Kapitujt

Veprat e Apostujve: 9. Kthimi i Saulit

9

1 Ndėrkaq Sauli, qė s’merrte frymė pėr tjetėr veēse pėr t’u kėrcėnuar e pėr vrasje kundėr nxėnėsve tė Zotėrisė, erdhi te kryeprifti 2 e kėrkoi prej tij letrat pėr sinagogat e Damaskut, nė mėnyrė qė, nėse do tė gjejė ndokėnd tė kėsaj Udhe, burra e gra, tė mund t’i sjellė tė lidhur nė Jerusalem.

3 Kur, duke udhėtuar, iu afrua Damaskut, papritmas e shndriti njė dritė prej qiellit. 4 U rrėzua pėr tokė dhe dėgjoi njė zė qė i tha:

“Saul, Saul, pse po mė salvon?”

5 Ai pyeti: “Kush je ti, Zotėri?”

E Ai: “Unė jam Jezusi qė ti e salvon! 6 Mė mirė ngrihu e hyr nė qytet dhe atje do tė tė tregohet se ēka duhet tė bėsh!”

7 Bashkudhėtarėt e tij, tė habitur, zunė vend pa folur asnjė fjalė, sepse vėrtet e dėgjuan zėrin, por nuk panė askėnd. 8 Sauli u ngrit nga toka, por edhe pse i kishte hapur sytė, nuk shihte asgjė. E shtinė nė Damask duke e marrė pėr dore, 9 dhe pėr tri ditė as nuk pa as nuk hėngri as nuk piu.

10 Nė Damask ishte njė nxėnės qė quhej Anani. Kėtij Zoti i tha nė vegim:

“O Anani!”

“Urdhėro, o Zot” ‑ u pėrgjigj ai.

11 “Ēohu ‑ i tha Zoti ‑ dhe shko nė rrugėn qė quhet: ‘E drejtė’ e nė shtėpinė e Judės lype njeriun prej Tarsit qė quhet Saul. Ai tani po lutet, 12 dhe e pa [nė vegim] njė njeri qė quhet Anani duke hyrė tek ai dhe duke i vėnė duart pėr t’ia rikthyer dritėn e syve.”

13 “O Zot ‑ iu pėrgjigj Anania ‑ prej shumėkujt kam dėgjuar pėr atė njeri sa shumė tė kėqija u ka bėrė shenjtėrve tė tu nė Jerusalem. 14 Ai ka edhe fuqizimin prej kryepriftėrinjve pėr tė lidhur nė hekura tė gjithė ata qė e thėrrasin Emrin tėnd.”

15 “Shko ‑ iu pėrgjigj Zoti ‑ sepse ai ėshtė vegla ime, qė unė e kam zgjedhur pėr ta bėrė tė njohur Emrin tim para popujve paganė, para mbretėrve dhe para bijve tė Izraelit. 16 Jo po, unė vetė do t’i tregoj se sa shumė do t’i duhet tė pėsojė pėr shkak tė Emrit tim!”

17 Anania shkoi, hyri nė shtėpi e, duke ia vėnė duart, i tha: “Vėlla Saul, Zotėria Jezus, qė t’u dėftua nė udhė kur ishe duke ardhur kėtu, mė dėrgoi qė ta rifitosh dritėn e syve e tė mbushesh me Shpirtin Shenjt.”

18 Dhe aty pėr aty i ra diēka prej syve si pare peshku dhe menjėherė iu kthye drita e syve, u ngrit dhe qe pagėzuar, 19 hėngri dhe u pėrtėri nė fuqi.

Sauli predikon nė Damask

I kaloi disa ditė bashkė me nxėnės nė Damask 20 dhe menjėherė filloi tė predikojė nė sinagoga se Jezusi ėshtė Biri i Hyjit. 21 Tė gjithė ata qė e dėgjonin, mrekulloheshin e thoshin: “Po a nuk ėshtė ky ai qė nė Jerusalem mundohej t’ua tresė farėn atyre qė e thėrrisnin nė ndihmė kėtė Emėr? Po a nuk erdhi edhe kėtu pėr t’i ēuar tė lidhur nė hekura para kryepriftėrinjve?” 22 E Sauli merrte gjithnjė mė tepėr zotėsi dhe i hutonte hebrenjtė qė banonin nė Damask duke ua vėrtetuar se Jezusi ėshtė Mesia.

Sauli shpėton nga hebrenjtė

23 Pasi kaloi mjaft kohė, hebrenjtė vendosėn ta vrasin Saulin, 24 por Sauli e hetoi synimin e tyre. Ditė e natė hebrenjtė i ruanin dyert e qytetit pėr ta mbytur, 25 por njė natė nxėnėsit e tij e morėn dhe, nė njė shportė, e zbritėn poshtė nėpėr mur.

Sauli nė Jerusalem

26 Kur erdhi nė Jerusalem, pėrpiqej tė bashkohej me nxėnės, porse tė gjithė ia kishin drojėn sepse nuk mund ta besonin se me tė vėrtetė ishte bėrė nxėnės.

27 Atėherė Barnaba e mori dhe e ēoi te apostujt dhe u tregoi se Sauli e kishte parė Zotėrinė gjatė njė udhėtimi, se si Jezusi foli me tė dhe se si Sauli ka predikuar me plot guxim nė Damask nė Emėr tė Jezusit.

28 Qė atėherė shkonte e vinte bashkė me ta nėpėr Jerusalem dhe predikonte me vendosmėri nė Emėr tė Zotėrisė. 29 U drejtohej edhe hebrenjve qė flisnin greqisht dhe diskutonte me ta, por edhe ata synonin ta vritnin.

30 Kur e morėn vesh kėtė gjė vėllezėrit, e pėrcollėn deri nė Cezare e sė andejmi e nisėn pėr Tars.

31 Kisha, pra, ishte nė paqe nė mbarė Judenė, Galilenė e Samarinė; ndėrtohej dhe pėrparonte nė frikėn e Zotėrisė dhe rritej nė saje tė hirit tė Shpirtit Shenjt.

Shėrimi i Eneut

32 Pjetri qė vizitonte tė gjitha vendet, njė ditė u ul edhe ndėr shenjtėrit qė banonin nė Lidė. 33 Aty gjeti njė njeri qė quhej Ene, i cili pėr tetė vjet s’ngrihej nga shtrati: ishte i paralizuar. 34 Pjetri i tha. “Ene, po tė shėron Jezu Krishti! Ngrihu dhe rregulloje vetė shtratin tėnd!” Ai aty pėr aty u ngrit. 35 Tė gjithė banorėt e Lidės e tė Saronit e panė mrekullinė dhe besuan nė Zotin.

Pjetri ngjall Shutėn

36 Jetonte nė Jopė njė nxėnėse e quajtur Tabita, qė nė gjuhėn tonė do tė thotė Shutė. Ishte e pasur me vepra tė mira dhe me lėmoshė qė jepte. 37 Pikėrisht nė ato ditė u sėmur dhe vdiq. Pasi e lanė, e vendosėn nė dhomėn e sipėrme. 38 E, pasi Lida nuk ėshtė larg Jopės, nxėnėsit, kur morėn vesh se Pjetri gjendej atje, dėrguan dy vetė me kėtė lutje: “Mos vono e eja ndėr ne.”

39 Pjetri u ēua e shkoi me ta. Posa arriti, e ēuan nė dhomėn e sipėrme. Atėherė e rrethuan duke qarė tė gjitha vejushat dhe i tregonin veshjet dhe petkat qė i kishte punuar Shuta kur ende ishte me to. 40 Pjetri i nxori jashtė tė gjithė, ra nė gjunjė nė lutje. Pastaj u soll drejt kufomės dhe tha: “Tabitė, ēohu!” Ajo hapi sytė, shikoi Pjetrin dhe u ndreq ndenjur. 41 Pjetri i dha dorėn dhe e ngriti. Atėherė thirri shenjtėrit dhe vejushat e ua tregoi tė gjallė. 42 Mbarė Jopa e mori vesh ngjarjen dhe shumė besuan nė Zotėrinė.

43 Pjetri qėndroi pėr njė kohė tė gjatė nė Jopė, nė shtėpinė e njė lėkurėtari tė quajtur Simon.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Kthimi i Saulit