Kapitujt

Veprat e Apostujve: 21. Pali nė Jerusalem

21

1 Si u ndamė prej tyre, hymė nė barkė. Duke lundruar drejt, arritėm nė Kos, tė nesėrmen nė Rod, e prej andej nė Patarė. 2 Pasi gjetėm njė barkė qė udhėtonte pėr Fenici, hipėm nė tė dhe morėm shpinėn e detit. 3 Kur dolėm pėrballė Qipros, e lamė nė krahun e majtė e vazhduam pėr Siri. Zumė vend nė Tir, se anijes i duhej tė shkarkonte mallrat. 4 Pasi i gjetėm nxėnėsit, u ndalėm aty shtatė ditė. Ata, tė nxitur prej Shpirtit Shenjt, i thoshin Palit tė mos ngjitej nė Jerusalem. 5 Porse, kur kaluan ditėt, vazhduam udhėn. Na pėrcollėn tė gjithė me gra e me fėmijė, deri jashtė qytetit. Nė breg tė detit u ulėm nė gjunjė dhe u lutėm. 6 U pėrshėndetėm, hipėm nė barkė e ata u kthyen nė shtėpitė e veta.

7 Kėshtu i dhamė fund lundrimit: prej Tirit arritėm nė Ptolemaidė. I pėrshėndetėm vėllezėrit dhe zumė vend njė ditė me ta. 8 Tė nesėrmen u nisėm pėr rrugė dhe mbėrritėm nė Cezare. Hymė nė shtėpinė e Filipit ungjilltar, qė ishte njė nga tė Shtatėt, dhe zumė vend tek ai. 9 Ky kishte katėr vajza virgjėresha, tė cilat kishin dhuratėn e profecisė.

10 Gjatė qėndrimit tonė shumėditor aty, prej Judeje zbriti njė profet qė quhet Agab. 11 Ky erdhi ndėr ne, mori brezin e Palit, lidhi kėmbėt e duart e veta dhe tha: “Kėshtu thotė Shpirti Shenjt: njeriun, brezi i tė cilit ėshtė ky, ēifutėt po kėshtu do ta lidhin nė Jerusalem dhe do t’ua dorėzojnė paganėve.” 12 Kur i dėgjuam kėto fjalė, si ne ashtu edhe vendasit, filluam t’i lutemi Palit qė tė mos shkojė nė Jerusalem. 13 Pali u pėrgjigj: “Pse po qani e po ma copėtoni zemrėn? Unė jam gati, jo vetėm qė tė mė lidhin, por edhe tė vdes nė Jerusalem pėr shkak tė Emrit tė Jezusit Zot.”

14 E pasi s’mundėm t’ia mbushnim mendjen, s’iu vumė mė gjatė e thamė: “U bėftė vullneti i Zotit.”

15 Pas kėtyre ditėve, u bėmė gati dhe po ngjiteshim nė Jerusalem. 16 Bashkė me ne erdhėn edhe disa nxėnės nga Cezareja dhe na ēuan nė shtėpinė e njė farė Mnasoni, nga Qiproja, nxėnės i vjetėr, qė tė banojmė tek ai.

Pali i bėn vizitė Jakobit

17 Kur arritėm nė Jerusalem, vėllezėrit na pritėn me gėzim. 18 Tė nesėrmen Pali, bashkė me ne shkoi te Jakobi, ku u mblodhėn tė gjithė udhėheqėsit. 19 Pasi i pėrshėndeti, filloi t’u tregojė njė nga njė gjithēka kishte bėrė Hyji me shėrbesėn e tij ndėr paganė.

20 Ata, kur dėgjuan, i dhanė lavdėrim Hyjit. Atėherė i thanė Palit: “Ti po sheh, o vėlla, se me mijėra hebrenj e kanė pranuar fenė e tė gjithė janė ithtarė tė flaktė tė Ligjit. 21 Ata kanė dėgjuar pėr ty se ti i mėson hebrenjtė qė jetojnė ndėr paganė t’i bien mohit Moisiut dhe se ti thua se s’duhet t’i rrethpresin fėmijėt as t’i mbajnė traditat e tė parėve. 22 Pra, ēka tė bėjmė? Me siguri do tė dėgjojnė se ke ardhur. 23 Bėj, pra, ē’po tė themi! Kėtu ndėr ne janė katėr vetė qė janė kushtuar. 24 Merri me vete e bashkė me ta kryeje ritin e pastrimit. Paguaj ti ēka lypet pėr qethjen e kresė. Kėshtu tė gjithė do ta marrin vesh se ēka dėgjuan pėr ty s’ėshtė e vėrtetė, por pėrkundrazi, se edhe ti je nė tė drejtėn dhe se e mban Ligjin. 25 E, pėr sa u pėrket paganėve tė kthyer nė fe, ne ua patėm dėrguar ēka vendosėm: tė ruhen nga mishi i kushtuar idhujve, prej gjakut e prej mishit tė bagėtive tė furura e tė mbytura nė ujė dhe prej fėlligėshtisė.”

26 Tė nesėrmen Pali i mori me vete ata njerėz, kreu bashkė me ta ritin e pastrimit, hyri nė Tempull, caktoi ditėn e fundit tė pastrimit, kur pėr secilin prej tyre do tė kushtohej flia.

Palin e arrestojnė nė Tempull

27 Kur kėto shtatė ditė po merrnin fund, disa hebrenj prej Azisė e hetuan Palin nė Tempull, ēuan peshė mbarė dhe e kapėn 28 duke bėrtitur: “Kushtrim, izraelitė! Ja, njeriu qė gjithkund mėson gjithkėnd kundėr popullit tonė, kundėr Ligjit dhe kundėr kėtij Vendi. Pėr mė tepėr i ka futur edhe grekėt nė Tempull dhe e ka dhunuar kėtė Vend tė shenjtė!” 29 Sepse e kishin parė bashkė me tė nė qytet Trofimin prej Efesit dhe mendonin se Pali do ta kishte futur nė Tempull.

30 Mbarė qyteti u pėrzie dhe populli ngarendi prej ēdo ane. E kapėn Palin, e hodhėn jashtė Tempullit dhe menjėherė i mbyllėn dyert. 31 Ndėrsa ata po donin ta vrisnin, shkoi lajmi te tribuni i kohortės se mbarė Jerusalemi ėshtė ngritur nė kryengritje. 32 Tribuni menjėherė mori ushtarėt dhe centurionėt e shkoi tek kryengritėsit. Kėta, kur e panė tribunin dhe ushtarėt, pushuan sė rrahuri Palin. 33 Atėherė iu afrua tribuni e kapi dhe urdhėroi tė lidhet me dy palė hekura. Pastaj nisi tė pyesė kush ėshtė dhe ēka ka bėrė. 34 Prej turmės dikush bėrtiste njė gjė, dikush njė tjetėr. E pasi prej zhurmės s’mund tė merrte vesh gjė tė sigurt, dha urdhėr tė ēohej nė kėshtjellė. 35 Kur Pali ngjiti shkallėt, u desh qė ushtarėt ta mbartnin para duarsh pėr shkak tė shtyrjes sė popullit; 36 sepse turma e popullit i shkonte pas dhe bėrtiste: “Vritie!”

Pali mbron vetveten

37 Nė atė ēast kur po e shtinin nė kėshtjellė, Pali iu drejtua tribunit:

“A kam leje tė tė them diēka?”

“Po a di ti greqisht? ‑ iu pėrgjigj tribuni ‑ 38 Pse, a s’je ti ai egjiptiani, qė para disa ditėsh ēoi nė kryengritje e mori pas vetes nė shkretėtirė ata katėr mijė thikėtarė?”

39 Pali iu pėrgjigj:

“Unė jam hebre nga Tarsi i Cilicisė qytetar i qytetit tė pėrmendur. Po tė lutem mė lejo t’ia them kėtij populli dy fjalė.”

40 Kur ai i dha leje, Pali, prej shkallėve, me dorė i dha shenjė popullit e, kur u bė heshtje e plotė, foli hebraisht:

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Pali nė Jerusalem