Kapitujt

Luka: 22. Komploti kundėr Jezusit

22

1 Ndėrkaq po afroheshin tė kremtet e Bukėve tė Pabrume qė quhen Pashkė. 2 Kryepriftėrinjtė dhe skribėt kėrkonin mėnyrėn se si ta vrisnin Jezusin, sepse druanin.

3 Atėherė djalli hyri nė Judėn qė quhet Iskariot, i cili ishte njė nga tė Dymbėdhjetėt. 4 Ai shkoi pėr tė biseduar me kryepriftėrinjtė e me krerėt e rojes sė Tempullit nė ē’mėnyrė t’ua shtinte nė dorė. 5 Ata u gėzuan dhe i premtuan t’i japin tė holla. 6 Juda pranoi. Qė atėherė kėrkonte rastin t’ua dorėzonte kur tė mos ishte populli pranė.

Pėrgatitjet e Darkės sė Pashkėve

(Mt 26, 17‑25; Mk 14, 12‑21; Gjn 13, 21‑30)

7 Erdhi dita e Bukėve tė Pabrume, kur duhej tė flijohej qengji i Pashkėve. 8 Atėherė Jezusi dėrgoi Pjetrin e Gjonin dhe u tha:

“Shkoni e na bėni gati Darkėn e Pashkėve.”

9 “Ku dėshiron ta bėjmė gati” ‑ e pyetėn ata.

10 “Posa tė hyni nė qytet ‑ u tha ai ‑ do t’ju takojė njė njeri qė mbart njė katrovė me ujė. Shkoni pas tij. Nė atė shtėpi qė tė hyjė ai, 11 thuajini tė zotit tė shtėpisė: ‘Mėsuesi tė ēon fjalė: ku ėshtė dhoma e bukės nė tė cilėn do tė mund tė ha me nxėnėsit e mi Darkėn e Pashkėve?’ 12 Ai atėherė do t’jua tregojė nė kat njė sallon tė madh tė shtruar: aty na bėni gati.”

13 Ata shkuan e gjetėn ashtu si u tha dhe e pėrgatitėn Darkėn e Pashkėve.

Themelimi i Eukaristisė

(Mt 26, 26‑30; Mk 14, 22‑26; 1 Kor 11, 23‑25)

14 Kur erdhi koha, Jezusi u ul nė tryezė e me tė bashkė edhe apostujt. 15 U tha:

“Me gjithė shpirt kam pasur dėshirė ta ha kėtė Darkė tė Pashkėve bashkė me ju para se tė pėsoj, 16 sepse juve po ju them: nuk do ta ha mė para se tė marrė fund nė Mbretėrinė e Hyjit.”

17 Atėherė mori gotėn, falenderoi e tha:

“Merreni e ndajeni mes jush! 18 Vėrtet, unė po ju them se prej kėtij ēasti s’do tė pi mė fryt hardhie derisa tė vijė Mbretėria e Hyjit.”

19 Pastaj mori bukėn, u falėnderua, e theu, ua dha e tha:

“Ky ėshtė trupi im [qė flijohet pėr ju. Bėni kėtė nė pėrkujtimin tim!”

20 E mori gjithashtu edhe kelkun, pasi u krye darka, e tha:

“Ky kelk ėshtė Besėlidhja e Re nė gjakun tim qė derdhet pėr ju. ”]

21 “Por, ja, dora e atij qė po mė tradhton ėshtė me mua nė tryezė! 22 Biri i njeriut njėmend po shkon ashtu siē u caktua, porse, i mjeri ai njeri qė po e tradhton!”

23 Ata zunė ta pyesnin njėri‑tjetrin cili prej tyre do tė ishte ai qė do ta bėnte kėtė gjė.

Diskutimi rreth mė tė madhit

24 Atėherė apostujt filluan tė grinden mes tyre: cili prej tyre do tė ishte mė i madhi. 25 Jezusi u tha:

“Mbretėrit e paganėve sundojnė me ta si zotėrues; madje ata qė sundojnė mbi ta kėrkojnė tė quhen ‘Bamirės’! 26 Ju s’guxoni tė bėni ashtu! Pėrkundrazi, mė i madhi ndėr ju tė jetė si tė ishte mė i riu, kurse kryetari, sikur tė ishte ai qė shėrben. 27 Cili, nė tė vėrtetė, ėshtė mė i madh: ai qė ėshtė nė tryezė, apo ai qė shėrben? Vallė, a s’ėshtė ai qė rri nė tryezė? Tashti, unė jam ndėr ju porsi ai qė shėrben.”

28 “Ju jeni ata qė, nė provat e mia, qėndruat vazhdimisht me mua. 29 Prandaj, unė po jua lė trashėgim Mbretėrinė ashtu si ma dha mua im Atė: 30 qė tė hani e tė pini nė tryezėn time nė Mbretėrinė time dhe tė rrini nė frone pėr tė gjykuar dymbėdhjetė fiset e Izraelit.”

Paralajmėrimi i mohimit tė Pjetrit

(Mt 26, 31‑35; Mk 14, 27‑31; Gjn 13, 36‑38)

31 “Simon, Simon, ja, Satani kėrkoi t’ju shoshė porsi grurin! 32 Por unė u luta pėr ty, qė feja jote tė mos mungojė. Por ti, kur tė kthehesh, forcoji vėllezėrit e tu.”

33 “Zotėri ‑ i tha Pjetri ‑ jam gati tė shkoj me ty edhe nė burg edhe nė vdekje!”

34 Jezusi iu pėrgjigj:

“Unė po tė them, o Pjetėr, se sot, nuk do tė kėndojė gjeli, para se ti tė mohosh tri herė se mė njeh!”

Qesja, strajca dhe shpata

35 Dhe u tha:

“Kur ju dėrgova pa qese, pa strajcė e pa sandale a ju mungoi gjė?”

“Asgjė! ‑ u pėrgjigjėn ata.

36 Atėherė u tha:

“Tani, kush ka qese, le ta marrė! Po ashtu edhe strajcėn! E kush nuk ka shpatė, le t’i shesė petkat e veta e le ta blejė! 37 Sepse, unė po ju them: nė mua duhet tė vėrtetohet fjala e Shkrimit tė shenjtė: ‘U radhit ndėr keqbėrės!’ Vėrtet, gjithēka u parafol pėr mua, po shkon nė vend.”

38 Ata i thanė:

“Zotėri, ja, kėtu dy shpata!”

Ai iu pėrgjigj:

“Mjaftojnė!”

Lutja nė Malin e Ullinjve

(Mt 26, 36‑46; Mk 14, 32‑42)

39 Pastaj doli prej andej e u nis, si rėndom, drejt Malit tė Ullinjve. Pas tij shkuan edhe nxėnėsit. 40 Kur arriti nė atė vend, u tha:

“Lutuni qė tė mos bini nė tundim!”

41 Dhe ai u largua prej tyre sa mund tė hidhet guri, u ul nė gjunjė dhe zuri tė lutet:

42 “O Atė, nėse do, largoje kėtė gotė prej meje! Veēse, le tė bėhet, jo vullneti im, por vullneti yt!” 43

Atėherė iu dėftua njė engjėll nga qielli qė i dha zemėr. Kur e kapėn mundimet e vdekjes, lutej mė me zemėr. 44 Djersa e tij u bė si pika gjaku qė binin nė tokė.

45 U ēua prej lutjes, shkoi te nxėnėsit. I gjeti fjetur. I kishte kėputur trishtimi. 46 U tha:

“Pse po flini? Ēohuni! Lutuni tė mos bini nė tundim!”

Tradhtimi dhe arrestimi i Jezusit

(Mt 26, 47‑56; Mk 14, 43‑50; Gjn 18, 3‑11)

47 Ndėrsa ai ende po fliste, ja, ia behu njė turmė. Nė krye tė saj ishte ai qė quhet Judė ‑ njėri prej tė Dymbėdhjetėve. Ai iu afrua Jezusit pėr ta puthur.

48 Jezusi i tha:

“O Judė, a me tė puthur po e tradhton Birin e njeriut?”

49 Ata qė ishin pėrreth tij, duke parė ēka po ndodhte, thanė:

“Zotėri, a t’u biem me shpatė?”

50 Dhe njėri prej tyre i ra shėrbėtorit tė kryepriftit e ia preu veshin e djathtė, 51 Jezusi tha:

“Zini vend! Mjaft!” ‑ dhe ia preku veshin e ia shėroi.

52 Atėherė Jezusi u tha atyre qė kishin ardhur kundėr tij, kryepriftėrinjve e krerėve tė rojės sė Tempullit dhe pleqve:

“Erdhėt, si tė isha unė cub, me shpata e shkopinj! 53 Pėrditė isha nė Tempull me ju e nuk ēuat dorė mbi mua. Porse kjo ėshtė ora juaj dhe pushteti i territ.”

Pjetri i bie mohit

(Mt 26, 57‑58; 69‑75;Mk 14, 53‑54. 66‑72;Gjn 18, 12‑18, 25‑27)

54 E kapėn, pra, e ēuan dhe e shtinė nė shtėpinė e kryepriftit. Pjetri e ndiqte pėr sė largu. 55 Ata ndezėn zjarr nė mes tė oborrit dhe u ulėn rreth tij. Ndėr ta u ul edhe Pjetri.

56 Kur njė shėrbėtore e pa ulur pranė zjarrit, e shikoi mirė dhe tha:

“Edhe ky ishte me tė!”

57 Ai i ra mohit:

“Nuk e njoh, moj fisnike!”

58 Pak mė vonė e vuri re njė tjetėr e tha:

“Edhe ti je prej tyre!”

“Nuk jam, o njeri!” ‑ iu pėrgjigj Pjetri.

59 Dhe pas, diku pas njė ore, njė tjetėr tha:

“Me tė vėrtetė edhe ky ishte me tė! Sepse ėshtė edhe galileas!”

60 Pjetri u pėrgjigj:

“ S’di ē’po thua, o burrė!”

Dhe tamam atėherė, ndėrsa ende po fliste ‑ kėndoi gjeli. 61 Zotėria u kthye dhe ia lėshoi sytė Pjetrit. Pjetrit i ra ndėr mend fjala e Zotėrisė qė ia pati thėnė: ‘Para se sot tė kėndojė gjeli, tri herė do tė mė mohosh!’

62 Doli pėrjashta dhe qau thekshėm.

Jezusin e pėrqeshin dhe e rrahin

(Mt 26, 67‑68; Mk 14, 65)

63 Njerėzit qė e ruanin Jezusin e pėrqeshnin dhe e rrihnin. 64 ia mbulonin fytyrėn dhe i thoshin “Dėftohu profet ‑ gjeje kush tė ra!” 65 I thoshin edhe shumė tė shara tė tjera.

Jezusi para Kėshillit tė Lartė

(Mt 26, 59‑66; Mk 14, 55‑64; Gjn 18, 19‑24)

66 Kur zbardhi drita u mblodhėn krerėt e popullit, kryepriftėrinjtė e skribėt, e ēuan Jezusin nė Kėshillin e Lartė tė vetin 67 dhe i thanė:

“Nėse ti je Mesia, na thuaj!”

Ai u pėrgjigj:

“Nėse ju them, s’do tė mė besoni; 68 nėse ju pyes, nuk do tė mė pėrgjigjeni. 69 Por pas kėtij momenti, Biri i njeriut do tė rrijė nė tė djathtėn e Hyjit tė gjithėpushtetshėm.”

70 Atėherė i thanė tė gjithė:

“Ti, pra, qenke Biri i Hyjit?!”

Ai u pėrgjigj:

“Ju thoni tė vėrtetėn! Unė jam!”

71 Atėherė ata thanė:

“Ē’dėshmi tjetėr na duhet? Ne vetė e dėgjuam prej gojės sė tij!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Komploti kundėr Jezusit