Kapitujt

Luka: 15. Shėmbėlltyra e deles sė humbur

15

1 Tė gjithė tagrambledhėsit dhe mėkatarėt i afroheshin Jezusit pėr ta dėgjuar. 2 Farisenjtė e skribėt murmurisnin:

“Ky i pranon mėkatarėt ‑ thoshin ‑ dhe po ha me ta.”

3 Atėherė Jezusi u tregoi kėtė shėmbėlltyrė:

4 “Cili prej jush, po i pati njėqind dele dhe, nėse njė prej tyre i humb, nuk i lė tė nėntėdhjetenėntė tė tjerat vetėm nė kullosė e nuk shkon pas tė humburės derisa ta gjejė?

5 Kur e gjen, plot gėzim e vė nė krah, 6 dhe, posa arrin nė shtėpi, i thėrret miqtė e fqinjėt e u thotė: ‘Gėzohuni me mua se e gjeta delen time qė mė humbi.’ 7 Unė po ju them: nė qiell do tė ketė po kėshtu mė shumė gėzim pėr njė mėkatar qė pendohet e kthehet se pėr nėntėdhjetenėntė tė drejtė, qė s’kanė nevojė tė kthehen.”

Shėmbėlltyra e drahmės sė humbur

8 “Ose ‑ cila grua qė ka dhjetė drahma e po bėri e i treti njėra, nuk e ndez dritėn e nuk e fshin shtėpinė dhe nuk e kėrkon me kujdes derisa ta gjejė? 9 Dhe, kur e gjen, i bashkon mikeshat dhe fqinjet dhe u thotė: ‘Gėzohuni me mua se e gjeta drahmėn qė mė pati humbur.’ 10 Po kėshtu, unė po ju them: bėhet gėzim nė mes tė engjėjve tė Hyjit pėr njė mėkatar qė kthehet.”

Shėmbėlltyra e djalit tė humbur e tė gjetur

11 Pastaj vijoi:

“Njė njeri kishte dy djem. 12 Djali i vogėl i tha tė atit: ‘Babė, ma jep pjesėn e pasurisė qė mė takon!’ Ai ua ndau pasurinė. 13 Pas pak ditėsh, djali i vogėl mblodhi ēka pati dhe shkoi nė dhe tė largėt e atje e shkapėrderdhi pasurinė e vet duke jetuar i dhėnė pas vesesh.

14 Kur shpenzoi gjithēka pati, u bė zi e madhe buke nė atė vend e djali filloi ta sprovojė skamjen. 15 Atėherė shkoi e u lidh rrogėtar te njė njeri i atij vendi. Ky e dėrgoi nė toka tė veta t’i ruajė thitė. 16 E dėshironte ta mbushte sė paku ndonjė herė barkun me kokrra ēiēibunesh qė hanin thitė, por askush nuk ia jepte.

17 Atėherė i erdhėn mendtė e thoshte:’ Sa mėditėsve tė tim eti u tepron buka, kurse unė kėtu po vdes urie! 18 Do tė ēohem e do tė shkoj tek im atė e do t’i them: O atė, rashė nė mėkat kundėr Qiellit e ndaj teje! 19 Nuk jam mė i denjė tė quhem yt bir; mė prano si njė ndėr rrogėtarėt e tu.’

20 U ēua dhe mori rrugėn tė kthehet tek i ati.

Ndėrsa ende ishte larg, i ati e pa, u ngashėrye, u lėshua me vrap, e pėrqafoi dhe e puthi. 21 Atėherė i biri i tha: ‘O atė, rashė nė mėkat kundėr Qiellit e ndaj teje! Nuk jam mė i denjė tė quhem yt bir... !’

22 Por i ati u tha shėrbėtorėve tė vet: ‘Sillni shpejt petkat mė tė mirat e vishjani! Vėriani unazėn nė dorė e sandalet nė kėmbė! 23 Sillni viēin e majmė e prejeni tė hamė e tė gėzojmė, 24 sepse ky, im bir, pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet!’

E filluan tė dėfrehen.

25 Djali i tij i madh ndodhi nė fushė. Kur u kthye e iu afrua shtėpisė, dėgjoi kėngė e valle, 26 thirri njė shėrbėtor dhe e pyeti ē’ndodhi. 27 Ai iu pėrgjigj: ‘U kthye vėllai yt e yt atė preu viēin e majmė pse iu kthye djali shėndoshė e mirė.’ 28 Ai u zemėrua dhe nuk deshi tė hyjė brenda. I ati doli jashtė dhe iu lut. 29 Atėherė ai i tha tė atit: ‘Ja, unė tė shėrbej tash sa kohė e kurrė nuk e shkela asnjė urdhėr tėndin. E ti kurrė s’mė dhe as njė edh tė gostitem me miqtė e mi. 30 Por, kur tė erdhi ky ‑ djali yt ‑ qė e prishi pasurinė tėnde me lavire, ti ia preve viēin e majmė!’ 31 ’Biro ‑ i tha i ati ‑ ti je gjithmonė me mua, e gjithēka kam, ėshtė jotja. 32 Porse, u desh tė gėzohemi e tė ngazėllohemi, sepse ky ‑ vėllai yt ‑ pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet. ’“

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Shėmbėlltyra e deles sė humbur