! Ėshtė njė vend ku nuk mungon asgjė qė toka prodhon”.

Dyndja e Danėve

11 Kėshtu pra, u nisėn gjashtėqind burra me armė lufte ngjeshur prej fisit tė Danit nga Saraja e nga Estaoli. 12 U nisėn dhe fushimin e ngulėn nė Kariatiarimin e Judės. Ky vend asokohe u quajt Zemėrimia e Danėve e gjendet nė perėndim tė Kariatiarimit. 13 Prej andej u nisėn nė Malėsinė e Efraimit.

Kur arritėn te shtėpia e Mikės, 14 ata pesė vetė qė mė parė kishin qenė tė dėrguar pėr tė hetuar tokėn Lais, u thanė vėllezėrve tė vet: “A e dini se nė kėto shtėpi ėshtė efodi e terafimi si dhe idhulli i gdhendur e i shkrirė? Tani, ju dini se ē’duhet bėrė”! 15 Ata u shmangėn pak, hynė nė shtėpinė e djaloshit levit, nė shtėpinė e Mikės, dhe e pėrshėndetėn me fjalė tė mira, 16 ndėrsa gjashtėqind danėt e armatosur rrinin para derės. 17 Atėherė ata qė kishin hyrė nė shtėpinė e djaloshit, morėn idhullin, efodin, terafimin dhe idhullin e shkrirė. Para derės qėndronte prifti dhe gjashtėqind vetė tė armatosur. 18 Morėn pra, ata qė hynė nė shtėpi, idhullin e gdhendur, efodin, terafimin dhe idhullin e shkrirė. Prifti u tha: “Ēfarė bėni ashtu?”. 19 Ata iu pėrgjigjėn: “Hesht dhe vėri kyēin gojės e eja me ne qė tė tė kemi pėr atė e pėr prift. Ē’ėshtė mė mirė pėr ty: tė jesh prift nė shtėpinė e njė njeriu tė vetėm, apo nė njė fis e nė njė trung tė Izraelit”?

20 Prifti u gėzua, mori efodin, terafimin dhe idhullin e shkrirė dhe u nis mes popullit.

21 U nisėn pėr rrugė. I qitėn para fėmijėt, bagėtitė e gjithēka kishin tė ēmueshme. 22 Ishin larguar bukur mirė prej shtėpisė sė Mikės, kur ja, njerėzit qė jetonin nė shtėpitė afėr shtėpisė sė Mikės, ishin bashkuar dhe u vunė pas bijve tė Danit. 23 Ia filluan tė bėrtasin pas shpinės sė tyre. Kėta, kur i panė, i thanė Mikės: “Ē’ke? Pse jeni bashkuar”? 24 Ai u pėrgjigj: “I morėt zotat e mi qė i gdhenda pėr vete, mė morėt priftin dhe gjithēka pata e tani mė pyesni: ‘Ē’ke’” 25 Bijtė e Danit iu pėrgjigjėn: “Qepe e mos fol mė se po u hidhėruan njerėzit e tė sulmuan, sharron ti dhe mbarė shtėpia jote”. 26 Si thanė kėshtu, vazhduan udhėn qė kishin marrė. Mika, pasi pa se ishin mė tė fortė, u kthye nė shtėpinė e vet.

Pushtimi i Laisit. Themelimi i Danit dhe shenjtėrorja e tij

27 Kėta gjashtėqind vetė morėn atė qė Mika kishte dhėnė t’i punohej dhe priftin e tij dhe arritėn nė Lais te njė popull qė ishte nė qetėsi e pa farė frike. Banorėt i kaluan nė tehun e shpatės e qytetit i dhanė zjarrin. 28 Askush nuk u erdhi nė ndihmė, sepse jetonin larg Sidonit e me Sirinė nuk kishin asfarė shoqėrimi dhe as marrėdhėnie.

Qyteti ishte nė krahinėn e Rohobit. Kėtė e rindėrtuan dhe banuan nė tė. 29 Qytetin e quajtėn Dan, me emrin e themeluesit tė fisit tė tyre, qė i lindi Izraelit. Ai mė parė quhej Lais.

30 Bijtė e Danit e vendosėn idhullin. Jonatani, biri i Gersamit, bir i Moisiut, dhe bijtė e tij ishin priftėrinj nė fisin e Danit deri ditėn kur populli qe tretur nė skllavėri. 31

Pėr tėrė kėtė kohė idhulli i Mikės qėndroi ndėr ta, pėr kohėn sa ishte shtėpia e Hyjit nė Silo.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Danajt nė kėrkim tė njė vendi pėr tė ngu...