Kapitujt

Veprat e Apostujve: 8. Sauli salvon Kishėn

8

1 Edhe Sauli e dha pėlqimin e vet pėr vrasjen e Shtjefnit.

Sauli salvon Kishėn

Po atė ditė u bė salvim i madh kundėr Kishės nė Jerusalem. Tė gjithė, me pėrjashtim tė apostujve, u shpėrndanė nėpėr krahinat e Judesė e tė Samarisė. 2 Disa njerėz tė pėrshpirtshėm e varrosėn Shtjefnin dhe bėnė gjėmė tė madhe pėr tė. 3 Ndėrkaq, Sauli bėnte ēmosin pėr ta asgjėsuar Kishėn: hynte nėpėr shtėpi, merrte burra e gra dhe i dorėzonte nė burg.

Predikimi i Ungjillit nė Samari

4 Ata, pra, tė cilėt qenė shpėrndarė, shkonin prej njė vendi nė njė vend tjetėr dhe predikonin Fjalėn. 5 Kėshtu Filipi zbriti nė qytet tė Samarisė dhe filloi tė predikojė Mesinė. 6 Turmat ua vinin veshin me kujdes mėsimeve tė Filipit, sepse i dėgjonin dhe i shikonin shenjat e mrekullueshme qė bėnte. 7 E njėmend, prej shumė tė djallosurish dilnin shpirtrat e ndytė duke bėrtitur me zė tė lartė, shėroheshin shumė tė paralizuar e tė ēalė. 8 Dhe u bė gėzim i madh nė atė qytet.

9 Nė atė qytet njė njeri qė quhej Simon pėr njė kohė tė gjatė merrej me mjeshtrinė e shortisė dhe e Samarisė e mashtronte duke thėnė pėr vetveten se ėshtė njeri i madh. 10 Tė gjithė, i madh e i vogėl, ishin nėn ndikimin e tij dhe thoshin: “Ky njeri ėshtė Fuqia hyjnore, ajo qė quhet e ‘Madhe’.” 11 E dėgjonin sepse pėr njė kohė tė gjatė i mahniste duke bėrė shorti tė ndryshme. 12 Porse, kur i besuan Filipit qė u predikonte Mbretėrinė e Hyjit dhe Emrin e Jezusit Mesi ‑ pranuan tė pagėzohen burra e gra. 13 Besoi edhe Simoni dhe, pasi u pagėzua, nuk i ndahej Filipit. Duke parė shenjat dhe mrekullitė qė bėheshin, ishte i mahnitur.

14 Kur apostujt dėgjuan nė Jerusalem se Samaria e kishte pranuar Fjalėn e Hyjit i dėrguan atje Pjetrin e Gjonin. 15 Kėta zbritėn atje, u lutėn pėr ta qė ta merrnin Shpirtin Shenjt, 16 sepse ende nuk kishte zbritur mbi asnjėrin ndėr ta; ata vetėm ishin pagėzuar nė Emėr tė Jezusit Zot. 17 Atėherė vunė duart mbi ta dhe ata morėn Shpirtin Shenjt.

18 Kur Simoni pa se me vėnien e duarve tė apostujve jepej Shpirti Shenjt, u ofroi apostujve tė holla 19 duke thėnė:

“Ma jepni edhe mua pushtetin qė, kujt t’i vė duart, tė marrė Shpirtin Shenjt.”

20 Pjetri iu pėrgjigj:

“Tė hollat e tua dhe ty me to ju marrtė ezezėdita, kur tė shkoi mendja se me tė holla mund tė fitohet dhurata e Hyjit! 21 Ti s’ke as pjesė as trashėgim nė kėtė gjė, sepse zemra jote s’ėshtė e drejtė para Hyjit. 22 Pendohu pėr kėtė mbrapshti dhe lute Zotin se ndoshta tė falet synimi i zemrės sate; 23 sepse po shoh se qenke ‘vrer i hidhur’ dhe ‘hekura tė sė keqes’”.

24 Simoni u pėrgjigj: “Lutjuni ju Zotit pėr mua qė tė mos mė ndodhė gjė prej atyre qė thatė.”

25 Dy apostujt, pasi dhanė dėshmi dhe predikuan fjalėn e Hyjit, u kthyen nė Jerusalem duke ungjillėzuar shumė fshatra tė samaritanėve.

Filipi dhe oborrtari nga Etiopia

26 Engjėlli i Zotit iu drejtua Filipit dhe i tha: “Ngrihu e shko nė jug udhės qė shpie nga Jerusalemi pėr nė Gazė; ajo ėshtė e shkretė.” 27 Ai u ngrit dhe shkoi. Dhe ja, njė etiopas, oborrtar dhe funksionar i lartė i Kandacės, mbretėreshės sė Etiopisė dhe mbarėshtues kryesor i tė gjitha visareve tė saj! Kishte qenė pėr shtegtim nė Jerusalem 28 e po kthente. Ndenjur nė karrocėn e vet, po lexonte Isainė profet. 29 Atėherė Shpirti Shenjt i tha Filipit: “Shpejto e zėre atė karrocė!” 30 Filipi vrapoi dhe e dėgjoi se po lexonte Isainė profet. I tha:

“Vallė a vėrtet e merr vesh atė qė po lexon?”

31 “E si mundem ‑ iu pėrgjigj ai ‑ kur nuk e kam atė qė tė mė udhėzojė?” dhe e grishi Filipin tė hipte e tė ulej afėr tij.

32 Pjesa qė po lexonte prej Shkrimit tė shenjtė ishte kjo:

‘E ēuan porsi delen qė ēohet nė thertore,

ishte porsi qengji i pazė nė duart e qethėsit.

Nuk e ēeli gojėn e vet.

33 Nė pėrvujtėrimin e tij iu mohua e drejta.

Kush do ta pėrshkruajė fatin e tij?

Sepse jeta e tij hiqet nga toka.’

34 Atėherė oborrtari iu drejtua Filipit: “Tė lutem pėr kė e thotė kėtė profeci? Pėr vetveten apo pėr ndokėnd tjetėr?” 35 Atėherė Filipi mori fjalėn e, duke u nisur prej kėtij teksti tė Shkrimit tė shenjtė, ia kumtoi Ungjillin e Jezusit.

36 Duke udhėtuar kėshtu, arritėn te njė ujė dhe oborrtari tha:

“Qe ujėt! Ēka mė pengon tė pagėzohem?”[37]

38 Urdhėroi tė ndalet karroca dhe tė dy, Filipi e oborrtari, zbritėn nė ujė e Filipi e pagėzoi. 39 Kur dolėn nga ujėt, Shpirti i Hyjit e rrėmbeu Filipin dhe oborrtari nuk e pa mė. Ai e vazhdoi rrugėn e vet me gėzim, 40 kurse Filipi u gjend nė Azot. Vazhdoi prej andej udhėn duke predikuar Ungjillin nėpėr tė gjitha qytetet derisa arriti nė Cezare.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Sauli salvon Kishėn