Kapitujt

Fjalėt e urta: 23. Kur tė ulesh tė hash nė tryezė me ndonjė bujar,

23

1 Kur tė ulesh tė hash nė tryezė me ndonjė bujar,

vėreje mirė ēka ėshtė para teje;

2 vetvetes i vė thikėn nėn fyt

nėse je pėrlugėtues,

3 mos u lakmo ushqimeve tė tija,

sepse ėshtė bukė tradhtuese.

4 Mos u mundo tė bėhesh i pasur,

por kėnaqu me menēurinė tėnde.

5 Posa tė kenė pushuar sytė e tu mbi tė

ajo do tė zhduket:

do t’i rrahė krahėt si shqiponja

e do tė fluturojė nė qiell.

6Mos ha me njeriun smirėzi

dhe mos u lakmo hajeve tė tija

7 sepse ai ėshtė ashtu sikurse mendon nė vete:

“ha e pi!”, tė thotė,

por zemrėn s’e ka me ty.

8 Kafshatėn qė ke ngrėnė do ta vjellėsh

kot do tė shkojnė fjalėt e tua tė bukura.

9 Mos fol nė veshėt e tė marrit,

sepse do t’i pėrbuzė fjalėt e mėsimit tėnd.

10 Mos i luaj vendit kufijtė e vejushės

e mos hyr nė tokėn e bonjakut:

11 sepse Shpaguesi i tyre ėshtė shumė i fortė,

ai do ta gjykojė ēėshtjen e tyre kundėr teje.

12 Ngjite zemrėn tėnde pas mėsimit

dhe lidhi veshėt e tu pėr fjalėt e urtisė.

13 Mos ia kurse fėmijės qortimin,

nėse ia djeg me thupėr nuk do tė vdesė.

14 Fshikja me njė thupėr

dhe jetėn ia shpėton nga Nėntoka.

15 Biri im, nėse zemra jote do tė jetė e urtė,

bashkė me ty do tė gėzojė edhe zemra ime,

16 do tė galdojnė veshkat e mia

kur buzėt e tua tė flasin tė drejtėn.

17 Zemra jote tė mos u ketė lakmi mėkatarėve,

por qėndro tėrė ditėn nė frikėn e Zotit,

18 sepse do tė kesh ardhmėri

dhe shpresa jote nuk do tė humbasė

19 Mė dėgjo, biri im, dhe ji i urtė,

dhe drejtoje udhės jetėn tėnde.

20 Mos merr pjesė nė gosti me pijaneca

as nė tryezė me pėrlugėtues mishi,

21 sepse pijanecat e tė lezhguarit varfėrohen

dhe gjumashat do tė vishen me zhele.

22 Dėgjo t’atė ‑ prindin tėnd,

e mos e pėrbuz tė ėmėn kur tė plaket.

23 Tė vėrtetėn bleje e mos e shit,

bleje urtinė, mėsimin e kuptimin.

24 Brohorit nga gėzimi babai i tė drejtit,

kujt i lindi i urti nė tė do ta ketė gėzimin:

25 Le tė gėzojė yt atė dhe jot ėmė,

le tė galdojė ajo qė tė lindi!

26 Falma zemrėn tėnde, biri im,

dhe mos ia ndaj sjelljes sime sytė e tu:

27 gropė e pafund ėshtė lavirja,

pus i ngushtė gruaja e huaj.

28 Ajo rri nė pritė porsi vjedhėsi

dhe e shumon mes njerėzish numrin e keqbėrėsve.

29 Pėr kė: “Vaj!”? Pėr kė: “Heu!”?

Pėr kė grindjet? Nė kė ankimet?

Pėr kė plagėt pa arsye? Kush sytė i ka tė turbullt?

30 Pėr ata qė s’dinė t’i ndahen verės,

e qė enden tė kėrkojnė verė tė pėrzier!

31 Mos e shiko verėn kur zverdhon,

kur shkėlqen nė gotė ngjyra e saj:

pihet po aq me shije,

32 por nė fund tė ha si shlligėza,

dhe tė plagos porsi nepėrka!

33 Sytė e tu do tė shohin fantazma,

goja jote do tė flasė marrėzira,

34 do tė duket se fle nė shpinė tė detit,

sikur tė flesh nė majė tė direkut tė anijes:

35 “Mė rrahėn, por nuk mė dhimbti,

mė goditėn, por gjė nuk ndjeva.

Kur do tė zgjohem... ?

Prapė do ta kėrkoj”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Kur tė ulesh tė hash nė tryezė me ndonjė...