Kapitujt

Veprat e Apostujve: 22. Pali tregon kthimin e vet

22

1 “Vėllezėr dhe etėr, mė dėgjoni ēka tani do t’ju them nė mbrojtjen time.”

2 Kur dėgjuan se po fliste hebraisht, heshtja u bė shumė mė e thellė. Pali vazhdoi:

3 “Unė jam hebre, i lindur nė Tarsin e Cilicisė, por qė u rrita nė kėtė qytet e te kėmbėt e Gamalielit u edukova sipas Ligjit tė tė vjetėrve: isha zelltar i Hyjit ashtu siē jeni edhe ju sot e kėsaj dite. 4 Kėtė Udhė e kam salvuar deri nė vdekje, i kam hedhur nė pranga dhe kam burgosur burra e gra, 5

si mund tė ma bėjnė dėshmi edhe kryeprifti dhe paria. Prej atyre kam marrė edhe letrat pėr tė burgosur vėllezėrit nė Damask dhe qesh nisur qė edhe ata atje t’i bie tė lidhur nė Jerusalem pėr t’i ndėshkuar.”

Pali tregon kthimin e vet

(Vap 9, 1‑19; 26, 12‑18)

6 “Ndėrsa po udhėtoja dhe po i afrohesha Damaskut, papritmas, rreth mesditės, prej qiellit mė shndriti njė dritė e madhe, 7 unė rashė pėr dhe e dėgjova njė zė qė mė tha: ‘Saul, Saul, pse po mė salvon?’ 8 Unė u pėrgjigja: ‘Kush je, o Zot?’ Ai mė tha: ‘Unė jam Jezusi, Nazarenasi, tė cilin ti e salvon!’ 9 Ata qė ishin me mua, dritėn njėmend e panė, por zėrin e atij qė fliste me mua nuk e dėgjuan. 10 Atėherė thashė: ‘Ēka duhet tė bėj, o Zot?’ E Zoti mė tha: ‘Ēohu e shko nė Damask e atje do tė tė thuhet ēka duhet tė bėsh. 11 Pasi prej shkėlqimit tė asaj drite mė nuk shihja, shoqėruesit e mi mė morėn pėr dore e arrita nė Damask.

12 Njė farė Ananie, zbatues besnik i Ligjit, i cili gėzonte zė tė mirė ndėr hebrenj qė banonin atje ‑ 13 erdhi tek unė dhe, si m’u afrua mė tha: ‘Vėlla Saul, rifitoje dritėn e syve!’ Dhe unė, aty pėr aty e rifitova tė parėt e syve. 14 Ai vijoi: ‘Hyji i etėrve tanė caktoi ta njohėsh vullnetin e tij, ta shohėsh tė Drejtin e ta dėgjosh zėrin prej gojės sė tij, 15 sepse do tė jesh dėshmitari i tij para tė gjithė njerėzve pėr tė gjitha ato qė ke parė e dėgjuar. 16 Ē’ke qė ngurron? Ngrihu, pagėzohu dhe laji mėkatet e tua duke e thirrur nė ndihmė Emrin e tij!’”

Pali dėrgohet ndėr paganė

17 “Pasi u ktheva nė Jerusalem dhe, ndėrsa njė ditė po lutesha nė Tempull, pata njė vegim 18 dhe pashė Zotin. Ai mė thoshte: ‘Ngrihu e me tė shpejtė dil nga Jerusalemi, sepse nuk do ta pranojnė kėtu dėshminė tėnde pėr mua.’ 19 Unė i thashė: ‘O Zot, ata e dinė mirė se unė i kam burgosur dhe i kam frushkulluar nė sinagoga ata qė besojnė nė ty. 20 Po edhe kur u derdh gjaku i Shtjefnit, dėshmorit tėnd, aty isha edhe unė dhe isha i mendimit sė bashku me ta pėr ta vrarė. Vrastarėve unė ua ruajta petkat.’ 21 Por, Zoti mė tha: ‘Shko, unė po tė dėrgoj larg, nė mes tė paganėve!’”

Pali dhe tribuni romak

22 Ēifutėt e dėgjuan deri kėtu. Nė kėto fjalė filluan tė bėrtasin: “Zhduke prej faqes sė dheut njė njeri tė tillė! Ky nuk meriton tė jetojė!” 23 Filluan tė bėrtisnin mė fort, tė shqyenin petkat e tė hidhnin pluhur nė ajėr. 24 Atėherė tribuni urdhėroi tė shtihet Pali nė kėshtjellė dhe dha urdhėr ta bėjnė tė flasė me frushkuj qė ta merrte vesh pse bėrtitnin ashtu kundėr tij. 25 E kur ushtarėt po e lidhnin me rripa pėr ta frushkulluar, Pali i tha centurionit qė ishte pranė: “A thua keni leje ta rrahni me frushkuj qytetarin romak, madje edhe tė pagjykuar?”

26 Kur centurioni e dėgjoi, iu afrua tribunit e i tha: “Ēka mendon tė bėsh? Ky njeri ėshtė romak!”

27 Tribuni iu afrua dhe i tha:

“Mė thuaj a je ti romak?”

“Po!” ‑ iu pėrgjigj Pali.

28 “Unė ‑ tha tribuni ‑ e kam blerė shtrenjtė kėtė nėnshtetėsi.”

Pali iu pėrgjigj:

“Unė kam lindur me tė!”

29 Prandaj, me tė shpejtė u larguan prej tij ata qė do ta merrnin nė pyetje. Po edhe tribunit i hyri frika kur e mori vesh se ishte nėnshtetas romak e ky e kishte lidhur nė hekura.

Pali para Kėshillit tė Lartė

30 Tribuni ditėn e nesėrme, duke dashur tė dijė pikėrisht tė vėrtetėn, pėrse ēifutėt e paditnin Palin, e zgjidhi, dha urdhėr tė mblidhen nė kuvend kryepriftėrinjtė dhe mbarė Kėshilli i Lartė, urdhėroi tė sillet edhe Pali dhe e ballafaqoi me ta.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Pali tregon kthimin e vet