Kapitujt

Gjyqtarėt: 17. Shenjtėrorja private e Mikės

17

1 Nė Malėsinė e Efraimit ishte njė njeri qė quhej Mikė. 2 Ky i tha s’ėmės: “Njė mijė e njėqind paratė e argjendta, qė t’u vodhėn e mbi tė cilat, si tė kam dėgjuar edhe vetė, ke lėshuar mallkimin, ja ku janė, tek unė. Unė i mora”. Ajo iu pėrgjigj: “Qoftė bekuar prej Zotit biri im”! 3 Djali ia ktheu s’ėmės e ajo i tha: “Unė ia kam shuguruar e kushtuar Zotit kėto para argjendi: qė t’i pranojė prej dorės sime pėr djalin tim pėr tė punuar njė idhull tė gdhendur e tė shkrirė prej metali. Tani merri ti”.

4 Por ai ia ktheu s’ėmės. Kjo mori dyqind sikla argjendi dhe ia dha argjendtarit qė tė gdhendte e tė shkrinte me ta njė idhull qė ruhej nė shtėpinė e Mikės. 5 Ky kishte njė shenjtėrore tė vogėl tė Hyjit, punoi efod e terafim, e njėrin ndėr djemtė e vet e bėri prift dhe ai u bė prift pėr tė. 6 Asokohe Izraeli nuk kishte mbret, kėshtu qė gjithkush bėnte ēkado qė i dukej e drejte tė bėjė.

7 Tashti, ishte njė djalosh i ri prej Betlehemit, prej fisit tė Judės, dhe ky ishte levit e banonte aty si ardhacak. 8 Dalė njė herė prej Betlehemit, mori rrugėn e shtegtimit prej njė vendi nė njė tjetėr derisa tė gjente njė vend tė pėrshtatshėm. Duke udhėtuar kėshtu, erdhi nė Malėsinė e Efraimit deri te shtėpia e Mikės. 9 Ky e pyeti se nga vinte. Ai iu pėrgjigj: “Jam njė levit prej Betlehemit tė Judės. Po kėrkoj tė gjej njė vend tė pėrshtatshėm pėr tė banuar”. 10 Mika i tha: “Rri tek unė dhe m’u bėj baba e prift. Pėr ēdo vit do tė tė jap dhjetė sikla tė argjendta, veshje e mbathje e ushqim”. 11 Leviti pranoi e ndenji tek ai. E mbante sikur tė ishte njė nga bijtė e tij.

12 Mika e emėroi prift dhe djaloshi u bė prifti i tij qė banonte tek ai. 13 Mika thoshte: “Tani e di se do tė mė bekojė Zoti, pasi pėr prift kam njė levit”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Shenjtėrorja private e Mikės