Kapitujt

Veprat e Apostujve: 5. Anania e Safira

5

1 Kurse njė burrė me emėr Anani bashkė me gruan e vet Safirėn shiti njė arė 2 e, me dije tė gruas, ndau njė pjesė tė ēmimit, kurse tepricėn e ēoi dhe ua dha apostujve. 3 Atėherė Pjetri i tha:

“O Anani, pse ta mbushi mendjen djalli pėr tė gėnjyer Shpirtin Shenjt dhe e ndale pėr vete njė pjesė tė ēmimit tė tokės? 4 Derisa s’e shite, a nuk ishte jotja? Po edhe kur e shite, a nuk munde tė bėje me ēmimin ēka deshe? Po, pėrse atėherė e bėre kėtė punė? Nuk gėnjeve njerėzit, por Hyjin!”

5 Posa Anania i dėgjoi kėto fjalė, ra pėr tokė dhe i doli shpirti. Njė frikė e madhe i kapi tė gjithė ata qė dėgjuan. 6 Atėherė u ngritėn djelmoshat, e mbėshtollėn me pėlhurė, e ēuan dhe e varrosėn.

7 Afėrsisht pas tri orėsh hyri edhe gruaja e tij, e cila nuk dinte ēka kishte ndodhur. 8 Pjetri i tha:

“Mė thuaj: a e shitėt tokėn pėr kaq?”

Ajo iu pėrgjigj: “Po, aq!”

9 E Pjetri:

“Ēka ju gjet qė u morėt vesh ta vini nė provė Shpirtin e Zotit? Ja, nė prag tė derės janė kėmbėt e atyre qė varrosėn burrin tėnd! Edhe ty tani po tė ēojnė!”

10 Aty pėr aty edhe ajo ra pėr dhe te kėmbėt e tij dhe i doli shpirti. Kur djelmoshat hynė, e gjetėn tė vdekur; e nxorėn jashtė dhe e varrosėn pranė burrit tė saj.

11 Kėto ngjarje bėnė njė pėrshtypje tė madhe nė mbarė Kishėn dhe nė tė gjithė ata qė dėgjuan pėr to.

Apostujt bėjnė shenja tė ndryshme e mrekulli

12 Shumė shenja e mrekulli bėheshin prej apostujve nė popull...

Tė gjithė besimtarėt si me marrėveshje e kishin zakon tė bashkohen nė Tremen e Salomonit. 13 Prej tė tjerėve askush s’kishte guxim tė bashkohet me ta, porse megjithatė populli u jepte nderim. 14 Dhe kėshtu, gjithnjė shtohej numri i burrave e i grave qė besonin nė Zotėrinė, 15 kėshtu qė i nxirrnin nė tregje tė sėmurėt dhe i vinin nė vigje e nė shtroja nė mėnyrė qė, duke kaluar Pjetri aty pari, sė paku hija e tij t’i binte ndonjėrit prej tyre. 16 Po edhe njė turmė e madhe njerėzish ngarendte nga qytetet pėrreth Jerusalemit: sillnin tė sėmurė e nga ata qė i kishin pushtuar shpirtrat e ndytė dhe tė gjithė shėroheshin.

Apostujt salvohen nga hebrenjtė

17 Atėherė u ngrit kryeprifti dhe mbarė ata tė partisė sė tij ‑ sekti i saducenjve. Plot smirė 18 vunė dorė nė apostuj dhe i hodhėn nė burg tė pėrgjithshėm. 19 Natėn engjėlli i Zotit hapi dyert e burgut, i nxori pėrjashta dhe u tha:

20 “Shkoni nė Tempull dhe vazhdoni t’ia kumtoni popullit tė gjitha fjalėt e kėsaj Jete.”

21 Ata dėgjuan dhe, nė agim, hynė nė Tempull dhe mėsonin.

Ndėrkaq arriti kryeprifti dhe ndjekėsit e tij, thirrėn Kėshillin e Lartė dhe mbarė parinė e bijve tė Izraelit dhe dėrguan nė burg pėr tė sjellė apostujt. 22 Kur rojtarėt mbėrritėn atje, nuk i gjetėn nė burg. U kthyen dhe lajmėruan: 23 ”Burgun e gjetėm tė mbyllur me kujdes dhe rojtarėt bėnin rojė para derės, por kur e hapėm, nuk gjetėm askėnd brenda.”

24 Komandanti i rojės sė Tempullit dhe kryepriftėrinjtė kur e dėgjuan lajmin, tė habitur, pyesnin: “Ēka do tė thotė kjo punė?” 25 Atėherė ia behu dikush dhe u tha: “Njerėzit qė ju i futėt nė burg, ja, janė nė Tempull e po mėsojnė .” 26 Atėherė komandanti shkoi me rojtarė dhe i solli ‑ por jo me dhunė ‑ sepse e kishin frikė se mos i vriste me gurė.

27 Posa i sollėn, i qitėn para Kėshillit tė Lartė. Kryeprifti i pyeti:

28 “Po a nuk ju kemi urdhėruar zyrtarisht qė tė mos mėsoni mė nė atė Emėr? Dhe, ja, ju e keni mbushur mbarė Jerusalemin me mėsimin tuaj dhe doni ta ngarkoni mbi ne gjakun e atij njeriu.”

29 Pjetri dhe apostuj u pėrgjigjėn:

“Duhet mė tepėr tė dėgjohet Hyji se sa njerėzit. 30 Hyji i etėrve tanė e ngjalli Jezusin tė cilin ju e vratė duke e gozhduar nė kryq. 31 Ky ėshtė ai, qė Hyji me tė djathtėn e vet e lartėsoi dhe e bėri Prijės e Shėlbues pėr t’i dhuruar Izraelit hirin e kthimit e faljen e mėkateve. 32 Pėr kėto ngjarje jemi dėshmitarė ne dhe Shpirti Shenjt, tė cilin ua dha Hyji atyre qė i nėnshtrohen.”

33 Kur anėtarėt e Kėshillit i dėgjuan kėto fjalė u hidhėruan tepėr dhe deshėn t’i vrasin. 34 Atėherė u ngrit nė Kuvend njė farise, me emėr Gamaliel, mėsues Ligji, tė cilin e nderonte mbarė populli. Ky kėrkoi tė nxirren njerėzit jashtė pėr njė ēast. 35 Atėherė u tha kėshilltarėve:

“O burra izraelas, mendoni mirė se ēka do tė bėni me kėta njerėz. 36 Nuk ka shumė kohė qė u ngrit Teuda dhe pohonte se ėshtė njeri me rėndėsi: rreth tij u bashkuan afro katėrqind vetė. Ai qe vrarė e tė gjithė ata qė e patėn ndjekur, u shpėrndanė dhe u asgjėsuan. 37 Pas tij, nė kohėn e numėrimit tė popullsisė u paraqit Juda Galileas dhe tėrhoqi pas vetes njė shumicė njerėzish. E vranė edhe atė po edhe tė gjithė ndjekėsit e tij u shpartalluan. 38 Tashti nė kėtė rast unė po ju them: ikni nga kėta njerėz e lėrini tė shkojnė! Sepse, nė qoftė ajo nismė ose vepėr prej njerėzisht, do tė mbarojė; 39 porse, nė qoftė se vėrtet vjen prej Hyjit, s’do tė mund ta asgjėsoni. Vėriani mendjen tė mos bini nė luftė kundėr Hyjit!”

Ata ia pranuan kėshillėn. 40 I thirrėn apostujt, i rrahėn me frushkull, i urdhėruan qė tė mos flasin mė nė Emėr tė Jezusit dhe i lėshuan. 41 Apostujt e lanė Kėshillin plot gėzim pse qenė ēmuar tė denjė tė durojnė ndonjė fyerje pėr nder tė emrit tė Jezusit. 42 Dhe ēdo ditė, si nė Tempull ashtu edhe nė shtėpi, nuk pushonin sė mėsuari e shpalluri Lajmin e mirė mbi Jezusin Mesi.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Anania e Safira