Kapitujt

Fjalėt e urta: 26. Si shpendi kur merr fluturimin, porsi

26

1 Si bora nė verė dhe shiu nė kohė tė tė korrave

ashtu i kanė hije nderimet tė marrit.

2 Si shpendi kur merr fluturimin, porsi

dallėndyshja kur fluturon,

kėshtu s’shkon nė vend as nėma e paarsyeshme.

3 Frushkulli pėr kalė, ullari pėr gomar

dhe shkopi pėr shpinėn e tė marrėve.

4 Mos i pėrgjigj tė ēmendurit sipas ēmendjes sė tij

qė edhe ti tė mos bėhesh i ngjajshėm me tė;

5 u pėrgjigj tė ēmendurit sipas ēmendjes sė tij

qė tė mos i duket vetja i urtė.

6 Ia pret vetes kėmbėt dhe dehet me turp

kush ēon fjalė me anė tė tė marrit.

7 Si fyelli i ligshtė i kėmbės sė ēalamanit,

ashtu ėshtė fjala e urtė nė gojėn e marranit.

8 Si ai qė e fsheh njė gur nė grumbull

ėshtė ai qė e nderon tė marrin.

9 Gemb ferre nė dorėn e tė dehurit

ėshtė fjala e urtė nė gojėn e tė marrėve.

10 Si shigjetari qė plagos gjithkėnd

ėshtė ai qė merr nė punė tė marrin e endacakun.

11 Porsi qeni qė kthehet nė tė vjellat e veta

ėshtė i marri qė e pėrsėrit marrėzinė e vet.

12 A ke hasur njeriun qė vetja i duket i urtė?

Mė shumė mund tė pritet prej njė tė marri se prej tij.

13 Pėrtaci thotė: “Luanesha nė rrugė!

Luani nė shesh”!

14 Dera sillet nė thithin e vet

edhe pėrtaci nė shtratin e vet.

15 E shtie pėrtaci dorėn nė pjatė,

por lodhet ta ēojė deri te goja e vet.

16 Pėrtacit i duket vetja mė i menēur

se shtatė pleqve qė pėrgjigjen me urtėsi.

17 Kap qenin pėr veshėsh

ai qė nė kalim pėrzihet nė grindje tė tjetėrkujt.

18 Porsi ai qė del mendsh e gjuan

shigjeta e heshta pėr tė vrarė,

19 ėshtė ai qė e gėnjen mikun e vet

e thotė: “Pse a s’desha tė luaj?”

20 Kur mungojnė drutė, fiket zjarri,

kėshtu edhe, kur dėbohet shpifėsi,

pushojnė grindjet.

21 Porsi thėngjilli pėr prush e drutė pėr zjarr

i tillė ėshtė grindaveci pėr tė ndezur grindje.

22 Fjalėt e shpifėsit janė porsi ėmbėlsira:

edhe ato arrinė deri nė fund tė barkut.

23 Ndryshk argjendi stoli e enės prej dheut:

janė fjalėt pėrkėdhelėse e zemra e keqe.

24 Armiku tė shtiret me fjalėt e veta

kurse nė zemrėn e vet sendėrgjon tradhti:

25 kur ta zbusė zėrin e vet, ruaj se i beson,

sepse shtatė neveri i fsheh nė zemrėn e vet;

26 nėse me shtirje e mbulon urrejtjen,

zemra e tij e keqe do tė zbulohet nė mbledhje.

27 Kush hap gropėn nė tė do tė bjerė,

e kush rrokullis gurin mbi tė do tė kthehet.

28 Gjuha e rreme nuk e do tė vėrtetėn,

goja pėrkėdhelėse pėrgatit rrėnimin.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Si shpendi kur merr fluturimin, porsi