Kapitujt

Predikuesi: 12. Pėrfundimi

12

1 Kujtoje Krijuesin tėnd

nė ditėt e rinisė sate,

para se tė vijė koha e vuajtjeve

e tė afrohen ditėt pėr tė cilat tė thuash:

“Jo, nuk mė pėlqejnė mė!”;

2 para se tė errėsohen

dielli e drita e hėna e yjet,

e tė kthehen retė pas shiut;

3 kur tė pėrkulen rojėtarėt e shtėpisė

e tė gėrnusen trimat e fortė,

tė papunė tė mbeten bluesit pse tė rralluar,

tė errėsohen shikuesit nėpėr vrima,

4 tė mbyllet dera nga jashtė

e bluesit nėn zė

e tė ngriten zogjtė pėr tė cicėruar

e kur tė meje kėndimi i kėngėve.

5 Atėherė do tė tmerrojnė pėrpjetetė,

frikė do tė shtjerė udhėtimi.

Do tė lulėzojė bajamja,

zvarrė do tė hiqet karkaleci

e do tė shkatėrrohet kaperi,

sepse njeriu do tė fillohet nė shtėpinė e amshimit tė vet.

Vajtuesit do tė enden nė sheshe.

6 Para se tė kėputet litari i argjendtė

e tė copėtohet kandili i artė,

tė thyhet katrova nė krua,

tė copėtohet qostra pėrmbi cisternė

7 e tė kthehet pluhuri nė tokėn e vet nga erdhi

e shpirti tė kthehet tek Hyji qė e dha.

8 Kotėsi kotėsish,

‑ thotė Kishtari ‑

e gjithēka kotėsi.

Pėrfundimi

9 Meqenėse ishte shumė i urtė, Kishtari pėr mė tepėr popullit i mėsoi dijen; ai peshoi, shqyrtoi dhe pėrftoi shumė fjalė tė urta. 10 Kishtari u kujdesua tė gjejė thėnie tė pėrshtatshme dhe shkroi me pėrpikėri fjalė tė vėrteta. 11 Fjalėt e tė urtėve janė si hostenė, porsi gozhda tė ngulura shkrimtarėt e pėrmbledhjeve: ato u dhanė nga njė bari i vetėm. 12 Sa pėr ato qė janė mė tepėr se kjo, biri im, as mos i kėrko: tė bėhen shumė libra s’ka asfarė qėllimi e pėrsiatja e vazhdueshme ėshtė mundim i trupit.

13 Pėrfundimi i bisedimit, pasi u dėgjuan tė gjitha:

Druaje Hyjin e mbaji urdhėrimet e tija; sepse nė kėtė e ka tėrė vlerėn e vet njeriu.

14 E njėmend, Hyji do t’i qesė nė gjyq tė gjitha veprat e fshehta qofshin ato tė mira ose tė kėqija.

Kapitujt

Kapitujt