Kapitujt

Veprat e Apostujve: 7. Fjalimi i Shtjefnit

7

1 Atėherė kryeprifti e pyeti Shtjefnin:

“A ėshtė ashtu?”

2 Shtjefni u pėrgjigj:

“Vėllezėr dhe etėr, dėgjoni! Hyji i lavdishėm iu dėftua Atit tonė Abrahamit kur ende banonte nė Mesopotami, para se nguli nė Harran 3 dhe i tha:

‘Dil prej dheut tėnd

e prej farefisit tėnd

dhe shko nė tokėn qė unė do tė ta tregoj.’

4 Atėherė Abrahami e la dheun e kaldenjve dhe nguli nė Harran. Po edhe nga andej, pasi i vdiq i ati, Hyji e bėri tė kalojė nė kėtė vend, ku ju tani banoni. 5 Kėtu nuk i dha nė pronė asnjė pėllėmbė toke, por i premtoi, kur ende nuk kishte fėmijė ‑ se do t’ia japė pėr pronė atij dhe pasardhėsit tė tij, pas tij. 6 Po ashtu Hyji i tregoi se pasardhėsit e tij do tė jetojnė nė mėrgim nė dhe tė huaj, se do t’i robėrojnė dhe do t’i salvojnė pėr katėrqind vjet. 7 Por tha Hyji ‑ unė do ta gjykoj atė popull qė ka pėr t’i skllavėruar. Pastaj do tė dalin e do tė mė adhurojnė nė kėtė vend: 8 Atėherė bėri me tė Besėlidhjen e rrethprerjes. Kur Abrahamit i lindi Izaku, tė tetėn ditė e rrethpreu; Izaku Jakobin e Jakobi dymbėdhjetė patriarkėt.

9 Patriarkėt e shitėn Jozefin nė Egjipt pse e kishin smirė. Por Hyji ishte me tė 10 dhe e shpėtoi nga tė gjitha ndeshtrashat e i dha hir e urti para faraonit, mbretit tė Egjiptit, i cili e bėri qeveritar tė Egjiptit e tė mbarė oborrit mbretėror. 11 Atėherė u bė zi buke nė mbarė Egjiptin e Kanaanin. Ngushtica ishte e madhe e etėrit tanė nuk gjenin ushqime. 12 Kur Jakobi dėgjoi se nė Egjipt kishte drithėra, i dėrgoi atje herėn e parė etėrit tanė. 13 Herėn e dytė Jozefi iu dėftua vėllezėrve tė vet dhe faraoni u njoh me prejardhjen e Jozefit. 14 Atėherė Jozefi urdhėroi t’ia sillnin Jakobin, babain e vet, dhe mbarė familjen e tij: shtatėdhjetė e pesė vetė. 15 Jakobi zbriti nė Egjipt. Atje vdiq ai dhe etėrit tanė. 16 Trupat e tyre qenė mbartur nė Sihem dhe u varrosėn nė varrin qė Abrahami e pati blerė me argjend prej bijve tė Hemorit nė Sihem.

17 Sapo afrohej koha pėr tė shkuar nė vend premtimi qė Hyji kremtorisht ia kishte bėrė Abrahamit, shtohej e shumohej populli ynė, 18 deri kur erdhi nė sundim nė Egjipt njė mbret tjetėr qė nuk e kishte njohur Jozefin. 19 Ky mbret u soll me dinakėri kundėr popullit tonė, i salvonte etėrit tanė, aq sa i detyronte t’i braktisin foshnjat qė tė mos mbetnin gjallė. 20 Po nė kėtė kohė lindi Moisiu. Ishte hyjnisht i bukur. Pėr tre muaj qe ushqyer nė shtėpinė e t’et. 21 Kur qe braktisur, e mori bija e faraonit dhe e rriti si djalė tė vetin. 22 Kėshtu Moisiu mėsoi tėrė diturinė egjiptiane. Ishte shumė i zoti nė fjalė e nė vepra.

23 Kur u bė dyzetvjeēar iu mbush mendja tė shkojė e t’i vizitojė vėllezėrit e vet, izraelitėt. 24 Kur pa se njėrit po i bėhej padrejtėsi, e mbroi kėtė dhe, pėr t’u hakmarrė pėr tė rrahurin, e vrau egjiptianin. 25 Moisiu mendonte se vėllezėrit e tij do ta kuptonin se Hyji do t’u sillte shpėtimin duke u shėrbyer me tė, por ata nuk e morėn vesh. 26 Tė nesėrmen u pa duke u hyrė ndėrmjet atyre qė po rriheshin e pėr t’i pajtuar, u tha: “Burra, jeni vėllezėr, pse po rriheni me njėri‑tjetrin?” 27 Por ai qė po e rrihte tė vėllanė, e shtyri dhe i tha: “Kush tė ka vėnė ty kryetar dhe gjykatės mbi ne? 28 A mos mendon tė mė vrasėsh edhe mua siē e vrave dje atė egjiptianin?” 29 Pėr shkak tė kėsaj fjale Moisiu iku e u strehua nė dhe tė huaj nė tokėn e Madianit. Atje pati dy djem.

30 Pas dyzet vjetėsh nė shkretėtirėn e malit Sinaj iu duk njė engjėll nė flakėn e kaēubės sė ndezur. 31 Kur e pa Moisiu, u mrekullua pėr atė farė vegimi. Ndėrsa po afrohej pėr ta vėrejtur me kujdes, ja, zėri i Zotit: 32 Unė jam Hyji i etėrve tė tu, Hyji i Abrahamit, i Izakut e i Jakobit.’ Moisiun e kapėn dridhmat dhe s’kishte guxim tė shikojė. 33 E Zoti i tha: ‘Zbathi sandalet prej kėmbėve, sepse vendi ku po qėndron ėshtė tokė e shenjtė. 34 Fort mirė e kam parė mundimin e popullit tim nė Egjipt, i kam dėgjuar ofshamat e tyre. Zbrita pėr ta ēliruar. Tani nisu! Po tė dėrgoj nė Egjipt!’

35 Pikėrisht atė Moisi, tė cilin e mohuan duke thėnė: ‘Kush tė ka vėnė tė parė dhe gjykatės’ ‑ po atė Hyji e dėrgoi kryetar dhe shpėtues me anė tė engjėllit qė iu dėftua nė kaēubė. 36 Ky i nxori prej Egjiptit duke bėrė mrekulli dhe shenja tė bindshme nė tokėn e Egjiptit, nė Detin e Kuq dhe nė shkretėtirė gjatė dyzet vjetėve. 37 Moisiu ėshtė ai, qė u tha bijve tė Izraelit: ‘Hyji do t’ju ngrejė njė profet si mua nga mesi i vėllezėrve tuaj!’ 38 Ky ėshtė ai, qė, nė kohėn e Mbledhjes sė popullit nė shkretėtirė ishte ndėrmjetės nė mes Engjėllit qė i fliste nė malin Sinaj dhe etėrve tanė, ai qė i mori fjalėt e jetės pėr tė na i dorėzuar neve. 39 Por etėrit tanė nuk deshėn t’i nėnshtrohen. E mohuan dhe me zemėr u kthyen nė Egjipt 40 duke i thėnė Aronit: ‘Na i bėj hyjnitė qė tė na prijnė, sepse nuk dimė ē’u bė me Moisiun qė na nxori nga dheu i Egjiptit.’ 41 Dhe nė ato ditė punuan viēin, i kushtuan fli atij idhulli dhe u brohorisnin veprave tė duarve tė veta. 42 Atėherė Hyji u largua prej tyre dhe i braktisi tė nderojnė yjet e qiellit, siē shkruan nė Librin e Profetėve:

‘A mė kushtuat fli e kushte

pėr dyzet vjet nė shkretėtirė, o bijtė e Izraelit?

43 Jo, por morėt tendėn e Molohit

dhe yllin e Refanit hyjit (tuaj),

‑ idhuj qė vetė i punuat pėr t’i adhuruar.

Prandaj do t’ju shpėrngul pėrtej Babilonit.’

44 Etėrit tanė nė shkretėtirė e kishin me vete Tendėn e Dėshmisė, siē e caktoi Ai qė foli me Moisiun: ta punonte sipas gjedhes qė kishte parė. 45 Atė Tendė e morėn trashėgim etėrit tanė dhe, nėn sundimin e Jozuehit, e shtinė nė tokėn qė ua pushtuan paganėve, tė cilėt Hyji i dėbonte para fytyrės sė etėrve tanė; kėshtu ngjau deri nė kohėn e Davidit. 46 Ky gjeti hir para Hyjit e prandaj lutej qė t’i lejohej ta ndėrtonte njė banesė pėr Hyjin e Jakobit, 47 megjithėse vetėm Salomoni ia doli t’ia ndėrtojė Shtėpinė. 48 Porse i Tejetlarti nuk banon nė ndėrtesa tė punuara me dorė tė njeriut, sikurse thotė profeti:

49 ‘Qielli ėshtė froni im,

e toka ėshtė shtroja e kėmbėve tė mia.

Ēfarė shtėpie do tė mė ndėrtoni ‑ thotė

Zoti ‑ dhe cili do tė jetė vendi i pushimit tim?

50 Pse, a nuk i krijoi tė gjitha kėto dora ime?

51 O njerėz kokėfortė, me zemėr e me veshė paganė! Gjithmonė i kundėrshtoni Shpirtit Shenjt! Siē ishin etėrit tuaj, tė tillė jeni edhe ju! 52 Cilin prej profetėve nuk e salvuan etėrit tuaj? Etėrit i vranė ata qė paralajmėruan ardhjen e tė Drejtit e tė Drejtin ju tani e tradhtuat dhe e vratė; 53 pikėrisht ju, qė prej duarve tė engjėjve e morėt Ligjin, por nuk e zbatuat!”

Shtjefnin e mbysin me gurė

54 Kur i dėgjuan kėto fjalė, griheshin nė zemrat e tyre dhe kėrcėllonin me dhėmbė kundėr tij. 55 Por Shtjefni, plot me Shpirt Shenjt, i drejtoi sytė kah qielli, pa lavdinė e Hyjit e Jezusin duke qėndruar nė tė djathtėn e Hyjit 56 dhe tha: “Ja, po e shoh qiellin e hapur dhe Birin e njeriut nė tė djathtėn e Hyjit.” 57 Atėherė ata lėshuan njė britmė tė madhe, i mbyllėn veshėt dhe u vėrsulėn tė gjithė sė bashku kundėr tij. 58 E qitėn jashtė qytetit dhe e vranė me gurė. Dėshmitarėt i ulėn petkat te kėmbėt e njė djaloshi qė quhej Saul.

59 Dhe ndėrsa po e mbytnin me gurė, Shtjefni lutej e thoshte: “O Jezus Zot, merre shpirtin tim!” 60 Atėherė ra nė gjunjė dhe bėrtiti me zė tė madh: “O Zot, mos ua merr kėtė pėr mėkat!” Posa i tha kėto fjalė, ndėrroi jetė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Fjalimi i Shtjefnit