Kapitujt

Luka: 7. Shėrimi i shėrbėtorit tė centurionit

7

1 Pasi i kreu tė gjitha kėto fjalė tė drejtuara popullit, hyri nė Kafarnaum. 2 Njė centurion e kishte shėrbėtorin tė sėmurė nė fill tė vdekjes. Shėrbėtorin e kishte fort pėr zemėr. 3 Centurioni, kur dėgjoi pėr Jezusin, dėrgoi disa kryepleq judenj qė ta lusin tė vijė e t’ia shėrojė shėrbėtorin. 4 Ata, kur arritėn te Jezusi, zunė t’i luten e t’i pėrluten:

“Meriton t’ia kryesh kėtė nder 5 sepse e do popullin tonė. Ai na e ndėrtoi edhe sinagogėn.”

6 Jezusi shkoi me ta. E kur ishte jo fort larg shtėpisė, centurioni dėrgoi miqtė e vet pėr t’i thėnė:

“Zotėri, mos u mundo mė tepėr se nuk jam i denjė tė hysh nėn pullazin tim 7 ‑ prandaj edhe nuk e ēmova veten tė denjė tė tė dal pėrpara, por vetėm jep urdhėr me njė fjalė dhe shėrbėtori im do tė shėrohet. 8 Sepse edhe unė, ndonėse jam vetėm njeri qė varem prej tjetėrkujt, prapė kam nėn urdhėr ushtarė dhe i them njėrit: ‘Shko!’ ‑ dhe ai shkon, njė tjetri: ‘Eja!’ ‑ dhe ai vjen; shėrbėtorit tim: ‘Bėje kėtė!’ ‑ dhe ai e bėn.”

9 Jezusi, kur i dėgjoi kėto fjalė, u mrekullua, u kthye kah populli qė po e ndiqte dhe i tha: “Po ju them: as nė Izrael nuk e gjeta njė fe kaq tė madhe.”

10 Kur tė dėrguarit u kthyen nė shtėpi, e gjetėn shėrbėtorin shėndoshė e mirė.

Tė ngjallurit e djalit tė vejushės sė Nainit

11 Pastaj Jezusi u nis pėr nė qytetin qė quhet Nain. Me tė shkonin nxėnsit e tij dhe turmė e madhe e popullit. 12 Kur iu afrua dyerve tė qytetit, po sillnin pėrjashta qytetit njė tė vdekur ‑ djalin e vetėm tė nėnės e kjo ishte e vejė. E pėrcillnin shumė banorė tė qytetit. 13 Kur e pa Zotėria, pati dhembshuri pėr tė dhe i tha:

“Mos qaj”

14 U afrua, preku vigun ‑ ata qė e mbartnin, u ndalėn. Ai tha:

“Djalosh, ty po tė them: ēohu!”

15 I vdekuri u ēua dhe nisi tė flasė. Jezusi ia dha s’ėmės.

16 Tė gjithė i kapi frikė e madhe dhe lėvdonin Hyjin duke thėnė:

“Profet i madh u duk ndėr ne! Hyji e pa popullin e vet!”

17 Dhe nėpėr mbarė Judenė e anembanė krahinės u hap fjala pėr tė.

Tė dėrguarit e Gjon Pagėzuesit

(Mt 11, 2‑19)

18 Pėr tė gjitha kėto e vunė nė dijeni Gjonin nxėnėsin e tij. Gjoni i thirri dy prej nxėnėsve tė vet 19 dhe i dėrgoi te Zotėria pėr ta pyetur: “A je ti Ai qė duhet tė vijė, apo duhet tė presim njė tjetėr?”

20 Kėta, kur erdhėn te Jezusi, i thanė:

“Gjon Pagėzuesi na dėrgoi te ti qė tė tė pyesim: ‘A je ti ai qė duhet tė vijė, apo duhet tė presim njė tjetėr?’“

21 Pikėrisht nė atė ēast Jezusi shėroi shumė njerėz prej sėmundjesh, prej dhimbjesh, prej shpirtrash tė ndytė, edhe shumė tė verbėve ua dhuroi dritėn e syve. 22 Atėherė iu pėrgjigj:

“Shkoni e tregojini Gjonit ēka patė e ēka dėgjuat:

‘tė verbėrit po fitojnė dritėn e syve’, tė shqeptėt po ecin drejt, tė gėrbulurit po pastrohen, tė shurdhėrit po dėgjojnė, tė vdekurit po ngjallen e ‘skamnorėve u shpallet Ungjilli’. 23 I lumi ai qė nuk do ta bjerrė besimin nė mua!”

24 Kur tė dėrguarit e Gjonit shkuan, Jezusi filloi t’i flasė turmės pėr Gjonin:

“Ē’dolėt tė shihni nė shkretėtirė? Njė kallam qė e tund era? 25 Atėherė, ē’dolėt tė shihni? Njė njeri tė veshur me petka tė bukura? Porse njerėzit qė veshen me petka tė bukura, me shkėlqim e jetojnė nė kėnaqje banojnė nė pallate mbretėrore! 26 Por, ēka atėherė dolėt tė shihni? Njė profet? Po, unė po ju them: edhe mė tepėr se njė profet! 27 Gjoni ėshtė ai, pėr tė cilin u shkrua nė Shkrimin e shenjtė:

‘Qe unė po e dėrgoj lajmėtarin tim para teje pėr ta bėrė gati para teje udhėn tėnde

28 Unė po ju them: s’ka djalė nėne qė ėshtė mė i madh se Gjoni! Megjithatė, edhe mė i vogli nė Mbretėrinė e Hyjit, ėshtė mė i madh se ai.

29 Populli mbarė qė e dėgjoi ‑ edhe vetė tagrambledhėsit ‑ duke u pagėzuar me pagėzimin e Gjonit, e dėshmuan drejtėsinė e Hyjit. 30 Kurse, farisenjtė e mėsuesit e Ligjit, duke mos pranuar tė pagėzohen prej tij, e pėrbuzėn planin e Hyjit qė kishte pėr tė mirėn e tyre.

31 Me kė, pra, t’i krahasoj njerėzit e kėsaj breznie? Kujt i pėrngjasin? 32 U pėrngjasin fėmijaēave qė rrinė ndėr sheshe dhe e thėrrasin njėri‑tjetrin, sipas asaj fjale:

‘Ne u ramė pėr ju fyejve e ju nuk kėrcyet; bėmė gjėmė e ju nuk vajtuat!’

33 Erdhi Gjon Pagėzuesi; as nuk hėngri bukė as nuk piu verė, e ju thoni: ‘Ka nė trup djallin.’ 34 Erdhi Biri i njeriut: Ky ha e pi, e ju thoni: ‘Ja, gopēi, pijaneci, miku i tagrambledhėsve e i mėkatarėve!’

35 Por Urtisė i japin tė drejtė bijtė e saj.”

Mėkatarja e falur

36 Njė farise e grishi Jezusin pėr bukė. Ai hyri nė shtėpinė e fariseut dhe u ul nė tryezė. 37 Kur, ja, hyri menjėherė njė grua qė ishte mėkatare e njohur nė qytet. Ajo, kur mori vesh se Jezusi gjendej nė tryezė, nė shtėpinė e fariseut, mori njė enė alabastri me parfum, 38 zuri vend pas tij, te kėmbėt e tij dhe, duke qarė, filloi t’ia lajė kėmbėt me lot, t’ia fshijė me flokė, t’ia puthė e t’ia lyejė me parfum.

39 Kur e pa kėtė gjė fariseu qė e kishte thirrur, mendoi me vete: “Po tė ishte ky profet, do ta dinte se kush dhe ēfarė gruaje ėshtė kjo qė po e pėrket: se ėshtė mėkatare.”

40 Jezusi mori fjalėn dhe i tha:

“Simon, dua tė tė them diēka.”

“Fol, Mėsues!” ‑ iu pėrgjigj ai.

41 “Njė huadhėnės ‑ vazhdoi Jezusi ‑ kishte dy borxhlinj. Njėri i kishte pesėqind e tjetri pesėdhjetė denarė. 42 Pasi nuk kishin me ēka t’ia kthenin, ua fali tė dyve. Cili prej tyre do ta dojė mė fort?”

43 Simoni iu pėrgjigj:

“Mendoj ai, tė cilėt i fali mė shumė.”

“Mirė pleqėrove! ‑ i tha Jezusi.

44 Dhe, si u soll kah gruaja, i tha Simonit:

“A po e sheh kėtė grua? Hyra nė shtėpinė tėnde, ti nuk mė dhe ujė pėr t’i larė kėmbėt. Kjo, pėrkundrazi, me lot m’i lau kėmbėt e me flokėt e kresė m’i fshiu. 45 Ti nuk ma dhe puthjen e detyruar. Kjo, pėrkundrazi, qė kur hyri, nuk pushon sė puthuri kėmbėt e mia. 46 Ti nuk ma leve kokėn me vaj. Kjo, pėrkundrazi, me parfum m’i leu kėmbėt e mia. 47 Kėndej po tė them: iu falėn mėkatet e shumta, sepse tregoi dashuri tė madhe. Ai, tė cilit i falen mė pak, mė pak dashuri tregon.”

48 Atėherė i tha gruas:

“Tė janė falur mėkatet!”

49 Ata qė ishin nė tryezė me tė, filluan tė mendonin me vete: “Kush ėshtė ky qė po fal edhe mėkatet?!”

50 Por ai i tha gruas:

“Feja jote tė shpėtoi. Shko nė paqe!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Shėrimi i shėrbėtorit tė centurionit