Kapitujt

Veprat e Apostujve: 14. Pali e Barnaba nė Ikon

14

1 Gjithashtu edhe nė Ikon hynė nė sinagogėn e hebrenjve. Folėn aq mirė sa qė njė shumicė e madhe hebrenjsh e grekėsh e pranuan besimin.

2 Porse hebrenjtė qė nuk e pranuan besimin, i ngacmuan dhe i ēuan peshė paganėt kundėr vėllezėrve.

3 Megjithatė Pali e Barnaba u ndalėn aty pėr njė kohė tė gjatė, tė mbėshtetur nė ndihmėn e Zotit, i cili e dėshmonte fjalėn e hirit tė vet duke premtuar qė pėrmes duarve tė tyre tė bėheshin mrekulli dhe shenja tė ēuditshme.

4 Banorėt e qytetit u ndanė: njėra pjesė ishte me hebrenj e pjesa tjetėr me apostuj. 5 Paganėt dhe hebrenjtė me krerėt e vet u bėnė gati pėr t’i salvuar apostujt e pėr t’i vrarė me gurė. 6 Apostujt, kur e morėn vesh, ikėn nė qytete tė Likaonisė: nė Listėr, nė Derbė e nė rrethina. 7 Atje vazhduan predikimin e Ungjillit.

Pali e Barnaba nė Listėr

8 Ishte nė Listėr njė njeri i sėmurė kėmbėsh, ēalaman qė prej lindjes, i cili kurrė nuk kishte ecur. 9 Ky e dėgjoi Palin duke folur. Pali ia hodhi sytė e, duke parė se ka fe pėr tė qenė shėruar, 10 i tha me zė tė lartė: “Drejtohu nė kėmbėt e tua!” Ai i dha vetes dhe eci. 11 Turma, kur pa ēka bėri Pali, bėrtiti nė gjuhė likaone: “Hyjnitė kanė zbritur ndėr ne nė trajtėn e njerėzve” 12 Barnabėn e quajtėn Zeus e Palin Hermes, sepse Pali fliste.

13 Atėherė prifti i Zeusit, tempulli i tė cilit ishte para dyerve tė qytetit, solli para derės sė qytetit mėzetėr e kurorė e bashkė me qytetarė deshi tė flijojė. 14 Kur morėn vesh apostujt, Barnaba e Pali, i shqyen petkat e veta e hynė mes popullit duke bėrtitur. 15 ”Ē’po bėni kėshtu, bre burra!? Po edhe ne jemi njerėz tė vdekshėm si ju! Ne ju predikojmė tė ktheheni prej kėtyre kotėsive kah Hyji i gjallė, i cili krijoi qiellin e tokėn, detin e gjithēka ėshtė nė ta. 16 Nė breznitė e shkuara ai i la mbarė paganėt tė ndjekin udhėt e tyre. 17 Megjithatė nuk e la pa e dėshmuar veten me anė tė bamirėsive: ju dėrgoi nga qielli shi e stinė tė begatshme, ju mbushi me ushqime e zemrat tuaja i mbushi me gėzime.” 18 Duke folur kėshtu mezi e ndalėn qė tė mos u kushtojnė fli.

19 Ndėrkaq arritėn disa hebrenj prej Antiokisė e prej Ikonit dhe e ēuan peshė . E gjuajtėn me gurė Palin, e qitėn zvarrė jashtė qytetit duke kujtuar se kishte vdekur. 20 Por, kur e rrethuan nxėnėsit, ai u drejtua dhe hyri nė qytet. Tė nesėrmen shkoi me Barnabėn nė Derbė.

Kthimi nė Antioki tė Sirisė

21 Pasi e kumtuan Lajmin e gėzueshėm nė atė qytet, dhe, pasi bėnė njė numėr tė madh nxėnėsish, kthyen nė Listėr, nė Ikon e nė Antioki. 22 I pėrforconin zemrat e nxėnėsve nė qendresė tė fesė, sepse ‑ thoshin ‑ na duhet tė kalojmė nėpėr shumė vėshtirėsi pėr tė hyrė nė Mbretėrinė e Hyjit. 23 Pasi luteshin e agjėronin, secilės kishė i emėronin udhėheqėsin dhe ia porositnin Zotit, nė tė cilin kishin besuar.

24 Atėherė kaluan nėpėr Pisidi e erdhėn nė Pamfili. 25 Pasi e predikuan fjalėn nė Pergė, zbritėn nė Atali. 26 Aty hipėn nė barkė e udhėtuan pėr Antioki, prej nga patėn qenė dėrguar tė porositur hirit tė Hyjit pėr veprėn qė kryen.

27 Kur arritėn, bashkuan Kishėn dhe treguan gjithēka Hyji bėri me anė tė tyre dhe se si Hyji ua hapi paganėve derėn e fesė.

28 Kėtu qėndruan pėr njė kohė tė gjatė bashkė me nxėnės.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Pali e Barnaba nė Ikon