Kapitujt

Veprat e Apostujve: 28. Pali nė ishullin e Maltės

28

1 Vetėm pasi shpėtuam e morėm vesh se ishulli quhej Maltė. 2 Vendasit na treguan njė njerėzi tė jashtėzakonshme. Ndezėn njė zjarr tė madh e tė gjithėve na afruan pėrreth tij, sepse kishte filluar tė bjerė shi e bėnte ftohtė. 3 Pali mblodhi njė krah rrozga e i hodhi nė zjarr. Kur, ja, prej tė nxehtit doli njė gjarpėr dhe iu kap pėr dore. 4 Kur vendasit panė se si gjarpri i varej pėr dore, i thanė njėri‑tjetrit: “Ky njeri qenka me siguri vrasės: i shpėtoi detit, por Drejtėsia nuk e lė tė jetojė!” 5 Pali e shkundi gjarprin nė zjarr e nuk i ndodhi kurrnjė e keqe. 6 Ata pritnin qė menjėherė tė ėnjtej e tė binte i vdekur, porse, pas njė pritjeje tė gjatė, panė se atij s’po i ndodhte asgjė e jashtėzakonshme. Atėherė ndėrruan mendim e thoshin: “Qenka hyj!”

7 Nė afėrsi tė atij vendi ishte prona e kryetarit tė ishullit, qė quhej Publius. Ai na priti e na pėrbujti bujarisht pėr tri ditė. 8 I ati i Publit ishte nė shtrat ndėr ethe e i sėmurė nga barku i keq. Pali hyri tek ai, u lut, e bekoi duke vėnė duart mbi tė dhe e shėroi. 9 Pas kėsaj ngjarjeje filluan tė vijnė edhe tė sėmurė tė tjerė tė ishullit e shėroheshin. 10 Ata atėherė na bėnė nderime tė shumta e, kur rimorėm lundrimin, na sollėn ushqimet qė na nevojiteshin.

Pali arrin nė Romė

11 Pas tre muajsh lundruam me njė anije prej Aleksandrie e cila kishte dimėruar nė ishull e pėr shenjė kishte Dioskurėt. 12 Kur mbėrritėm nė Sirakuzė, u ndalėm aty tri ditė. 13 Prej kėndej, duke lundruar buzė bregut, u kapėm nė Regj. Tė nesėrmen filloi tė fryejė shiroku e pėr dy ditė arritėm nė Puteol, 14 ku gjetėm disa vėllezėr, tė cilėt na ndalėn tė rrinim tek ata shtatė ditė.

E kėshtu arritėm nė Romė.

15 Kur vėllezėrit e atjeshėm dėgjuan se kemi arritur, na dolėn para qė prejTregut tė Apiut e deri te Tri Pijetoret. Pali, kur i pa, falėnderoi Hyjin dhe u ngushėllua nė shpirt.

16 Kur arritėm nė Romė, Pali e mori lejen tė kishte banesėn e vet tė veēantė me njė ushtar qė e ruante.

Pali predikon nė Romė

17 Pas tri ditėsh Pali i grishi nė takim udhėheqėsit e judenjve. Kur erdhėn, u tha:

“Vėllezėr, edhe pse unė nuk kam bėrė asgjė as kundėr popullit tonė, as kundėr traditave tė tė parėve, megjithatė nė Jerusalem mė kanė lidhur e mė kanė dorėzuar romakėve. 18 Romakėt, pasi mė morėn nė pyetje, deshėn tė mė lirojnė, sepse nuk kisha bėrė kurrfarė vepre qė tė meritoja vdekjen. 19 Por, pasi judenjtė kundėrshtuan, qesh i shtrėnguar t’i drejtohem gjyqit tė Cezarit: e jo, pra, qė kam pasur pėr qėllim ta padis pėr ndonjė gjė timen. 20 Pra, pėr kėtė arsye kėrkova tė takohem me ju e tė bisedojmė, sepse pėr tė vėrtetė, kėto pranga i mbaj pėr shkak tė shpresės sė Izraelit.”

21 Ata i thanė:

“Ne nuk kemi marrė prej Judeje kurrfarė letre lidhur me ty e, as prej vėllezėrve qė erdhėn prej andej, s’kemi dėgjuar gjė tė keqe as kurrfarė fjale pėr ty. 22 Megjithatė ne dėshirojmė tė dėgjojmė prej teje ēka ti mendon, sepse pėr atė sekt dimė vetėm se has gjithkund nė kundėrshtime.”

23 Atėhere, pasi ia caktuan ditėn, erdhėn nė banesėn e tij nė njė numėr edhe mė tė madh. Nė shtjellimin e vet, Pali u dėshmonte Mbretėrinė e Hyjit e, prej mėngjesit deri nė mbrėmje u mundua t’ua mbushė mendjen tė besojnė nė Jezusin nė bazė tė Ligjit tė Moisiut e tė Profetėve. 24 Fjalėt e tij disave ua mbushėn mendjen, kurse disa tė tjerė s’deshėn tė binden. 25 Kur, ashtu tė pa marrė vesh me njėri-tjetrin, po shpėrndaheshin, Pali shtoi edhe kėtė fjalė:

“Mirė u tha Shpirti Shenjt tė parėve tuaj me gojė tė Isaisė profet:

26 ‘Shko te ky popull e thuaj:

me veshė tuaj do tė dėgjoni,

por gjė s’do tė kuptoni;

mirė do tė shikoni,

por gjė s’do tė shihni.

27 Guruar ėshtė zemra e kėtij populli,

veshėt u janė shurdhuar,

sytė u janė verbuar,

qė me sy tė mos shohin,

me veshė tė mos dėgjojnė,

qė tė mos kthehen

e unė t’i shėroj.’

28 Ta dini, pra, tė gjithė: Shėlbimi i Hyjit u ėshtė dėrguar popujve joēifutė. Ata do ta dėgjojnė. ”[29]

30 Plot dy vjet jetoi Pali nė banesėn qė vetė e paguante. Aty i pranonte tė gjithė ata qė shkonin nė takim me tė. 31 Predikonte Mbretėrinė e Hyjit dhe mėsonte me liri tė plotė e pa kurrfarė pengese tė vėrtetėn mbi Jezu Krishtin Zot.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Pali nė ishullin e Maltės