Kapitujt

Luka: 12. Qortimi kundėr hipokrizisė

12

1 Ndėrkaq u mblodh njė turmė e madhe e popullit ‑ mijėra e mijėra ‑ aq sa shkelnin njėri‑tjetrin. Jezusi mė sė pari u drejtua nxėnėsve tė vet:

“Ruajuni prej tharmit tė farisenjve d. m. th. hipokrizisė! 2 S’ka gjė tė mbuluar qė nuk do tė zbulohet, as tė fshehur qė nuk do tė merret vesh. 3 Prandaj, ēdo gjė qė ju thatė nė errėsirė, do tė dėgjohet nė dritė dhe ēdo gjė qė pėshpėritet nė vesh ndėr skuta, do tė predikohet prej pullazeve.”

Kė tė druani?

(Mt 10, 28‑31)

4 “Po ju them juve, miq tė dashur: mos jua kini drojėn atyre qė mbysin trupin e pastaj s’mund tė bėjnė gjė tjetėr! 5 Po ju tregoj kujt duhet t’ia keni frikėn: druani nga ai qė, pasi t’jua ketė marrė jetėn, ka pushtet t’ju hedhė nė ferr. Po, unė po ju them: atij kijani frikėn! 6 Po, a nuk shiten pesė trumcakė pėr dy qindarė? E pra, asnjėrin prej tyre nuk e qet nė harresė Hyji. 7 Kurse juve deri edhe fijet e flokėve tė kresė i keni tė numėruara! Mos kini frikė! Ju vleni mė shumė se njė mori trumcakėsh!”

Dėshmimi i Krishtit para njerėzve

(Mt 10, 32‑33; 12, 32; 10, 19‑20)

8 “Unė po ju them: kushdo tė dėshmojė para njerėzve se ėshtė imi, edhe Biri i njeriut do ta dėshmojė se ėshtė i tiji para engjėjve tė Hyjit. 9 E ai qė tė mė bjerė mohit para njerėzve, edhe atij do t’i bihet mohit para engjėjve tė Hyjit.

10 Kushdo tė thotė ndonjė fjalė kundėr Birit tė njeriut, ka pėr t’iu falur, por kush tė shajė Shpirtin Shenjt, nuk do tė ketė falje. 11 Pastaj, kur t’ju qesin para sinagogave, para ushtruesve tė drejtėsisė e para pushteteve, mos u shqetėsoni [se] si do tė mbroheni e ēka do tė thoni: 12 sepse Shpirti Shenjt nė atė orė do t’ju mėsojė ēka duhet tė thoni.”

Shėmbėlltyra e pasanikut tė pamend

13 Atėherė dikush prej turmės i tha:

“Mėsues, thuaji vėllait tim ta ndajė me mua trashėgimin tonė.”

14 “Or mik, ‑ iu pėrgjigj Jezusi ‑ kush mė vuri mua gjykatės ose ndarės mbi ju?”

15 Atėherė u tha:

“Vėriani mendjen: ruajuni fort prej lakmisė sė pasurisė, sepse sado i pasur qė ndokush tė jetė, jeta e tij nuk varet nga pasuria qė ka.”

16 Atėherė u tregoi kėtė shėmbėlltyrė:

“Tokat e njė pasaniku i dhanė fryt tė madh. 17 Ai mendonte me vete e thoshte: ‘Ē’tė bėj? Nuk kam mė vend ku tė mbledh tė lashtat e mia. ’18 Dhe tha: ‘Kėshtu po bėj: do t’i rrėzoj grunarėt e do t’i punoj mė tė mėdhenj dhe do t’i mbledh nė ta tė gjitha: grurin dhe tė gjitha tė lashtat e mia. 19 Atėherė do t’i them shpirtit tim: shpirti im, ke pasuri me shumicė pėr shumė vjet: pusho, ha, pi, gėzo!’ 20 Porse Hyji i tha: ‘I marrė! Pikėrisht sonte, nė kėtė natė, do tė kėrkohet shpirti yt prej teje, e ē’grumbullove kujt do t’i mbesė?’ 21 Kėshtu i ndodh atij qė grumbullon pasuri pėr vete e nuk kujdeset tė bėhet i pasur nė Hyjin.”

Kujdesi dhe shqetėsimi

(Mt 6, 25‑34; 19‑21)

22 Pastaj u tha nxėnėsve:

“Prandaj po ju them: Mos u shqetėsoni pėr jetėn tuaj: ēka do tė hani, as pėr trupin tuaj: me ēka do ta veshni, 23 sepse jeta ėshtė mė e vlefshme se ushqimi e trupi se petku. 24 Vėreni korbat! As nuk mbjellin as nuk korrin, nuk kanė as qilar as grunar e Hyji i ushqen. Sa mė tė vlefshėm jeni ju se shpendėt!

25 E cili prej jush, sado qė tė kujdeset me shqetėsim, mund ta zgjasė shtatin e vet edhe pėr njė kut? 26 Pra, nėse nuk mundeni as mė tė voglėn gjė, pėrse atėherė shqetėsoheni pėr tė tjerat?

27 Vėreni si rriten zambakėt! As nuk tjerrin as nuk bėjnė vekė. E unė po ju them: as Salomoni nė tėrė madhėrinė e vet, nuk ishte i veshur si njė ndėr ta. 28 Nėse, pra, Hyji e vesh nė kėtė mėnyrė barin qė sot ėshtė e nesėr hidhet nė furrė, sa mė shumė do tė bėjė pėr ju, o fepakė?

29 Prandaj mos kėrkoni ēka do tė hani e do tė pini ‑ mos u shqetėsoni! 30 Tė gjitha kėto i kėrkojnė paganėt e kėsaj bote; ndėrsa pėr ju e di mirė Ati juaj se keni nevojė pėr to. 31 Por, kėrkoni Mbretėrinė e tij e tė gjitha kėto do t’ju jepen si shtesė.

32 Mos druaj, o grigjė e vogėl, sepse Atit tuaj i pėlqeu t’jua japė Mbretėrinė!

33 Shitni pasurinė tuaj e jepni lėmoshė! Bėni pėr vete strajca qė nuk vjetrohen, thesar nė qiell qė nuk mbaron kurrė, ku vjedhėsi nuk afrohet e tenja nuk bren.

34 Vėrtet, ku ėshtė visari juaj, aty do tė jetė edhe zemra juaj.”

Shėrbėtori i kujdesshėm

(Mt 24, 45‑51)

35 “Jini gati ‑ tė veshur e tė ngjeshur me llamba tė ndezura ‑ 36 porsi ata qė presin zotėrinė e vet kur kthehet prej dasmės pėr t’ia ēelur derėn posa tė vijė e tė trokėllitė. 37 Lum shėrbėtorėt qė, kur kthehet zotėria, i gjen zgjuar! Pėrnjėmend po ju them: ai vetė do tė ngjeshet, ata do t’i ulė nė tryezė, do tė afrohet dhe vetė do t’i shėrbejė. 38 Po erdhi nė tė dytėn ose nė tė tretėn rojė tė natės dhe, po i gjeti kėshtu, lum ata!

39 E mos e harroni kėtė gjė: po ta dinte i zoti i shtėpisė nė cilėn orė i vjen vjedhėsi, nuk do tė linte t’i thyehej shtėpia. 40 Edhe ju, pra, jini gati, sepse Biri i njeriut do tė vijė nė atė ēast kur s’jua merr mendja.”

41 Atėherė Pjetri tha:

“Zotėri, a po e thua kėtė shėmbėlltyrė vetėm pėr ne, apo pėr tė gjithė?”

42 Zotėria iu pėrgjigj:

“Cili, vallė, ėshtė ai mbarėshtues besnik e i menēur qė do ta vėrė zotėria pėrmbi shėrbėtorėt e tjerė pėr t’u dhėnė nė kohėn e duhur pjesėn e ushqimit? 43 I lumi ai shėrbėtor, tė cilin, kur kthehet zotėria i tij, e gjen duke vepruar kėshtu. 44 Pėrnjėmend po ju them: do ta vėrė mbi tė gjithė pasurinė e vet.

45 Porse, po bėri e mendoi shėrbėtori nė zemrėn e vet: ‘Zotėria im do tė vonojė tė kthehet’ dhe fillon tė rrahė shėrbėtorėt e shėrbėtoret, tė hajė e tė pijė e tė dehet, 46 zotėria i tij do tė vijė atė ditė kur nuk e pret, atė orė qė nuk ia merr mendja dhe do ta ndėshkojė rėndė e do t’ia japė fatin e tė pafeve.

47 Shėrbėtori qė e diti vullnetin e zotėrisė e nuk u bė gati dhe nuk e kreu vullnetin e tij, do tė marrė shumė tė rėna. 48 Ndėrsa ai qė nuk e diti, por bėri punė qė duhet tė ndėshkohen, do tė rrihet mė pak. Kujt iu dha shumė, prej tij do tė kėrkohet shumė; kujt iu besua shumė, prej tij do tė kėrkohet mė shumė.”

Jezusi shkak pėrēarjeje

(Mt 10, 34‑36)

49 “Erdha tė sjell zjarrin mbi tokė e sa dėshiroj tė ishte tashmė i ndezur flakė! 50 E po, mė duhet tė pagėzohem me pagėzim, e sa ngushtė jam derisa tė kryhet!

51 A kujtoni se erdha tė sjell paqen mbi tokė? Jo, po ju them, por pėrēarjen! 52 Qė tani, pėr tė vėrtetė, pesė anėtarė nė njė shtėpi, do tė jenė tė ndarė: tre kundėr dyve e dy kundėr treve:

53 babai do tė zihet me djalin,

e djali me babain,

nėna me tė bijėn,

e bija me t’ėmėn,

vjehrra me tė renė

e reja me vjehrrėn.”

Shenjat e kohės

(Mt 16, 2‑3)

54 Pastaj iu drejtua turmės:

“Kur shihni renė se ēohet nė perėndim, pėrnjėherė thoni: ‘Do tė bjerė shi!’, dhe ashtu ndodh. 55 Kur shihni se fryn shiroku, thoni: ‘Do tė jetė vapė’, dhe bėn vapė. 56 Shtiracakė! Dukėn e tokės e tė qiellit dini ta ēmoni, por kėtė kohė nuk dini!?”

Ndrequ me paditėsin tėnd

(Mt 5, 25‑26)

57 “Pėrse ju vetė nuk gjykoni vetvetiu ē’ėshtė e drejtė? 58 Kėshtu, kur shkon bashkė me kundėrshtarin tėnd tek ushtruesi i drejtėsisė, pėrpiqu udhės tė biesh nė ujdi me tė ‑ qė tė mos nxjerrė para gjykatėsit, gjykatėsi tė tė dorėzojė shėrbėtorit e shėrbėtori tė tė hedhė nė burg. 59 Unė po tė them se s’do tė dalėsh prej andej pa e paguar edhe mė tė fundit qindarkė.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Qortimi kundėr hipokrizisė