Kapitujt

Luka: 4. Jezusin e tundon djalli

4

1 Jezusi, plot me Shpirtin Shenjt, u kthye prej Jordanit dhe Shpirti e ēoi nė shkretėtirė, 2 ku, pėr dyzet ditė e tundoi djalli. Ndėr ato ditė nuk hėngri asgjė e, kur ato kaluan, u urit.

3 Atėherė djalli i tha:

“Nėse je Biri i Hyjit, urdhėroji kėtij guri tė bėhet bukė.”

4 Jezusi iu pėrgjigj:

“Thotė Shkrimi i shenjtė: ‘Njeriu nuk mund tė jetojė vetėm me bukė.’”

5 Atėherė e ngriti lart dhe, pėr njė ēast, ia dėftoi tė gjitha mbretėritė e botės, 6 e i tha:

“Ty do tė ta jap tė gjithė kėtė pushtet dhe lavdinė e tyre, sepse m’u dha mua dhe unė ia jap kujt tė dua. 7 Nėse, pra, ti pėrkulesh nė adhurim para meje, do tė jetė krejt jotja.”

8 Jezusi iu pėrgjigj:

“Shkrimi i shenjtė thotė:

‘Adhuro Zotin, Hyjin tėnd,

dhe vetėm atij shėrbeji!’“

9 Atėherė e ēoi nė Jerusalem, e vuri nė majė tė Tempullit e i tha:

“Nėse je Biri i Hyjit, hidhu prej kėtu poshtė, 10 sepse Shkrimi i shenjtė thotė:

‘Hyji pėr ty do t’u urdhėrojė engjėjve tė vet qė tė tė ruajnė’, 11 dhe ‘do tė tė mbajnė para duarsh, qė tė mos e vrasėsh kėmbėn tėnde nė ndonjė gur.’”

12 Jezusi iu pėrgjigj:

“Por u tha edhe:

‘Mos e tundo Zotin, Hyjin tėnd!’”

13 Djalli, pasi i shfrytėzoi tė gjitha trajtat e tundimit, u largua prej tij deri nė kohėn e volitshme.

Fillimi i veprimtarisė nė Galile

(Mt 4, 12‑17; Mk 1, 14‑15)

14 Atėherė Jezusi me fuqinė e Shpirit Shenjt u kthye nė Galile dhe u hap zėri pėr tė nėpėr mbarė krahinėn. 15 Mėsonte nėpėr sinagogat e tyre i nderuar prej tė gjithėve.

Jezusin e pėrbuzin nė Nazaret

(Mt 13, 53‑58; Mk 6, 1‑6)

16 Jezusi erdhi nė Nazaret, atje ku ishte rritur dhe, sipas zakonit tė vet, tė shtunėn hyri nė sinagogė dhe u ngrit pėr tė lexuar. 17 I dhanė librin e Isaisė profet. Kur e hapi librin, gjeti vendin ku shkruan:

18 ‘Shpirti i Zotit ėshtė mbi mua

sepse Ai mė shuguroi!

Ai mė dėrgoi t’u kumtoj tė vobektėve Ungjillin, t’u shpall robėrve ēlirimin,

tė verbėrve dritėn e syve;

t’i lėshoj nė liri tė ndrydhurit,

19 tė shpall vitin e hirit tė Zotit.’

20 E mbylli librin, ia dha shėrbėtorit dhe u ul. Tė gjithė nė sinagogė i drejtuan sytė nė tė. 21 Atėherė u tha:

“Sot shkoi nė vend kjo pjesė e Shkrimit tė shenjtė qė e dėgjuat me veshėt tuaj.”

22 Tė gjithė e miratonin dhe mrekulloheshin pėr fjalėt e bukura qė dilnin prej gojės sė tij. Thoshin:

“Vallė, a nuk ėshtė ky biri i Jozefit?”

23 Atėherė u tha:

“Me siguri do tė ma thoni atė fjalė: ‘Mjek, shėro veten!’ Gjithēka bėre, si dėgjuam, nė Kafarnaum, bėj edhe kėtu, nė vendin tėnd!’

24 Pėr tė vėrtetė po ju them ‑ vazhdoi ‑ asnjė profet nuk ėshtė i mirėseardhur nė vendin e vet.

25 Pėr tė vėrtetė, prapė po ju them: nė kohėn e Elisė profet, kur qielli u ndry pėr tri vjet e gjashtė muaj dhe u bė uri e madhe nė mbarė dheun, ishin shumė vejusha nė Izrael, 26 dhe te asnjėra ndėr to nuk u dėrgua Elia, pėrveē te vejusha nė Sareptė tė Sidonisė. 27 Nė kohėn e Elizeut profet kishte shumė tė gėrbulur nė Izrael dhe asnjė prej tyre nuk u pastrua pėrveē Naamanit Sirian.”

28 Kėto fjalė i mbushėn me zemėrim tė gjithė ata qė ishin nė sinagogė. 29 U ēuan nė kėmbė, e hodhėn jashtė qytetit, e ēuan nė buzė tė malit, mbi tė cilin ėshtė i ndėrtuar qyteti i tyre, pėr t’ia thyer qafėn nė greminė. 30 Por, ai kaloi pėrmes tyre e vijoi rrugėn e vet.

Njeriu i djallosur

(Mk 1, 21‑28)

31 Atėherė zbriti nė Kafarnaum, qytet i Galilesė dhe mėsonte ditėn e shtunė. 32 Njerėzit i magjepste mėsimi i tij, sepse fjalėn e kishte plot autoritet.

33 Nė sinagogė ndodhej njė njeri qė nė trup kishte shpirtin e djallit tė ndytė. Ai bėrtiti me zė tė lartė:

34 “Hej, ē’ke me ne, Jezus Nazareni? A erdhe tė na farosėsh? Unė e di kush je: Shenjti i Hyjit!”

35 “Praj dhe dil prej tij! ‑ i urdhėroi Jezusi.

Djalli e rrėzoi para tyre e doli prej tij pa e lėnduar fare. 36 Tė gjithė i kapi frika dhe i thoshin njėri‑tjetrit:

“Ēfarė fjale! Ky po u urdhėron me pushtet e fuqi shpirtrave tė ndytė e ata po dalin!”

37 Dhe u pėrhap zėri pėr tė nėpėr tė gjitha vendet e krahinės.

Shėrimi i shumė njerėzve nė popull

(Mt 8, 14‑17; Mk 1, 29‑34)

38 Si doli prej sinagogės, hyri nė shtėpinė e Simonit. Vjehrrėn e Simonit e kishin zėnė ethe tė forta e i bėnė lutje pėr tė. 39 Ai u pėrkul kah ajo, u urdhėroi etheve ‑ e ato e lėshuan. U ēua aty pėr aty dhe u shėrbeu.

40 Kur perėndoi dielli, tė gjithė ata qė ishin tė sėmurė me sėmundje tė ndryshme, i binin tek ai e Jezusi i shėronte duke vėnė duart mbi secilin prej tyre. 41 Prej shumėkujt dilnin djajtė e thoshin: “Ti je Biri i Hyjit!” Jezusi u kėrcėnohej dhe ua ndalonte tė flisnin, sepse e dinin se ai ishte Mesia.

Predikimi nėpėr vende tė ndryshme

(Mk 1, 35‑39)

42 Kur zbardhi drita doli dhe shkoi nė njė vend tė pabanuar. Turmat u vunė ta kėrkojnė, e kur e gjetėn, u munduan ta ndalnin tė mos largohej prej tyre. 43 Ai u tha:

“Mė duhet ta shpall Ungjillin e Mbretėrisė edhe nė qytete tė tjera, sepse pėr kėtė punė jam dėrguar.”

44 E predikonte nėpėr sinagoga tė Judesė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Jezusin e tundon djalli