Kapitujt

Veprat e Apostujve: 24. Procesi kundėr Palit

24

1 Pas pesė ditėsh zbriti kryeprifti Anania me disa pleq e me njė avokat qė quhej Tertul dhe ia paraqitėn qeveritarit padinė kundėr Palit. 2 Kur e sollėn Palin, atėherė Tertuli nisi ta padisė me kėto fjalė:

“Paqen e madhe qė ne po gėzojmė nė saje tėnde dhe pėrmirėsimin e gjendjes i cili po i vjen kėtij populli nė saje tė kujdesit tėnd, i pėrndritshmi Feliks, 3 e pranojmė me falėnderim tė sinqertė nė gjithēka dhe gjithkund.

4 Por, qė tė mos tė tė mėrzis, tė lutem tė na dėgjosh pėr pak kohė me butėsinė tėnde. 5 Ne kemi zbuluar se ky njeri ėshtė murtajė dhe se nxit gjithkund nėpėr botė tė gjithė hebrenjtė pėr kryengritje dhe se ėshtė udhėheqėsi i sektit tė Nazarenėve. 6 Ky madje u mundua ta dhunojė edhe Tempullin, por atėherė e kapėm. [7] 8 Po prej tij, nėse e pyet, do tė mund tė kuptosh se janė tė vėrteta paditė qė bėjmė kundėr tij.”

9 Hebrenjtė e pėrkrahėn duke pohuar se puna qėndronte ashtu.

Pali mbrohet para Feliksit

10 Atėherė Pali, me shenjėn e qeveritarit, mori fjalėn e tha:

“E di se prej shumė vjetėsh je gjykatės i kėtij populli, prandaj pa farė frike po e marr fjalėn pėr t’u mbrojtur. 11 Ti vetė mund ta vėrtetosh se nuk janė mė shumė se dymbėdhjetė ditė qė kur u ngjita nė Jerusalem pėr tė adhuruar. 12 Nuk mė gjetėn as nė Tempull as nė sinagoga as nėpėr qytet duke diskutuar me askėnd as duke nxitur pėr kryengritje, 13 e nuk janė nė gjendje t’i vėrtetojnė ato, pėr tė cilat tani po mė padisin.

14 Ndėrkaq kėtu para teje pohoj kėtė gjė: me Udhėn, tė cilėn kėta e quajnė sekt unė i shėrbej Hyjit tė etėrve duke besuar gjithēka ėshtė e shkruar nė Ligj e nė Profetė. 15 Kam shpresė nė Hyjin se do tė ngjallen tė drejtėt e tė kėqijtė e kėtė gjė e shpresojnė edhe ata vetė. 16 Kėndej edhe kujdesohem gjithmonė ta kem ndėrgjegjen e pastėr para Hyjit e para njerėzve.

17 Tashti, pas sa vitesh, erdha tė sjell lėmoshė pėr tim e pėr t’i flijuar Hyjit. 18 Nė kėtė rast mė gjetėn nė Tempull kur po i jepja fund pastrimit tim, por pa turma e pa pėrzierje; 19 por disa hebrenj nga Azia... Kėta do tė kishte qenė mirė tė kishin ardhur para teje e tė mė paditnin, nėse kanė ndonjė gjė kundėr meje. 20 Por edhe kėta le tė thonė: ēfarė delikti gjetėn nė mua, kur qėndroja para Kėshillit tė Lartė, 21 me pėrjashtim ndoshta vetėm tė asaj fjale qė thashė me zė tė lartė, ndėrsa isha nė kėmbė para tyre: ‘Pėr shkak tė ngjalljes sė tė vdekurve jam sot nė gjyq para jush!’”

22 Feliksi qė e njihte mjaft mirė kėtė Udhė, e shtyri ēėshtjen me kėto fjalė: “Kur tė vijė tribuni, Lizja, do t’i jap fund ēėshtjes suaj.” 23 Centurionit i urdhėroi tė ruhej Pali me rojtarė, por duke i lėnė disa liri, si edhe tė mos i ndalohej askujt prej tė tijve t’i bėjnė ndonjė shėrbim.

Pali mbetet nėn rojė

24 Pas disa ditėsh erdhi Feliksi me gruan e vet Druzilėn, qė ishte ēifute. Si e thirri Palin, po e dėgjonte fjalėn e tij lidhur me fenė nė Jezu Krishtin. 25 E kur Pali filloi tė flasė pėr drejtėsinė, pėr pėrkormėrinė dhe pėr Gjyqin e ardhshėm, Feliksi u tremb dhe i tha: “Pėr tani, shko njė herė e, kur tė kem kohė, do tė tė thėrras pėrsėri.” 26 Shpresonte gjithashtu se do tė marrė tė holla prej Palit e nergut shpeshherė ēonte dhe e thėrriste pėr tė biseduar me tė.

27 Si kaluan dy vjet Feliksin e zėvendėsoi Porci Fest. Feliksi, duke dashur tė tregohej dashamir kundrejt judenjve, e la Palin nė pranga.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Procesi kundėr Palit