Kapitujt

Luka: 16. Shėmbėlltyra e shėrbėtorit tė pandershėm

16

1 U thoshte edhe nxėnėsve tė vet: “Ishte njė njeri i pasur, i cili kishte mbarėshtuesin qė e paditėn se ia shkapėrderdhte pasurinė. 2 E thirri dhe i tha: ‘Ē’po dėgjoj kėshtu pėr ty? Jep llogari pėr mbarėshtimin tėnd, sepse t’i s’mund tė jesh mė mbarėshtues.’

3 Atėherė mbarėshtuesi tha me vete: ‘Ēka tė bėj pasi zotėria po ma heq mbarėshtimin? Tė mih... ? Nuk mundem! Tė dal e tė lyp... ? Mė vjen turp! 4 E di ē’do tė bėj qė njerėzit tė mė pranojnė nė shtėpitė e veta kur tė nxirrem prej mbarėshtimit.’

5 Atėherė thirri njė nga njė borxhlinjtė e zotėrisė sė vet. E pyeti tė parin: ‘Sa i detyrohesh zotėrisė tim?’ 6 Ai iu pėrgjigj: ‘Njė qind masė vaj.’ Mbarėshtuesi i tha: ‘Merre letrėn tėnde, ulu me tė shpejtė e shkruaj pesėdhjetė!’ 7 Pastaj e pyeti tė dytin: ‘Po ti sa detyrohesh?’ Ai i tha: ‘Njė qind kora grurė.’ I tha mbarėshtuesi: ‘Merre letrėn tėnde e shkruaj tetėdhjetė!’

8 E zotėria e lėvdoi mbarėshtuesin e padrejtė qė punoi aq me shkathtėsi. Dhe njėmend, bijtė e kėsaj bote janė mė tė kujtueshėm nė marrėdhėnie me njėri-tjetrin se sa bijtė e dritės.

9 Ndėrsa unė po ju them: fitoni pėr vete miq me anė tė pasurisė sė rreme tė kėsaj bote qė, kur kjo t’ju mungojė, t’ju pranojnė nė banesat e amshuara.

10 Kush ėshtė besnik nė gjėra tė vogla, ėshtė besnik edhe nė gjėra tė mėdha; e kush nuk ėshtė besnik nė gjėra tė vogla, ai nuk ėshtė besnik as nė gjėra tė mėdha. 11 Po qe se nuk u dėftuat besnikė nė pasurinė e rreme, kush do t’jua besojė pasurinė e vėrtetė? 12 Po qe se nuk u dėftuat tė besueshėm nė gjėnė e huaj, kush do t’jua japė tuajėn?

13 Asnjė shėrbėtor nuk mund t’u shėrbejė njėkohėsisht dy zotėrinjve:

Sepse, ose do ta urrejė njėrin e tjetrin do ta dojė, ose pas njėrit do tė shkojė e tjetrin do ta pėrbuzė. Nuk mund t’i shėrbeni Hyjit dhe pasurisė.”

Ligji dhe Mbretėria e Hyjit

(Mt 11, 12‑13)

14 Tė gjitha kėto po i dėgjonin farisenjtė qė s’i ngin gjė me para dhe e pėrqeshnin. 15 Jezusi u tha:

“Ju dini tė paraqiteni para njerėzve tė drejtė, porse Hyji i njeh zemrat tuaja! Veēse, ēka ėshtė e madhėrueshme para njerėzve, ėshtė ndyrėsi para Hyjit.

16 Ligji e profetėt arrinė deri nė kohėn e Gjonit. Qė atėherė shpallet Mbretėria e Hyjit dhe gjithkush nxiton me forcė tė hyjė brenda.

17 Mė lehtė ėshtė tė mbarojnė qielli e toka se tė bjerė poshtė edhe njė vizė nga Ligji.

18 Secili qė lėshon gruan e vet e merr njė tjetėr, shkel kurorėn. Po ashtu edhe ai qė martohet me gruan e shkurorėzuar, bėn kurorėthyerje.”

Njeriu i pasur dhe Lazri skamnor

19 “Ishte njė njeri i pasur qė vishej me cohė tė kuqe e me pėlhurė tė ēmueshme dhe gostitej shkėlqyeshėm si njė ditė pėrditė. 20 Kurse para derės sė tij rrinte njė skamnor, plot ēibana, qė quhej Lazėr 21 e dėshironte tė ngihej me dromcat qė binin nga tryeza e pasanikut. Madje edhe qentė vinin e ia lėpinin varrėt.

22 Vdiq skamnori e engjėjt e ēuan nė prehėr tė Abrahamit. Vdiq edhe pasaniku dhe e varrosėn.

23 Nė ferr, ndėr mundime tė mėdha, ēoi sytė e pa prej sė largu Abrahamin dhe Lazrin nė prehrin e tij 24 e bėrtiti: ‘O atė Abraham, ki mėshirė pėr mua e dėrgoje Lazrin ta lagė majėn e gishtit tė vet nė ujė e tė ma flladisė gjuhėn se po mundohem pėr sė tepėrmi nė kėtė flakė.’ 25 Abrahami iu pėrgjigj: ‘Mos harro, o bir, se ti i gėzove tė mirat e tua gjatė jetės sate, ndėrsa Lazri tė kėqijat; tashti, ky kėtu gėzon e ti vuan. 26 Por, pėr mė tepėr, ndėrmjet nesh e jush ėshtė njė humnerė e madhe, kėshtu qė, edhe ata qė do tė donin tė kalojnė prej kėndej te ju, nuk munden, po ashtu edhe prej andej tė kalojė kėndej, s’mundet askush!’

27 Pasaniku vazhdoi: ‘Atėherė, po tė lutem, o atė, ēoje Lazrin nė shtėpinė e tim eti, 28 se i kam pesė vėllezėr e le t’i qortojė seriozisht qė tė mos vijnė edhe ata nė kėtė vend mundimesh.’ 29 Abrahami iu pėrgjigj: ‘Kanė Moisiun e profetėt, le t’i dėgjojnė ata!’ 30 Pasaniku i tha: ‘Jo, o atė Abraham, por nėse shkon ndokush prej tė vdekurish tek ata, veē atėherė do tė kthehen!’ 31 Iu pėrgjigj: ‘Nėse, vėrtet, nuk e dėgjojnė Moisiun e profetėt, nuk do t’u mbushet mendja edhe nėse ndokush ngjallet prej tė vdekurish. ’“

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Shėmbėlltyra e shėrbėtorit tė pandershėm