
Kapitujt

Osea: 8. Kushtrimi
81 Mos e hiq borinë nga goja!
Si shqiponja mbi shtëpi të Zotit,
sepse e thyen besëlidhjen time,
e shqelmuan Ligjin tim!
2 Ata më thërrasin: ‘Hyji im!’
Të njohim, o Izrael!
3 Tej e flaku Izraeli të mirën,
armiku do ta përndjekë.
Anarki politike e idhujtari
4 Vunë mbretër pa dijen time,
princa vunë e mua s’më pyetën.
Me argjend e me ar të vet
punuan idhuj për vete
që të sharronin.
5 I urryeshëm është viçi yt, o Samari!
Kundër tyre flakë u ndez furia ime!
Deri kur s’do të mund të pastrohen?
6 Po, ai vjen prej Izraelit,
një mjeshtër atë e punoi
e Zot s’është!
Shkëndijë do të bëhet viçi i Samarisë!
7 Pasi mbjellin erë, stuhi do të korrin!
Gruri i tyre kallinj s’do të lidhë,
nëse rritet, miell s’do të japë,
po edhe në dhëntë, të huajt do ta hanë!
Izraeli sharron pse i thërret të huajt në ndihmë
8 Izraeli u përpi
e tani është bërë
ndër kombe enë e ndytë!
9 U ngjitën deri në Asyri
‑ gomar i egër që endet në vetmi ‑
e Efraimi dhurata u jep dashunorëve.
10 Ani në dashtë, le të dhurojë kombet,
s’do të vonoj, do t’u jap rrugët,
le të dridhen sado pak
nën peshën e mbretit të princave.
Kundër kultit thjesht të jashtëm
11 Kur Efraimi i shumoi lterët për mëkat,
i shërbyen veç për të mëkatuar.
12 Për të i shkruaja ligjet e mia të shumta,
porse çmohen porsi gjë e huaj.
13 Ata i duan flitë,
kushtojnë mishrat dhe i hanë,
por ato Zotit s’i pëlqejnë.
Tani do ta kujtojë fajësinë e tyre,
do t’i ndëshkojë për mëkatet e tyre:
në Egjipt do të kthehen.
14 Izraeli e harroi Basin e vet
e ndërtoi pallate të mëdha,
Juda i shumoi fortesat e veta.
Zjarrin do të hedh mbi qytetet e tyre,
do t’i përpijë fortesat e tyre.

Kapitujt
