Kapitujt

Veprat e Apostujve: 25. Pali apelon Cezarin

25

1 Festi, pra, tri ditė pasi erdhi nė provincė, shkoi prej Cezaresė nė Jerusalem. 2 Kryepriftėrinjtė dhe paria e judenjve i paraqitėn padinė kundėr Palit dhe e pėrbetonin 3 t’ju bėnte kėtė nder kundėr Palit: ta sillte nė Jerusalem. Ata kishin bėrė gati pritėn pėr ta mbytur nė udhėtim. 4 Por Festi u pėrgjigj se Pali do tė mbetej i burgosur nė Cezare dhe se edhe ai do tė shkonte sė shpejti atje. 5 “Tė fuqizuarit, pra, ‑ u tha ‑ le tė vijnė me mua e, nėse nė atė njeri ka ndonjė faj, le ta padisin.”

6 Festi u ul nė Cezare pasi ndenji tek ata tetė ose mė sė shumti dhjetė ditė. Tė nesėrmen hipi nė selinė e gjykatores dhe urdhėroi tė sillej Pali. 7 Kur erdhi Pali, e rrethuan judenjtė qė kishin zbritur prej Jerusalemit dhe bėnė kundėr tij padi tė shumta e tė rėnda, tė cilat nuk ishin nė gjendje t’i vėrtetonin. 8 Kurse Pali mbrohej: “Kurrfarė faji s’kam bėrė as kundėr Ligjit tė judenjve, as kundėr Tempullit e as kundėr Cezarit.”

9 Atėherė Festi, duke dashur t’ua plotėsonte dėshirėn judenjve, i tha Palit:

“A do tė shkosh nė Jerusalem e atje tė gjykohesh pėr kėtė punė para meje?”

10 Pali iu pėrgjigj:

“Qėndroj para gjykatores sė Cezarit, ku duhet tė gjykohem. Judenjve s’u kam bėrė farė faji, sikurse edhe ti vetė e di fare mirė. 11 E, nė qoftė se kam bėrė ndonjė krim qė meriton vdekjen, nuk i iki vdekjes; por, nė qoftė se s’janė tė vėrteta paditė e tyre, askush s’ka tė drejtė tė mė japė dhuratė atyre. Kėrkoj tė gjykohem para Cezarit!”

12 Festi atėherė, pasi u kėshillua me kėshilltarėt, u pėrgjigj:

“Iu drejtove Cezarit, te Cezari do tė shkosh!”

Pali para mbretit Agripa e para Berenikės

13 Pasi kaluan disa ditė, erdhėn nė Cezare mbreti Agripa dhe Berenika pėr tė pėrshėndetur Festin. 14 Pasi aty qėndruan pėr disa ditė, Festi ia paraqiti mbretit ēėshtjen e Palit. I tha:

“Ėshtė kėtu njė njeri, tė cilin Feliksi e la nė burg. 15 Kur isha nė Jerusalem, kryepriftėrinjtė dhe paria e judenjve e paditėn para meje dhe kėrkuan ta dėnoja. 16 Unė iu pėrgjigja se ndėr romakėt nuk ėshtė zakon tė lėshohet ndokush nė dorė tė ndokujt para se i padituri tė ndėsynohet me paditėsit e ta ketė mundėsinė tė mbrohet prej akuzės. 17 Pasi zbritėn sė bashku me mua kėtu, pa vonuar, ditėn e nesėrme, hipa ne selinė e gjykatores dhe urdhėrova tė sillej ai njeri. 18 Paditėsit e rrethuan, por nuk e paditėn pėr asnjė krim qė unė mendoja; 19 kishin kundėr tij disa gjėra lidhur me besimin e tyre e lidhur me njė farė Jezusi qė ka vdekur, por qė Pali pohon se ėshtė i gjallė. 20 Dhe vetė, pasi s’dija si tė bėja nė njė proēes tė tillė, e pyeta a mos dėshironte tė pėrgjigjej pėr kėtė gjė nė Jerusalem, nė gjyq. 21 Por, pasi Pali kėrkoi tė dalė nė gjyq para Lartmadhėrisė, urdhėrova tė ruhej derisa ta pėrcillja te Cezari.”

22 “Kam dėshirė ta dėgjoj edhe vetė kėtė njeri” ‑ i tha Agripa Festit.

“Nesėr do ta dėgjosh” ‑ iu pėrgjigj Festi.

23 Ditėn e nesėrme erdhėn Agripa e Berenika me shkėlqim tė madh dhe hynė nė sallėn e pritjes bashkė me oficerė tė lartė e me njerėzit mė tė zgjedhur tė qytetit. Nė urdhėr tė Festit e sollėn Palin. 24 Atėherė Festi tha:

“Mbret Agripė dhe ju tė gjithė tė tjerėt qė jeni kėtu me ne! Shikojeni kėtė njeri! Mbarė populli i Judesė mė ka rėnė nė derė nė lidhje me tė nė Jerusalem e kėtu, duke bėrtitur se ky njeri s’duhet tė jetojė mė! 25 Por unė jam plotėsisht i bindur se nuk ka bėrė asgjė qė tė meritojė vdekjen e, pasi ai vetė kėrkoi tė dalė nė gjyq para Lartmadhėrisė, vendosa ta dėrgoj. 26 Pasi nuk kam asnjė tė dhėnė tė sigurt qė t’ia shkruaj Zotėrisė pėr tė, po e qes para jush, sidomos para teje, Mbreti Agripė, qė, pas kėtij shqyrtimi, tė kem ēka tė shkruaj. 27 E njėmend, mė duket krejtėsisht e paarsyeshme tė dėrgoj tė burgosurin e tė mos e shėnoj padinė e tij.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Pali apelon Cezarin