Kapitujt

Luka: 11. Mėsimi mbi lutjen

11

1 Njė ditė Jezusi po lutej diku nė njė vend. Kur e kreu lutjen, i tha njėri prej nxėnėsve: “Zotėri, na mėso edhe ne tė lutemi, siē i mėsoi edhe Gjoni nxėnėsit e vet.”

2 “Kur tė luteni ‑ u tha Jezusi ‑ thoni:

O Atė!

U shenjtėroftė Emri yt!

Ardhtė Mbretėria jote!

3 Na jep ēdo ditė bukėn tonė tė pėrditshme!

4 Na i fal mėkatet tona,

sepse edhe ne i falim fajtorėt tanė.

E mos lejo tė biem nė tundim!”

5 Dhe u tha:

“Nėse ndonjėri prej jush ka njė mik dhe i shkon nė mesnatė e i thotė: ‘Mik, m’i jep hua tri bukė 6 se mė erdhi prej udhe miku im e nuk kam ēka t’i jap pėr darkė, ’ 7 e ai prej brenda i pėrgjigjet: ‘Mos mė trazo! Dera ėshtė tashmė e mbyllur e fėmijėt e mi e unė ramė nė shtrat! Nuk mund tė ēohem t’i jap!’ ‑ 8 Unė po ju them edhe nėse s’ēohet t’ia japė pse e ka mik, do tė ēohet me siguri pėr t’i dhėnė aq sa kėrkon pėr shkak tė trazimit. 9 Edhe unė po ju them: lypni e do t’ju jepet, kėrkoni e do tė gjeni, trokitni e do t’ju ēelet. 10 Sepse, kushdo lyp, merr; kush kėrkon, gjen; atij qė troket, i hapet dera.

11 Dhe, cili prej jush qė ėshtė babė, po i lypi djali peshk, nė vend tė peshkut do t’i japė gjarpėr? 12 Ose, nėse i lyp vezė, do t’i japė akrep? 13 Nėse, pra, ju, edhe pse tė kėqij, dini fėmijėve tuaj t’u jepni dhurata tė mira, sa mė tepėr Ati qiellor do t’u japė Shpirtin Shenjt atyre qė ia kėrkojnė!”

Jezusi dhe Beelzebuli

(Mt 12, 22‑30; Mk 3, 20‑27)

14 Njė herė Jezusi po dėbonte njė djall [e ky ishte memec]. Kur djalli doli, foli memeci e populli u habit. 15 Disa prej tyre thanė: “I dėbon djajtė me ndihmėn e Beelzebulit, kryetarit tė djajve.” 16 Disa tė tjerė, pastaj, pėr ta vėnė nė provė, kėrkonin prej tij njė shenjė prej qiellit. 17 Por ai, duke i njohur mendimet e tyre, u tha:

“Ēdo mbretėri, e pėrēarė nė vetvete, shkretohet; njė shtėpi bie mbi tjetrėn. 18 Po qe se djalli ėshtė i ndarė nė vetvete ‑ pasi ju po thoni se unė i dėboj djajtė me ndihmėn e Beelzebulit ‑ si do tė qėndrojė mbretėria e tij? 19 Tashti, pasi unė i dėbokam djajtė me ndihmėn e Beelzebulit, bijtė tuaj, me ndihmėn e kujt i dėbojnė? Prandaj, ata do tė jenė gjykatėsit tuaj. 20 Por, nė qoftė se unė i nxjerr djajtė me pushtetin e Hyjit, atėherė me tė vėrtetė erdhi ndėr ju Mbretėria e Hyjit!

21 Kur trimi i fortė, i armatosur mirė, e ruan pallatin e vet, mbarė pasuria e tij ėshtė e sigurt. 22 Por, kur vjen njė mė i fortė se ai, e mund atė, ia merr armėt nė tė cilat shpresoi e i ndan plaēkat e tij.

23 Kush nuk ėshtė me mua, ėshtė kundėr meje. Kush nuk bashkon me mua, shpėrndan.”

Kthimi i shpirtit tė ndytė

(Mt 12, 43‑45)

24 “Kur shpirti i ndytė tė ketė dalė prej njeriut, endet nėpėr vende tė shkretuara duke kėrkuar pushim, e, duke mos e gjetur, thotė: ‘Do tė kthehem nė shtėpinė time nga dola’. 25 Kur kthehet, e gjen tė fshirė e tė stolisur. 26 Atėherė shkon e merr me vete edhe shtatė shpirtra tė tjerė mė tė kėqij se veten, hyjnė e banojnė aty. Kėshtu gjendja e fundit e kėtij njeriu bėhet mė e keqe se e para.”

Lumturia e vėrtetė

27 Ndėrsa ai po fliste pėr kėtė gjė, njė grua nė mes tė turmės e ēoi zėrin e i tha:

“Lum kraharori qė tė mbarti e gjinjtė qė thithe!”

28 Ai u pėrgjigj:

“Madje, tė lumėt ata qė e dėgjojnė fjalėn e Hyjit dhe e zbatojnė!”

Tė dijshmit kėrkojnė njė shenjė

(Mt 12, 38‑42; Mk 8, 12)

29 Pasi populli shkonte gjithnjė duke u bashkuar ai filloi tė flasė:

“Kjo brezni ėshtė brezni e keqe: po kėrkon njė shenjė! Porse nuk do t’i jepet shenjė tjetėr, pėrveē shenjės sė Jonės. 30 Sikurse Jona u bė shenjė pėr ninivitėt, ashtu edhe Biri i njeriut do tė jetė shenjė pėr kėtė brezni.

31 Mbretėresha e Jugut ditėn e Gjyqit do tė ngrihet bashkė me njerėzit e kėsaj breznie dhe do t’i dėnojė, sepse ajo erdhi nga skaji i dheut pėr tė dėgjuar urtinė e Salomonit. Dhe, ja, kėtu ėshtė Dikush mė i madh se Salomoni! 32 Njerėzit e Ninivės, ditėn e Gjyqit, do tė ngrihen bashkė me kėtė brezni dhe do ta dėnojnė, sepse u kthyen me predikimin e Jonės, dhe, ja, kėtu Dikush mė i madh se Jona!”

Drita e trupit

(Mt 5, 15; 6, 22‑23)

33 “Askush nuk e ndez dritėzėn pėr ta vėnė nė vend tė fshehtė [ose nėn shinik], por pėrmbi pishtar, qė ta shohin dritėn ata qė hyjnė. 34 Syri yt ėshtė dritėza e trupit. Kur syri yt ėshtė i shėndoshė, krejt trupi ėshtė nė dritė, porse, kur ėshtė i sėmurė, edhe trupi yt ėshtė nė terr. 35 Shiko, pra, qė drita qė ėshtė nė ty tė mos jetė e errėt! 36 Nėse, pra, trupi yt i tėrė ėshtė nė dritė, pa asnjė pjesė tė errėt, atėherė do tė jetė i tėrė nė dritė, sikurse kur dritėza tė ndriēon me rrezet e veta.”

Qortimi i hipokrizisė sė farisenjve dhe skribėve

(Mt 23, 1‑36; Mk 12, 38‑40; Lk 20, 45‑47)

37 Ndėrsa ai ende po fliste, njė farise iu lut tė shkonte tek ai pėr drekė. Ai hyri dhe u ul nė tryezė. 38 Fariseu, kur pa se Jezusi nuk u la para buke, u ēudit. 39 Zotėria i tha:

“Po! Ju farisenjtė lani pėrjashta gotėn dhe kupėzėn, ndėrsa brendinė tuaj e keni plot rrėmbime e prapėsi. 40 Tė marrė! A thua se ai qė pėrftoi pėrjashtėsinė, nuk e pėrftoi edhe brendėsinė? 41 Jepni, pra, pėr lėmoshė ē’ėshtė brenda gotės e kupės e do tė jetė gjithēka e pastėr pėr ju.

42 Porse; vaj pėr ju, o farisenj qė jepni tė dhjetėn e mendrės, tė ryzės e tė ēdo barishteje, por e lini pas shpine drejtėsinė dhe dashurinė e Hyjit! Kėto tė fundit ėshtė dashur tė bėhen e ato tė parat s’ėshtė dashur tė lihen!

43 Vaj pėr ju farisenj, sepse jua ka ėnda katedrėn e parė nė sinagoga dhe pėrshėndetjet nė sheshe!

44 Tė mjerėt ju, sepse jeni porsi varret qė nuk shihen e njerėzit, pa ditur, ecin mbi to!”

45 Atėherė njė mėsues i Ligjit i tha:

“Mėsues, ti, duke folur kėshtu, po na fyen edhe ne!”

46 “Vaj edhe pėr ju, mėsues tė Ligjit ‑ iu pėrgjigj Jezusi ‑ sepse u ngarkoni njerėzve barrė qė mezi mund tė mbarten, ndėrsa ju vetė as me gisht tė dorės nuk i prekni!

47 Tė mjerėt ju, qė u ngritni pėrmendore profetėve, kurse etėrit tuaj i patėn vrarė. 48 Kėshtu dėshmoni se i pėlqeni veprat e etėrve tuaj; ata vranė, ndėrsa ju ndėrtoni pėrmendore! 49 Kėndej edhe Dija e Hyjit tha: ‘Do t’u dėrgoj profetė e apostuj. Ata do t’i vrasin e do t’i salvojnė disa prej tyre, 50 qė prej kėsaj breznie tė kėrkohet llogari pėr gjakun e derdhur tė tė gjithė profetėve qė nga krijimi i botės: 51 prej gjakut tė Abelit deri te gjaku i Zakarisė, qė u vra ndėrmjet lterit e shenjtėrores’. Po, unė po ju them: do tė kėrkohet llogari prej kėsaj breznie.

52 Vaj pėr ju, mėsues tė Ligjit! Ju e morėt ēelėsin e dijes: vetė nuk hytė e, ata qė deshėn tė hyjnė, i penguat!”

53 Kur Jezusi doli prej andej, skribėt e farisenjtė filluan ta sulmojnė rėndė dhe t’i bėjnė shumė pyetje, 54 duke i ngrehur leqe pėr ta zėnė pisk nė ndonjė fjalė prej gojės sė tij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Mėsimi mbi lutjen