Kapitujt

Veprat e Apostujve: 13. Misioni i Barnabės e i Saulit

13

1 Nė kishėn vendase tė Antiokisė kishte disa profetė e mėsues. Ishin Barnaba, Simoni, i quajtur Niger, Luci prej Cirenės, Manaeni, qė kishte qenė edukuar bashkė me Herodin tetrark dhe Sauli. 2 Njė ditė, ndėrsa po kryenin shėrbesėn hyjnore e po agjėronin, Shpirti Shenjt tha: “M’i ndani Barnabėn e Saulin tė kryejnė veprimtarinė pėr tė cilėn i kam thirrur.” 3 Atėherė, pasi agjėruan dhe u lutėn, vunė duart mbi ta dhe i lejuan tė shkojnė.

Apostujt predikojnė nė Qipro

4 Barnaba, pra, e Sauli, tė dėrguar prej Shpirtit Shenjt, zbritėn nė Seleuci e, prej andej, lundruan pėr Qipro. 5 Kur arritėn nė Salaminė, filluan tė predikojnė fjalėn e Hyjit nė sinagogat e judenjve. Me vete kishin edhe Gjonin si ndihmės.

6 Pasi e pėrshkuan mbarė ishullin deri nė Paf, takuan atje njė njeri, magjistar, profet tė rrejshėm judeas, qė quhej Barjesu, 7 e i pėrkiste rrethit tė prokonsullit Sergj Paulit, qė ishte njeri i menēur. Ky i fundit i grishi Barnabėn e Saulin dhe shprehu dėshirėn tė dėgjojė fjalėn e Hyjit. 8 Porse u kundėrshtoi Elimi, magjistari ‑ kėtė kuptim ka emri i tij ‑ duke u munduar ta largojė prokonsullin prej fesė. 9 Atėherė Sauli, qė quhet edhe Pal, plot me Shpirt Shenjt, ia nguli sytė 10 dhe i tha: “O njeri plot gėnjeshtra e dredhi, bir i djallit, armik i betuar i ēdo drejtėsie, a nuk do tė pushosh sė shtrembėruari udhėt e drejta tė Zotit? 11 Ja, pra, tani dora e Zotit mbi ty: do tė verbohesh e deri nė urdhrin tjetėr, nuk do ta shohėsh mė dritėn e diellit!” Aty pėr aty ra mbi tė terr e errėsirė: ecte andej e kėndej duke kėrkuar t’ia japė ndokush dorėn. 12 Kur prokonsulli pa se ēka ngjau, besoi i bindur plotėsisht nė mėsimin e Zotit.

Pali e Barnaba nė Antiokinė e Pisidisė

13 Nga Pafi, ku hipėn nė barkė, Pali e shokėt e tij, arritėn nė Pergė tė Pamfilisė. Gjoni u nda prej tyre dhe ktheu nė Jerusalem. 14 Ata u nisėn nga Perga e arritėn nė Antiokinė e Pisidisė. Tė shtunėn hynė nė sinagogė dhe u ulėn. 15 Pas leximit tė Ligjit dhe tė Profetėve, pėrgjegjėsit e sinagogės dėrguan t’u thonė: “Vėllezėr, nėse keni ndonjė fjalė ngushėllimi pėr t’ia drejtuar popullit, flisni!” 16 Atėherė Pali u ngrit, dha shenjė me dorė e tha:

“Burra izraelas dhe ju qė besoni nė Hyjin, dėgjoni! 17 Hyji i kėtij populli ‑ i Izraelit ‑ i zgjodhi etėrit tanė. Ai e bėri tė madh kėtė popull kur ende ishte nė dheun e huaj, nė tokėn e Egjiptit, dhe me dorė tė pushtetshme e nxori nga ajo. 18 Afėrsisht pėr dyzet vjet e rrethoi me kujdes nė shkretėtirė. 19 Pastaj, pasi i zhduku shtatė kombėsi nė tokėn e Kanaanit, ua dha nė pronė me short tokėn e tyre: 20 kjo zgjati reth katėrqind e pesėdhjetė vjet. Pastaj u dha Gjyqtarėt ‑ deri te Samueli profet. 21 Atėherė kėrkuan mbretin dhe Hyji pėr dyzet vjet u dha Saulin, birin e Kishit, prej fisit tė Beniaminit. 22 Pastaj, pasi hoqi kėtė, pėr mbret u ngriti Davidin, pėr tė cilin edhe dėshmoi: “Gjeta Davidin, birin e Jeseut, njeri sipas zemrės sime, i cili do tė bėjė gjithēka dua unė.’

23 Hyji, prej pasardhėsve tė tij, si pati premtuar, ia ngriti Izraelit Shėlbuesin: Jezusin. 24 Para ardhjes sė Jezusit Gjoni i predikoi mbarė popullit tė Izraelit pagėzimin e kthimit. 25 E kur Gjoni po i jepte fund misionit tė vet, thoshte: ‘Unė nuk jam ai qė ju mendoni se jam! Por, ja, pas meje po vjen, ai, tė cilit unė nuk jam i denjė t’ia zgjidh sandalet.’

26 Burra e vėllezėr, bij tė Abrahamit dhe ju tė tjerėt qė besoni nė Hyjin e vėrtetė, neve na ka qenė drejtuar kjo fjalė shėlbimi. 27 Sepse banorėt e Jerusalemit dhe krerėt e tyre nuk e pranuan Jezusin dhe, duke e dėnuar me vdekje, i ēuan nė vend fjalėt e profetėve qė lexohen ēdo tė shtunė. 28 Edhe pse nuk gjetėn nė tė kurrfarė arsyeje pėr ta dėnuar, kėrkuan prej Pilatit qė tė vritej. 29 Pasi kryen gjithēka shkruan pėr tė, e ulėn nga kryqi dhe e shtinė nė varr. 30 Porse Hyji e ngjalli prej tė vdekurish. 31 Jezusi iu dėftua i gjallė pėr shumė ditė atyre qė bashkė me tė qenė ngjitur prej Galilesė nė Jerusalem, tė cilėt [tani] janė dėshmitarėt e tij para popullit.

32 E ne u shpallim Lajmin e Gėzueshėm se premtimin qė Hyji ua pati dhėnė etėrve 33 na e plotėsoi neve, bijve tė tyre, duke e ngjallur Jezusin, siē shkruan nė Psalmin e dytė:

‘Ti je biri im,

unė sot tė linda.’

34 Se e ngjalli prej tė vdekurish dhe se kurrė mė nuk do tė kalbet, e ka thėnė me kėto fjalė:

‘Juve do t’jua plotėsoj premtimet e sigurta dhėnė Davidit.’

35 Pėr kėtė arsye edhe thotė nė njė vend tjetėr:

‘Ti s’do ta lėsh Shenjtin tėnd

tė kalbet.’

36 Tani, Davidi, pasi nė jetėn e vet u shėrbeu planeve tė Hyjit, vdiq dhe qe varrosur pranė etėrve tė vet, dhe trupi i tij u kalb, 37 kurse Jezusi, tė cilin Hyji e ngjalli, nuk u kalb. 38 Le ta dini, pra, o vėllezėr, se nėpėr Kėtė ju kumtohet falja e mėkateve [dhe] nė gjithēka nuk qe e mundur tė shfajėsoheni me anėn e Ligjit tė Moisiut, 39 me anėn e Jezusit, secili qė beson shfajėsohet.

40 Vėriani mendjen tė mos tė plotėsohet nė ju ēka qe thėnė nė Profetė:

41 “‘Shikoni, o pėrbuzės,

mrekullohuni e zhdukuni!

Sepse unė do ta bėj njė vepėr tė atillė nė ditėt tuaja,

vepėr tė cilėn s’do ta besonit, po t’jua tregonte ndokush. ’”

42 Kur po dilnin jashtė i lutnin qė tė shtunėn e ardhshme t’u flisnin pėrsėri pėr kėtė gjė. 43 Kur u shpėrndanė prej sinagogės, shumė judenj dhe proselitė tė pėrshpirtshėm shkuan pas Palit e Barnabės, tė cilėt i porositnin dhe i nxitnin tė qėndrojnė nė hirin e Hyjit.

44 Tė shtunėn e ardhshme ngarendi pothuajse mbarė qyteti pėr tė dėgjuar fjalėn e Zotit. 45 Judenjtė, kur panė tė gjithė atė shumicė populli, i kapi smira, zunė t’u kundėrshtojnė me tė shara fjalėve tė Palit. 46 Atėherė Pali e Barnaba u thanė plot guxim: “Mė sė pari ėshtė dashur t’u shpallet juve fjala e Hyjit. Por, pasi ju e pėrbuzni dhe veten nuk e ēmoni tė denjė pėr jetėn e pasosur, atėherė ne po u drejtohemi paganėve. 47 Sepse kėshtu na ka urdhėruar Zotėria:

‘Tė kam caktuar tė jesh dritė pėr paganėt,

qė ta ēosh shėlbimin deri nė skajin e tokės.’

48 Paganėt, kur i dėgjuan kėto, gėzoheshin dhe e madhėronin fjalėn e Zotit dhe tė gjithė ata qė e ndienin veten tė caktuar pėr jetėn e pasosur, u bėnė besimtarė. 49 E fjala e Zotit hapej nėpėr mbarė atė krahinė.

50 Por hebrenjtė ngacmuan disa gra nė shenjė qė besonin nė Hyjin dhe krerėt e qytetit e shkaktuan njė salvim kundėr Palit e Barnabės dhe i dėbuan prej vendit tė tyre. 51 Ata atėherė e shkundėn pluhurin e kėmbėve tė veta si dėshmi kundėr tyre dhe shkuan pėr Ikon. 52 Ndėrkaq nxėnėsit mbusheshin me gėzim dhe me Shpirt Shenjt.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Misioni i Barnabės e i Saulit