Kapitujt

Predikuesi: 4. Shoqėria

4

1 U solla pastaj nė anė tjetėr e pashė tėgjitha dhunat qė bėhen nėn diell: dhe ja, lotėt e tė nėpėrkėmburve e asnjė ngushėllues! Nga ana e dhunuesve dhunė pa asnjė ngushėllues!

2 Atėherė i shpalla mė tė lumė tė vdekurit qė kishin vdekur kaherė se tė gjallėt qė ende rrojnė, 3 madje mė tė lumė se tė dy e ēansova atė qė ende s’ka lindur, qė ende nuk i ka parė tė kėqijat qė bėhen nėn diell!

4 Pėrsėri u vura tė shqyrtoj ēdo veprimtari dhe ēdo sukses nė veprimtari e pashė se edhe kėtu ėshtė smirė e njėrit kundėr tjetrit. Edhe kjo gjė pra, ėshtė kotėsi dhe mihje nė ujė!

5 I marri i kryqėzon duart e veta

dhe ha vetveten!

6 Mė mirė ėshtė njė dorė me pushim se tė dy grushtat plot, por me mund tė madh e me mihje nė ujė.

7 Vura re gjithashtu edhe njė kotėsi nėn diell:

8 shikoj njė njeri krejtėsisht tė vetėm: s’ka djalė, s’ka vėlla e, megjithatė, nuk pushon kurrė nga puna dhe sytė e tij kurrė nuk ngihen me pasuri dhe as s’i jepet tė mendojė: “Pėr kė po punoj e po ia mohoj vetvetes tė mirat”? Edhe kjo ėshtė njė kotėsi dhe njė kujdesim i keq shumė!

9 Mė mirė janė dy sė bashku se njėri vetėm: sepse mė mirė paguhen pėr punėn e vet, 10 sepse, kur rrėzohet njėri, e ngre tjetri. Mjerė i vetmi! Kur tė rrėzohet s’do tė ketė kush ta ēojė!

11 Po ashtu edhe nė fjetshin dy s’bashku do ta ngrohin njėri‑tjetrin. Njė i vetėm si do tė mund tė nxehet? 12 Po edhe nėse ndokush do ta sulmojė njėrin, tė dy sė bashku do tė mund t’i qėndrojnė. Litari i trefishtė nuk kėputet lehtė!

13 Mė i mirė ėshtė djaloshi skamnor e i urtė se mbreti i moēėm e i marrė

qė s’lejon mė tė kėshillohet.

14 Djaloshi mund tė dalė prej burgut e tė bėhet mbret megjithėse ka lindur nė mbretėrinė e tij skamnor, 15 dhe i pashė se si tė gjithė qė jetojnė e ecin nėn diell i mbėshteten djaloshit, pasardhėsit tė atij qė e trashėgon. 16 Ishte njė numėr i pakufi i popullit tė cilit ai i printe, porse breznitė e mėvonshme nuk do tė kenė pse tė gėzohen pėr shkak tė tij.

Edhe kjo ėshtė kotėsi dhe mihje nė ujė.

17 Kur tė shkosh nė Shtėpinė e Hyjit ki kujdes hapat e tu. Afrohu qė tė mund tė dėgjosh, sepse kjo vlen mė shumė se flia e tė marrėve: vėrtet ėshtė mė e mirė dėgjesa se flitė e tė marrėve qė nuk dinė se bėjnė keq.

Kapitujt

Kapitujt