Kapitujt

Luka: 9. Misioni i tė Dymbėdhjetėve

9

1 Jezusi i thirri rreth vetes tė Dymbėdhjetėt e u dha zotėsi e pushtet mbi tė gjithė djajtė si dhe aftėsinė tė shėrojnė sėmundjet. 2 Pastaj i dėrgoi tė shpallin Mbretėrinė e Hyjit dhe tė shėrojnė (tė sėmurėt). 3 E u tha:

“Asgjė mos merrni pėr udhėtim: as shkop, as strajcė, as bukė, as para, e secili tė mos ketė mė se dy kėmisha. 4 Nė atė shtėpi qė tė hyni, aty rrini derisa tė qėndroni nė atė vend. 5 Nėse ndokush nuk do t’ju pranojė, kur tė dilni prej atij qyteti, shkundni pluhurin prej kėmbėve tuaja si dėshmi kundėr tyre.”

6 Ata u nisėn dhe rende‑rendas u ranė fshatrave duke predikuar Ungjillin e duke shėruar gjithkund.

Shqetėsimi i Herodit

(Mt 14, 1‑12; Mk 6, 14‑29)

7 Herodi tetrark kishte dėgjuar pėr tė gjitha kėto ngjarje dhe ishte shumė i shqetėsuar, sepse disa thoshin: “U ngjall Gjoni sė vdekuri!” 8 Disa tė tjerė: “U duk Elia!” Disa tė tjerė prapė: “U ngjall njė prej profetėve tė vjetėr!”

9 Kurse Herodi tha: “Gjoni! Atij unė ia preva kokėn! Po ky kush do tė jetė, pėr tė cilin po dėgjoj kaq shumė?” E kėrkonte rastin ta shihte.

Jezusi ushqen pesė mijė vetė

(Mt 14, 13‑21; Mk 6, 30‑44; Gjn 6, 1‑14)

10 Kur apostujt u kthyen, i treguan Jezusit gjithēka kishin bėrė. Jezusi i mori me vete e i ēoi nė vetmi, nė drejtim tė qytetit qė quhet Betsaidė. 11 Por, kur e mori vesh populli, iu vu mbrapa. Ai i pranoi me njerėzi e u predikonte mbi Mbretėrinė e Hyjit dhe i shėronte ata qė kishin nevojė shėrimi.

12 Kur dita filloi tė shkojė kah mbarimi, iu afruan tė Dymbėdhjetėt dhe i thanė:

“Nise popullin tė shkojė nė fshatra e nė katunde tė rrethinės tė gjejė strehim e ushqim, sepse kėtu jemi nė vend tė shkretė.”

13 “Jepuni ju tė hanė!” ‑ u tha ai.

Ata iu pėrgjigjėn:

“Ne s’kemi mė se pesė bukė e dy peshq. Vetėm nėse shkojmė e blejmė ushqim pėr gjithė kėtė popull!”

14 E ishin rreth pesė mijė burra.

Atėherė u tha nxėnėsve tė vet:

“Vėrini tė rrinė nė grupe nga pesėdhjetė vetė!”

15 Bėnė ashtu: i ulėn tė gjithė. 16 Ai i mori pesė bukėt e dy peshqit, shikoi kah qielli, i bekoi dhe i ndau. Pastaj ua dha nxėnėsve t’ia vėnė popullit pėrpara.

17 Hėngrėn tė gjithė e u nginė. Prej ēka u teproi ēuan dymbėdhjetė shporta me copa.

Dėshmimi i Pjetrit mbi Jezusin

(Mt 16, 13‑19; Mk 8, 27‑29)

18 Ndėrsa njė ditė po lutej nė vetmi ‑ ishin me tė vetėm nxėnėsit e tij ‑ ai u bėri kėtė pyetje:

“Kush thonė njerėzit se jam unė?”

19 Ata iu pėrgjigjėn:

“Disa thonė se je Gjon Pagėzuesi, disa Elia, kurse disa tė tjerė thonė se u ngjall njė ndėr profetėt e vjetėr.”

20 “Po ju ‑ i pyeti atėherė ata ‑ kush mendoni se jam unė?”

U pėrgjigj Pjetri:

“Ti je Mesia i Hyjit!”

21 Atėherė Jezusi i porositi tė mos i tregojnė askujt.

Jezusi paralajmėron vdekjen e ngjalljen e vet

(Mt 16, 20‑28; Mk 8, 30‑9, 1)

22 E vazhdoi:

“Birit tė njeriut i duhet tė pėsojė shumė, ta pėrbuzin pleqtė, kryepriftėrinjtė dhe skribėt, ta vrasin dhe tė tretėn ditė tė ngjallet.”

23 Pastaj iu drejtua tė gjithėve:

“Nėse ndokush dėshiron tė vijė pas meje, ta mohojė vetveten, ta marrė kryqin e vet ēdo ditė dhe tė mė ndjekė. 24 Sepse, kush do ta shpėtojė jetėn e vet, do ta humbė, ndėrsa kush ta humbė jetėn e vet pėr shkakun tim, do ta shpėtojė.

25 E njėmend, ē’dobi do tė kishte njeriu, nėse fiton mbarė botėn, por humb vetveten ose e rrėnon?

26 Pėr tė vėrtetė, kujt t’i vijė turp pėr mua e pėr fjalėt e mia, pėr atė do t’i vijė turp edhe Birit tė njeriut kur tė hyjė nė lavdinė e vet, tė Atit dhe tė engjėjve tė shenjtė.

27 Pėr tė vėrtetė po ju them: disa kėtu tė pranishėm nuk do tė vdesin, para se ta shohin Mbretėrinė e Hyjit.”

Shndėrrimi i Jezusit

(Mt 17, 1‑8; Mk 9, 2‑8)

28 Reth tetė ditė pas kėtyre predikimeve, Jezusi mori me vete Pjetrin, Gjonin dhe Jakobin e u ngjit nė mal pėr t’u lutur.

29 Ndėrsa po lutej, fytyra iu shndėrrua e petkat iu bėnė tė bardha e tė shndritshme si vetėtima.

30 Dhe ja, dy njerėz po bisedonin me tė! Ishin Moisiu dhe Elia. 31 Ata u dukėn tė rrethuar me lavdi e bisedonin me tė pėr kalimin e tij nga kjo jetė qė do ta bėnte sė shpejti nė Jerusalem. 32 Pjetrin dhe shokėt e tij i kishte lodhur gjumi, por qėndruan zgjuar dhe e panė lavdinė e tij dhe ata dy burra qė po qėndronin me tė; 33 dhe, ndėrsa ata po ndaheshin prej tij, Pjetri i tha Jezusit:

“Mėsues, ėshtė mirė pėr ne tė qėndrojmė kėtu. Po bėjmė tri tenda: njė pėr ty, njė pėr Moisiun e njė pėr Elinė!” Nuk dinte ē’thoshte.

34 Ndėrsa ky ende po fliste, ra njė re dhe i mbuloi me hijen e vet. Kur hynė nėn re, nxėnėsit i kapi frika. 35 Prej resė u dėgjua njė zė: “Ky ėshtė Biri im ‑ i Zgjedhuri! Atė dėgjojeni!”

36 Ndėrsa ky zė po jehonte, Jezusi mbeti vetėm.

Nxėnėsit heshtėn dhe ndėr ato ditė s’i treguan askujt ēka kishin parė.

Jezusi shėron njė djalosh tė djallosur

(Mt 17, 14‑18; Mk 9, 14‑27)

37 Tė nesėrmen, kur ata zbritėn nga mali, i doli pėrpara njė turmė e madhe e popullit. 38 Dhe ja, papritmas, njė njeri prej popullit, bėrtiti:

“Mėsues, po tė lutem, ma shiko djalin tim: ėshtė i vetmi qė kam! 39 E kap shpirti i keq e menjėherė bėrtet. E tund andej‑kėndej dhe e bėn tė shkumojė dhe mezi largohet prej tij pasi e dėrrmon krejtėsisht. 40 I luta edhe nxėnėsit e tu qė ta dėbojnė, por nuk ia dolėn.”

41 Jezusi u pėrgjigj:

“O brezni e pafe dhe e prishur, deri kur do tė jem me ju dhe deri kur do t’ju duroj? Sille kėtu djalin tėnd!”

42 E, ndėrsa djaloshi po afrohej, e kapi djalli, e hodhi pėr tokė dhe e pėrplaste. Jezusi iu kėrcėnua shpirtit tė ndytė, pastaj e shėroi djaloshin dhe ia dorėzoi tė atit.

43 Tė gjithė mbetėn tė mrekulluar prej madhėrisė sė Hyjit.

Jezusi rishtas paralajmėron vdekjen e vet

(Mt 17, 22‑23; Mk 9, 30‑32)

Ndėrsa tė gjithė po mrekulloheshin pėr gjithēka bėnte, Jezusi u tha nxėnėsve tė vet:

44 “Thadroni mirė nė zemėr kėto fjalė qė po ju them: Biri i njeriut do tė bjerė nė dorė tė njerėzve.”

45 Por ata nuk e morėn vesh kėtė fjalė. Kjo pėr ta mbetej fshehtėsi e nuk e kuptonin. Madje kishin frikė ta pyesnin pėr kėtė fjalė.

Kush ėshtė mė i madhi?

(Mt 18, 1‑5; Mk 9, 33‑37)

46 Ndėr ta lindi kjo ēėshtje: cili prej tyre do tė ishte mė i madhi. 47 Jezusi, duke e ditur ē’mendime u vlonin nė zemėr, e mori njė fėmijė, e afroi pranė vetes, 48 dhe u tha:

“Kush e pranon kėtė fėmijė nė emrin tim, mė pranon mua, e kush mė pranon mua, pranon atė qė mė dėrgoi mua. Pėrnjėmend, kush ėshtė ndėr ju mė i vogli, ai ėshtė vėrtet i madh.”

Kush nuk ėshtė kundėr jush, ėshtė me ju

(Mk 9, 38‑40)

49 Atėherė Gjoni mori fjalėn dhe i tha:

“Mėsues, pamė njė njeri qė dėbonte djajtė nė Emrin tėnd. Ne ia ndaluam, sepse nuk vjen pas teje me ne.”

50 Jezusi iu pėrgjigj:

“Mos ia ndaloni, sepse, kush nuk ėshtė kundėr jush, ėshtė me ju.”

Njė fshat i Samarisė nuk e pranon Jezusin

51 Kur erdhi koha qė Jezusi tė ngrihej nga kjo botė, mori vendim tė palėkundshėm tė shkojė nė Jerusalem.

52 Pėrpara dėrgoi lajmėtarėt e vet. Kėta shkuan dhe hynė nė njė fshat samaritanėsh pėr tė pėrgatitur ardhjen e tij. 53 Por ata s’deshėn ta pranojnė aty, sepse ishte nisur pėr Jerusalem. 54 Kur e panė kėtė gjė, nxėnėsit ‑ Jakobi e Gjoni, thanė: “Zotėri, a do tė urdhėrojmė ‘qė zjarri tė zbresė nga qielli e t’i zhdukė?’“ 55 Jezusi u kthye kah ata dhe i qortoi.

56 Dhe u nisėn pėr njė fshat tjetėr.

Nxėnėsit e vėrtetė tė Jezusit

(Mt 8, 19‑22)

57 Ndėrsa po bėnin rrugė, njė njeri i tha:

“Unė dua tė vijė pas teje ngado qė tė shkosh!”

58 Jezusi iu pėrgjigj:

“Dhelprat i kanė strofujt e vet edhe shpendėt e qiellit ēerdhet, kurse biri i njeriut nuk ka ku ta mbėshtesė kokėn!”

59 Njė tjetri i tha:

“Eja pas meje!”

Por ai iu pėrgjigj: “Zotėri, mė lejo tė shkoj njė herė e ta varros tim atė!”

60 “Lėri ‑ iu pėrgjigj Jezusi ‑ qė tė vdekurit t’i varrosin tė vdekurit e vet e ti shko e prediko Mbretėrinė e Hyjit!”

61 Atėherė i tha njė tjetėr:

“Unė po vij me ty, Zotėri, por mė jep leje njėherė tė shkoj e tė pėrshėndetem me anėtarėt e familjes sime.”

62 “Kushdo ‑ iu pėrgjigj Jezusi ‑ qė vė dorėn nė parmendė dhe sillet e shikon mbrapa, nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr Mbretėrinė e Hyjit!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Misioni i tė Dymbėdhjetėve