
Kapitujt

Kantiku i Kantikëve: 5. Poema e katërt
51 të më vijë i dashuri në kopsht të vet
e t’i hajë frutat më të mirat!
I fejuari
Ja, pra, hyra në kopshtin tim,
motra ime, o nusja ime,
mblodha mirrën me erëra të mia,
hëngra fashollin me mjaltë,
piva verën me qumështin tim!
Merrni, o miq, hani e pini,
dehuni, o shumë të dashur!
POEMA E KATËRT
E fejuara
2 Unë fle, por zemra më rri zgjuar.
Prit! I dashuri im troket!
“Ma hap derën, motra ime!
Pëllumbesha ime, mikesha ime,
e papërlyera ime!
Sepse plot vesë e kam kokën,
kaçurrelat me pika nate!”
3 ‑ “Po unë jam zhveshur!
Si të veshem vetë përsëri?
I lava këmbët!
Si përsëri ato t’i zhys”?
4 I dashuri im për vrime futi dorën
e një rënqethje ma përshkoi mbarë trupin.
5 U ngrita të dashurit derën t’ia çel,
duart e mia riguan mirrë,
me mirrë të zgjedhur m’u mbushën gishtat
mbi dorezë të kajnacës së derës.
6 Të dashurit ia hapa derën,
porse ai ishte larguar,
kishte ikur...
Më ra të pakët që kishte shkuar.
E kërkova, por s’e gjeta,
e thirra, por s’m’u përgjigj.
7 Rojëtarët që ruajnë qytetin më gjetën,
më rrahën e më plagosën...
më zhveshi petkun roja e mureve.
8 O ju bija të Rruzalemit, pash Zotin,
nëse ma gjeni të fejuarin tim,
çka për mua ju do t’i thoni?
Se jam sëmurë nga dashuria.
Kori
9 Çka është më i mirë se tjerët i dashuri yt,
o më e bukura ndër gra?
Çka është më i mirë se tjerët i dashuri yt,
që ti kështu po na përben?
E fejuara
10 I dashuri im i bardhë e i kuq,
ndahet në shenjë ndër një mijë vetë!
11 Koka e tij është ar i pastër,
kaçurrelat pinjollë palme,
zi e zi si penda e korbit!
12 Sytë e tij si pëllumbeshat
bregut të ujërave të përroit
të lara me qumësht
kur pushojnë brigjeve të lumit!
13 Mollëzat i ka porsi zagna
të mbjella me bimë të erëndshme
‑ vllaja barnash që erëzojnë;
buzët e tija janë porsi zambaku,
rigojnë mirrën e dorës së parë!
14 Duart e tija mbidorësa të arta,
plot xhevahirë;
barku i tij krejt i fildishtë,
i stolisur me safirë!
15 Këmbët e tija shtyllë mermeri,
të ngulura në themele të arta!
Vigan në të pamë porsi Libani,
ardhur shtatit porsi cedri!
16 Fjala e tij veç ëmbëlsirë:
veç i tillë mund të dëshirohet!
I tillë është i dashuri im,
të tillë mikun unë e kam,
o bija të Jerusalemit!

Kapitujt
