Kapitujt

Veprat e Apostujve: 12. Jakobin e vrasin dhe Pjetrin e burgosin

12

1 Nė ato ditė Herodi mbret filloi tė salvojė disa anėtarė tė Kishės. 2 Me shpatė e preu Jakobin, tė vėllanė e Gjonit. 3 E kur hetoi se kjo gjė po u pėlqente judenjve, mendoi tė burgosė edhe Pjetrin (ishin ditėt e Bukėve tė pabrume).

4 E pasi e kapi, e futi nė burg dhe ua dha ta ruajnė katėr skuadra, secila e pėrbėrė nga katėr ushtarė, me qėllim qė pas pashkėve ta qesė para popullit.

5 Kėshtu pra, Pjetri ruhej nė burg, por lutja e pėrzemėrt e Kishės ngritej vazhdimisht para Hyjit pėr tė.

Lirimi i Pjetrit nga burgu

6 Atė natė, para ditės qė Herodi kishte caktuar ta nxirrte para popullit, Pjetri flinte mes dy ushtarėve, i lidhur nė dy palė hekura e para derės rojtarėt ruanin burgun. 7 Dhe ja, engjėlli i Zotit u duk dhe njė dritė e ndriēoi dhomėn. Engjėlli i ra Pjetrit nė ijė, e zgjoi dhe i tha: “Ēohu shpejt!” Prej duarve i ranė hekurat. 8 Engjėlli i tha: “Ngjeshu dhe lidhi sandalet!” Ai bėri ashtu. Pėrsėri i tha engjėlli: “Vishe petkun tėnd dhe eja pas meje!” 9 Pjetri doli dhe po i shkonte pas. Nuk ishte i vetėdijshėm se ēka po ndodhte me anė tė engjėllit ishte e vėrtetė, por ai kujtonte se kishte njė vegim. 10 Kaluan rojėn e parė edhe tė dytėn edhe arritėn te dera e hekurt qė shpie nė qytet. Kjo u hap vetvetiu. Ata dolėn, kaluan njė rrugė e atėherė papritmas engjėlli u nda prej tij.

11 Atėherė Pjetri erdhi nė vete e tha: “Tani me tė vėrtetė po e di se Zoti e paska dėrguar engjėllin e vet e mė shpėtoi nga dora e Herodit dhe prej gjithēka qė priste populli i judenjve.”

12 Posa u mendua pakėz, u nis drejt shtėpisė sė Marisė, nėnės sė Gjonit qė quhet Mark, ku shumė ishin bashkuar nė lutje. 13 Ky trokiti nė derėn e jashtme. Njė shėrbėtore, me emrin Rozė, u afrua pėr tė hetuar kush ishte. 14 Si e njohu zėrin e Pjetrit, prej gėzimit as nuk ia ēeli derėn, por u kthye turravrap brenda dhe lajmėroi se ishte Pjetri pas dere.

15 “Ti je e marrė!” ‑ i thanė ata, por ajo pohonte se ashtu ishte. Atėherė ata thanė: “Do tė jetė, pra, engjėlli i tij.” 16 Pjetri vazhdonte trokitjen. Kur e hapėn derėn dhe e panė, u mrekulluan. 17 Ai u dha shenjė me dorė, qė tė heshtnin, u tregoi si Zoti e nxori nga burgu dhe shtoi: “Tregojini Jakobit dhe vėllezėrve!” Atėherė doli e shkoi nė njė vend tjetėr.

18 Kur zbardhi drita, u bė njė pėshtjellim jo i vogėl nė mes tė ushtarėve: vallė, ē’u bė Pjetri? 19 Herodi zuri ta kėrkojė e, kur nuk e gjeti, pasi i mori nė pyetje rojtarėt, dha urdhėr tė vriteshin. Atėherė zbriti nga Judeja nė Cezare e aty banoi.

Vdekja e Herodit

20 Herodi ishte shumė i zemėruar kundėr tirėve e sidonėve. Ata erdhėn sė bashku e, pasi e pėrfituan pėr vete Blastėn, oborrtarin e mbretit, kėrkuan paqe, sepse vendi i tyre i merrte ushqimet prej territorit tė mbretit. 21 Ditėn e caktuar, Herodi, i veshur me petkun mbretėror, hipi nė fron dhe po u fliste. 22 Populli i brohoriste: “Ėshtė zė i njė hyji e jo i njė njeriu!” 23 Por aty pėr aty, engjėlli i Zotit e ndėshkoi, sepse nuk i dha lavdėrim Hyjit e, i brejtur nga krimbat pėr sė gjalli, vdiq.

24 Ndėrkaq fjala e Hyjit rritej e shtrihej. 25 Barnaba e Sauli, pasi e kryen misionin e vet nė Jerusalem, u kthyen duke marrė me vete Gjonin, qė quhet Mark.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Jakobin e vrasin dhe Pjetrin e burgosin